TIRANË- Pas disa orë diskutime në seancë që nisi më një minutë heshtje, Kuvendi votoi rezolutën për genocidin Serb në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinë, e cila iu referohet 3 rezolutave të miratuara nga Parlamenti Europian në vitet 2005, 2009 dhe 2015. Rezoluta është miratuar me 113 vota pro, (nga 113 të pranishëm në total). Pro rezolutës kanë votuar edhe deputetë të opozitës.
Në të njëjtën kohë Presidenti i Bosnjë-Hercegovinës, nëpërmjet një video-mesazhi, Shefik Xhaferoviç falenderoi deputetët shqiptarë. Opozita debatoi mbi përmbajtjen e rezolutës. Deputeti Demokratë Tritan Shehu propozoi disa amendamente. Replika e Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ishte e menjëhershme, duke refuzuar ndryshimet.
Lulzim Basha, ish-kreu i PD, kërkoi që edhe rezoluta për genocidin e Serbisë në Kosovë të futet sa më shpejt në rend të ditës.
Në mbrojtje të rezolutës, e cila shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtëm, Olta Xhaçkatha se harmonizon marrëdhëniet e Shqipërisë në rajon.
Rezoluta dënon pandëshkueshmërinë ndaj krimeve të luftës, që shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre. Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet!
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Si një vend anëtar i NATO-s edhe Shqipëria i ka dhënë ‘ok’ anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë me procedurë të përshpejtuar në aleancë. Sot në Kuvend 114 deputetë kanë votuar pro dhe asnjë kundër.
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko foli në Kuvend në lidhje me miratimin e protokolleve të NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë. Majko tha se ky është një akt solidaritet që tregon se kush prek sovranitetin e tyre ka prekur edhe Shqipërinë.
“Dua të bëj një koment të shkurtër. Mendoj se akti i sotëm i parlamentit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk është vetëm moment kolektiv por akt i mirëfilltë solidariteti. Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërisë.
Federata ruse po shkatërron ligjin ndërkombëtar. Ky moment kolektiv i të qëndruarit bashkë na bën edhe më të fortë. Me këtë pohim të sotëm me gjithë polarizimin politik vendimi i përbashkët është një gjest kuptimplotë dhe i rëndësishëm që ripohon qëndrimet e politikës shqiptare si anëtare e NATO-s. Ky është njjë nga aktet më të rëndësishme që ky parlament ka marrë sot”, tha ai.
Kuvendi ka votuar në rezolutën për dënimin e masakrës së Srebrenicës. 113 vota pro, asnjë kundër. Në votim kanë marrë pjesë edhe deputetët e opozitës.
Deputetja demokrate Grida Duma ka ngritur në Kuvend diskutimin për projektligjin e ri të shëndetësisë, autonominë spitalore. Grida Duma tha se ligj i ri i propozuar nuk ka asnjë ndryshim përveçse kanë shtuar që bordi spitalor do zgjidhet nga ministrja.
Duma u ndal në një çështje, ku tha se sipas ligjit të ri qytetarët do duhet të paguajnë për vizitat që do të kryejnë pasdite. Deputetja shtoi se përse qytetarët duhet të zgjedhin publikun dhe të paguajnë ndërkohë që mund të shkojnë tek privati. Ajo akuzoi qeverinë se nuk japin informacione se sa do të paguajnë qytetarët, sa do të kushtojë një operacion.
“Çështjen e autonomisë spitalore. Sa keq duhet të ndihesh të jetë në pozitën tuja e dini vetëm ju këtë, të flasësh për autonomi dhe të marrësh relacionin për ligjin dhe të ketë zero ndryshim në ligj. Ka vetëm një ndryshim që shtohet disa herë fjala ministër, bordin e zgjedh ministri, se cilët mjek do punojmë do e zgjedhë bordi që zgjidhet nga ministri. Mjekët e publikut mund të punojnë dh pasdite, vizitën ambulatore mund të marrin shërbim publik dhe do paguash përsëri. Pse kjo pagesë e konkurron privatin dhe për cilën arsye duhet të shkojë pasdite dhe të paguajë te publiku, thonë sepse i japim mundësi mjekëve. Sa më e lirë do jetë fatura s’kanë përgjigje. Mjeku sa do i shtohet rroga. S’kanë përgjigje. Një operacion sa do kushtojë më pak se në privati. Na jepni një shembull, zero shembull. Ligji s’ka asgjë, disa mjekë që kanë mbajtur shumicën e punës do t’ia delegojmë atyre që s’kanë pasur performancën. Pse duhet ligj për autonomisë për ti thënë një spitali do ristrukturosh këtë burime në këtë mënyrë që të jenë eficente. Ju kërkoni të miratojmë një ligj që të filloni të bëni përllogaritjet. Jemi i vetmi vend në Ballkan, që shqiptarët jo se kanë falas por paguajmë trefish. E vetmja që emirë që ka ky sistem janë mjekët e vet dhe atë po e degdisim duke thënë që ka vende të lira në Gjermani”, tha Duma.
Ligji për autonominë spitalore u miratua sot në Kuvend me 73 vota pro dhe 43 kundër.
Sa i përket autonomisë spitalore, deputetja socaliste Klodiana Spahiu ka deklaruar në studion e Report Tv se qytetarët që duan shërbim më të mirë dhe më të shpejtë do duhet të pagujnë më shumë, ndonëse është spital publik.
Projektligji për autonominë spitalore u miratua më 29 prill nga Këshilli i Ministrave. ‘Autonomi spitalore’ është një formë e decentralizimit, që adreson delegimin gradual të të drejtave të vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet, si institucione të kujdesit shëndetësor publik.
Nga Foltorja e Kuvendit deputetja e PD Grida Duma ka ironizuar deputetët socialistë për çështjen e inceneratorëve.
“Sa herë keni dalë në këtë foltore, në 90% të rasteve keni folur se ne kemi një hall… në shkencat e psikologjisë, ai që ka më shumë hall flet për hallet e të tjerëve. Në fakt ju keni hall mbi hall, sepse të gjitha shembujt që dhatë, dhe këto koncesionet e shëndetësisë, është hall mbi hall, por më i madh është ajo çështja e inceneratorëve. Këtu po vihet vetëm një bast, kush është i radhës që do ‘ta hajë’, ky është hall. Vonon, por nuk harron e vërteta”, tha ajo.
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi edhe pse u shpreh se do të miratojë pr/ligjin për prokurimet, nuk i kurseu kritikat e tij. Ai ka vijuar akuzat për prokurimet publike, ku tha se financat publike janë bërë si “torta e 100 vjetorit të pavarësisë”, që pjesën me të madhe e merr ai që “duar më të gjata dhe gojën më të madhe”.
“Ne duhet të pranojmë që në shoqërinë shqiptare financat publike nuk konsiderohen të shenjta, i mendojnë si ajo torta e 100 vjetorit të pavarësisë në Tiranë, ku ai që i ka duar më të gjata dhe gojën më të madhe merr pjesën më të madhe. Në përgjithësi prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzëne me pisllëkun.
Si ka mundësi që kur një kompani fiton një prokurim dhe pastaj ia kalon një nën kontraktoi tjetër me një çmim më të ulët. Edhe kjo duhet parë në ligjin e ri.
Tjetër që ndodh është që kriteret e prokurimeve paracaktojnë fituesin, Këtë ligji duhet ta shikojë me rreptësi.
Një çështje tjetër është ajo incidenca e faktit që në një institucion të caktuar pak a shumë ndodh që të njëjtat subjekte marrin prokurimet publike”, tha ndër të tjera Petro Koçi.
Kujtojmë që një vit më parë, Koçi bëri akuza të rënda lidhur mbi financat publike. Ai akuzoi aso kohe se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike dhe për këtë dëshmoi edhe në SPAK.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se 34 kompanitë fiktive që ka denoncuar LSI se kanë kryer evazion fiskal përmes inceneratorëve, se i kanë zbuluar përpara.
“Unë mendoj se të gjitha institucionet duhet që t’ju bëjnë një falënderimin që na jepni rastin që të tregojmë punën e mirë të bërë nga administrate. Thoni që jemi të lidhur, bëjmë korrupsion, favorizojmë, ndërkohë që është kjo administratë pjesë e kësaj qeverie që nxori në dritë një skemë mashtrimi dhe ka filluar në vitin 2018 duke referuar 20 kompani fiktive që janë evidentuar nga administrata me qëllim për të ndaluar këtë dukur të tmerrshme të fshehjes së të ardhurave.
Të dilni këtu të keqinformoni opinionin, siç bëni për çështje të tjera, siç hidhni baltë për investimet tona, misioni juaj të keqiformoni. Ka filluar me referimin në 2018, është ende në proces.
Kemi çuar informacion për çdo kompani, kemi bërë vlerësime tatimore, bllokime llogarish. Dilni si hetues, tatimor, gjykatës dhe prokurorë, nxirrini në pah punën e administratës dhe unë ju falënderoj.
Ne kryejmë punën tonë, vazhdojmë objektivin tonë, me qëllim që paratë e qytetarëve të mes keqpërdoren, Ju vazhdoni të gënjeni dhe hidhni tym, faktet janë fakte”, tha ajo.
Në fjalën e tij në Kuvend Tritan Shehu u shpreh kritik lidhur me projekt rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Sipas tij mazhoraca nuk ka dënuar gjenocidin, por mohimin e gjenocidit.
Nga ana e tij Balla theksoi se rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë është totalisht e njëjtë me rezolutën e Parlamentit Europian.
“Zoti drejtor i Shqiponjës ulu pak…se nuk keni mësuar se replika nuk është përmendje emri…Mund ta konsideroni fjalën time gjatë kohës së grupit…Së pari mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer sepse nuk ke kohë ta rikuperosh.
Opozita thotë se Rezoluta e paraqitur nga Partia Socialiste për gjenocidin në Srebrenicë, në fakt nuk e dënon gjenocidin në mënyrë të qartë. Deputeti Tritan Shehu ka paraqitur amendamente në këtë drejtim.
“Të ndryshohet titull. Të bëhet “Projektrezolutë, për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, dhe ëpr përkujtimin dhe nderimin e viktimave të këtij gjenocidi”. Dënohet gjenocidi fillimisht. I vihet emri se kush e bëri gjenocidin, kush e realizoi. Kështu si e keni ju është ‘flu’ dhe nuk e dënon gjenocidin. T’i vëmë këtë titullin. Në asnjë pikë të asaj që keni paraqitur ju nuk dënohet gjenocidi.
Amendamenti tjetër ka lidhje me faktin se nuk janë vetëm forcat boshnjake serbe që e kanë bërë gjenocidin. Por edhe forca nga Serbia. Këtë e thotë edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian. Pse ne duhet të jemi një hap mbrapa? Ne duhet të jem një para. Kjo rezolutë kërkon mosnjohjen e krimit. Nga kush? Vetëm nga forcat serbo-boshnjake? Qeveria serbe nuk duhet të kërkojë falje? Sipas asaj që ju keni sjellë këu jo nuk duhet. Amendamenti tjetër lidhet me Kosovën. Ju e fusni Kosovën këtu për ‘të larë gojën’. Pse e bëni këtë gjë? Doni të justifikoheni që s’ka nevojë për rezolutë tjetër për Kosovën. Ju për Kosovën e keni evituar termin ‘gjenocid’ por përdorni termin ‘spastrim’ etnik. Ndërkohë që spastrimi etnik atje ka ndodhur prej dekadash. Ndaj përmendja e Kosovës nuk duhet në Rezolutë”, tha Shehu.
Në përgjigje, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se në Rezolutë thuhet qartë ‘regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit’. ,
“Si nuk e përmendim ne Serbinë. Ju shkelët embargon e naftës, dhe bëtë gjithçka për ta furnizuar Millosheviçin me naftë kontrabandë dhe të mos vijnë këtu nga ajka e naft6ës së kontrabandës dhe të firmosnin amendamente që nuk i bëjnë nder Kuvendit dhe Shqipërisë. Amendamentit e kreut të kontrabandës së naftës dhe nga ti Tritan Shehu si kryetar i kompanisë ‘Shqiponja’ nuk do të pranohen. Z. Ambasador të na falësh për teatrin e përfaqësuesve të kontrabandës së naftës me Millosheviçit. Ne ju themi shumë mirënjohje që ishit sot këtu dhe të paharruar qoftë kujtimi i të gjithë atyre që humbën jetën atje”, tha Balla.
Ndërsa fjalën e ka marrë e ka edhe deputetja Jorida Tabaku e cila ka thënë se politika shqiptare edhe në një rast të tillë nuk doli mbi palët.
“Amendamentet në emër të grupit parlamentar nuk u pranuan nga Partia Socialiste. Amendamentit e propozuara nga anëtarët e grupit janë publike. Ne e diskutuam që duhet të dalim mbi palët. Sot ju takonte juve që në këtë Kuvend të diskutonim përmbajtjen e Rezolutave. Për të dyja Rezolutat do të doja të kishim dalë bashkë edhe për çështjen e Kosovës. Duhet secili prej nesh ta lërë këtë luftën e përditshme. Jeni duke miratuar një rezolutë të paplotë”, tha Tabaku.
Pas fjalës së ministres Elisa Spiropali në Kuvend, ka reaguar deputetja Jorida Tabaku. Në një kohë që po flitej për miratimin e rezolutës së gjenocidit ndaj Srebrenicës, ministrja Spiropali duke ju përgjigjur Sali Berishës, u ndal në fjalimin e saj tek protesta e këtij të fundit që do të zhvillohet sot në Tiranë.
Por kjo ka shqetësuar Tabakun, e cila tha se ajo po bënte një llogore fjalësh pa kuptim, ndërsa i kërkoi falje ambasadorit boshnjak për këtë skenë, të shëmtuar siç e quajti ajo.
‘Kam shumë argumente për të thënë për keqqeverisjen. Por të dëgjosh në denoncimin për gjenocidin e Srebrenicës llogore fjalësh pa kuptim e të papranueshme, i kërkojmë ndjesë ambasadorit për këtë skemë të shëmtuar’- tha Tabaku.
Spiropali: T’i do shkosh në protestë?
Tabaku: Se çfarë bëj unë atë e di unë!
Sali Berisha thotë se rezoluta e Partisë Socialiste për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë është me fytyrë të dyfishtë pasi në të është fshirë emri i Aleksandër Vuçiç, i cili është ‘arkitekti’ i masakrës, bashkë me Millocheviçin. Berisha tha se edhe ndaj gjenocidit rus në Ukrainë, PS po mban një qëndrim të dyfishtë pasi po pranon turistë rusë në Shqipëri.
‘Do të dënoj me forcën më të madhe barbarinë serbë ndaj popullit boshnjak dhe njëkohësisht babaritë serbe në rajon. Keni refuzuar rezolutën e paraqitur nga opozita, sollët në parlament një rezolutë që ajo denoncon gjenocidin. Por është një rezolutë e njerëzve zemër thyer me qëndrim të dyfishtë. Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër i fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje Sllobodan Millosheviçin dhe sivllaun e Edi Ramës Aleksandër Vuçiçin. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai vend është Haga, ju jo vetëm nuk kërkoni ta çojmë në Hagë por bëni gjithçka për ta kufizuar. Sa u nderon ju kjo, pse bëni strucin. Çfarë ju shtyn që të jeni të hapur dhe ta dënoni me zemër masakrën më të madhe që ka njohur Europa. Çfarë ju ndalon të fusni një frazë. Ku flisni për vrasjet në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë. Çfarë është ky kapitullim?! Nuk keni qenë në gjendje as të kompozoni as rezolutën e PE-së. Çfarë e keni këtë kompleks, ku kreu juaj është kthyer në një vasal të Vuçiç? Edhe ndaj gjenocidit rus në Ukrainë mbani një qëndrim të dyfishtë, e nga ana tjetër pranoni turistë rusë këtu. Rezoluta duhet të ndalojë çdo turist rus të shkelë në territorin e Shqipërisë. Nga një anë nuk pranoni të ndëshkonin Vuçiçin, nga ana tjetër flisni për Ukrainë por pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, që vijnë me linjën ajrore të Rusisë? Keni ju një marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar turistët rusë? A mund të pranohen ata që i kanë duart me gjak, që vijnë nga Mariupoli, Bucha? Prandaj dhe rezoluta për dënimin e gjenocidit është domosdoshmëri, por ju e keni me zemër të thyer. Amendamentet tona plotësojnë…lere se ti nuk je kryetare parlamenti. ’- tha Berisha.
Më kritika dhe debate është shoqëruar seanca pleanre për miratimin e rezolutës së Srebrenicës ditën e sotme ku deputeti Tritan Shehi ka kritikuar rezolutën. Sipas tij rezoluta është jashtë ligave të Parlamentit evropian dhe se Kosova përmendet në Kuvend sa për të larë gojën.
'Më në fund mazhoranca ra dakord të sjellë një material. Më në fund, mor guximin e saj u mbush me frymë, por pa e diskutua me askënd. Kemi një rezolutë, shumë konfuze, jo të paqartë, jo goditëse.
Po përgatisni shfaqjen e rezolutës së Ukrainës. Kjo duket që në titullin që ju përdorni, ju të nderuar e quani për përkujtimin e viktimave të Srebrenicës, ju nuk përmendni gjenocidin. Ju dënoni mohimin e gjenocidit, jo gjenocidin vetë. Pse nuk e bëni? Ju jeni jashtë ligave të parlamentit evropian. Ju kudo thoni gjenocidi i forcave serbe e ato boshnjake, ju mohoni unitetin serboboshanjk dhe serb në Srebenicë. nga ana politikë kjo rezolutë është jo në përputhje me realitetin, jeni së paku 5 hapa nga rezolutës së PE. Ko është përgjegjësia juaj, ju fusni këtu dy rreshta për Kosovën për të ;larë gojën? As atje nuk dënoni gjenocidin, ju dënoni spastrimin etnik dhe këtë ju s'keni guxim ta thoni, mendoj se kjo rezolutë ka nevojë për përmirësim.' tha Shehi.
Deklarata e Shehit është kundërshtuar nga taulant Balla i cili tha se i janë referuar rezolutës së PE madje edhe më tej se aq.
'Mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer se nuk ke kohë për ta rikuperuar. Ne kemi shkuar edhe më tej se Parlamenti Evropian. Ne kemi thënë ‘në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”. Ne i jemi referuar dokumentit të PE, por kemi shkuar edhe më tej.'- tha Balla
Dashamir Shehi ka folur në Kuvend për masakrën e Srebenicës ku u shpreh se duhet të ndërgjegjësohemi pasi miratimi i kësaj rezolute nuk është thjesht detyrimformal.
'Sot në Ukrainë kemi shumë nga këto Srebenica. Për Shqipërinë ka një valencë shumë të madhe, nëse sot kemi Kosovën shtet të dytë shqiptar, pavarësia e Kosovës qëndron pak edhe mbi gjakun e boshnjakëve dhe të asaj që ndodhi. Mos harrojmë se në '95 pas masakrës, u vetë ndërgjegjësua gjithë Perëndimi, ky nuk është detyrim formal, ne jetojmë në Ballkan dhe do jetojmë dhe kemi jetuar 1500 bashkë me sllavët, duhet të gjejmë një rrugë, ekuilibër një shteg në mënyrë që të bëjmë një paqe. Shqipëria duhet të shkojë në mënyrë definitive drejt Evropës. '- tha Shehi.
Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë sa më parë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Basha tha se nëse Serbia do të integrohet në rajon duhet të kërkojë falje e të pranojë krimet.
‘Një vit më parë teksa përkujtonin përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, kërkova që vendi ynë të kishte kurajon të dhe të denonconte gjenocidin e Srebrenicës. Sot është koha të gjemë forcë dhe pavarësinë për t’i vënë emrin masakrave të ndodhura në Ballkan për shkak të shovinizmit serb. Duhet të miratojmë sa më parë rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë. Një numërim mbrapsht ka nisur që ky Kuvend të miratojë rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, që ti hapë rrugën të ardhmen që nuk mund të jetë e paqtë. Që Serbia të integrohet në rajon duhet ta kushtëzojmë me kërkesën e faljes e pranimin e krimeve. Duhet t’i tregojmë një zëri që rruga drejt të ardhmes është pranimi i së shkuarës. Na takon ne të jemi zëri i Kosovës.’- tha Basha.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka thënë sot se Shqipëria e ka dënuar në vazhdimësi krimin e madh serb në Bosnjë Hercegovinë por Rezoluta që është paraqitur sot në Kuvend i jep një tjetër dimension qëndrimit të vendit tonë.
“Unë dua t’i përgëzoj kolegët për këtë nismë. Kjo rezolutë mbështetet në dokumentet ndërkombëtare, por mbi të gjitha kjo është një nismë që vjen si një kulmin në qëndrimet e kahershme të Shqipërisë për dënimin e këtij krimi por edhe krimeve të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë apo në Kosovës. Nuk është hera e parë që e dënojmë këtë masakrën. E kemi mbajtur në mënyrë të përvitshme duke iu bashkuar deklaratave të BE-së në ccdo përvjetor, edhe gjatë drejtimit të OSBE i kemi mbajtur këto qëndrime. I kemi mbajtur jo për protagonizëm por sepse këto krime duhen dënuar, pasi ndryshe rajoni nuk do të njihte kurrë harmoni dhe bashkëpunim. Të mos e përdorim këtë rezolutë se armatim për përfitime politike”, ka thënë Xhaçka.
Deputetja e Parisë Demokratike në kuadër të miratimit të rezolutës së gjenocidit në Srebenicë ka folur rreth rëndësisë që ka kjo masakër për tu dënuar. Tabaku shtroi se nuk e kuptonte pse Parlamenti shqiptar ndryshe nga të tjerët vetëm sot e miratoi këtë rezolutë.
'Ka qenë dhe është e vështirë për mua për të kuptuar sesi Parlamenti i Shqipërisë vetëm sot miratoi një rezolutë për gjenocidin në Srebenicë. Jo vetëm si shenjë emaptie të një gjejë që ndodhi 4 vite në Kosovë. Para disa ditësh REL nxori në rrjet sesi po mohohet kjo masakër. A kemi ne luksin të mohojmë këtë? Kjo çështje duhet të na bëjë bashkë, duhet të ketë 100% vota të parlamentit. nuk mund të kemi drejtësi nëse ne nuk votojmë pikërisht ato që kanë votuar parlamentet e tjera. Mohimi i krimeve të komunizmit është një gjë që ka ndodhur në Shqipërii dihet të na japë leksione. në këtë Ballkan me kaq probleme nuk e kemi luksin të ndryshojmë kemi luksin të reflektojmë atë që bëjnë parlamentet e tjera. Në emër të mijëra grave që janë përdhunuar ne nuk duhet të heshtim. Nuk duhet të lejojmë që e shkuara të harrohet. '- tha Tabaku
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës, ku sot pritet që të miratohet Rezoluta e Gjenocidit të Srebenicës.
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në seancë plenare sot se miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë i bën nder Kuvendit.
“Fatkeqësisht gjenocidi u ringjall së fundmi edhe në Ukrainë. Sot jemi këtu për të kujtuar dhe për të shprehur dhimbjen më të thellë për të gjitha ato viktima. Kjo rezolutë është dokument tepër serioz, larg çdo lloj forme folklorizmi apo protagonizmash bajate. Kjo rezoluta është zemra e shqiptarit.
Evropa dhe kombet e Bashkuar dështuan me turp ta parandalojnë atë masakër, teksa gjenocidi në Srebrenicë do të mbetet si një plagë në mes të Evropës. Presidenti i SHBA Joe Biden do të ishte një zë i vetëm që kërkoi parandalimin në Srebrenicë plot 2 vite e 3 muaj në kohën kur ishte senator. Të ofendosh këtë gjenocid është një ofendim i madh që fyen vlerat më të larta. Vetëm duke njohur të vërtetën qytetarët e Bosnje Hercegovinës arrijnë bashkëjetesën e paqtë”, tha Balla.
Presidenti i Bosnjë-Hercegovinës, nëpërmjet një video-mesazhi, Shefik Xhaferoviç ka falënderuar deputetët shqiptarë për miratimin e Rezolutës së Gjenocidit të Srebenicës
“Falënderoj të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë për miratimin e rezolutës për gjenocidin e Srebenisës. Në të vërtetë ky është respekt për viktimat. Shqipëria dhe BH janë dy vende miqësore”, tha presidenti i Bosnje Hercegovinës.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enklejed Alibeaj, kërkoi që të futet në rendin e ditës projekt-rezoluta e propozuar nga PD për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.
'Që në datën 27 maj kemi paraqitur një projekt rezolutë lidhur me dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Nën frymën e ruajtjes së vlerave kryesore të individit të ndëshkimit me vullnet politik i të gjithë agresorëve besoj se është një detyrim që mos e shtyni dhe zvarrisni atë rezolutë që kemi kërkuar. Sot ne do të shqyrtojmë dhe një projekt rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e kemi detyrim po rajonin, ashtu siç kemi detyrim për rastin e Srebrenicës e kemi detyrim edhe për vllezërit tanë të Kosovës. Është e njëjta situatë dhe i njëjti agresor dhe se kuptoj zvarritjen tuaj për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë.'- tha Alibeaj.
Kuvendi ka futur në rendin e ditës së seancës së sotme plenare diskutimin dhe më pas ratifikimin e me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kërkesa u bë në Kuvend nga Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve. Kërkesa e socialistëve u miratua edhe me dakordësinë e demokratëve.
Kujtojmë se 2 ditë më parë ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Aleancës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde. Javën e kaluar në Samitin e Madridit, udhëheqësit e Aleatëve ranë dakord të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë. Dje u nënshkruan Protokollet e Anëtarësimit, duke shënuar fillimin e procesit të ratifikimit. Tashmë Protokollet e Anëtarësimit duhet të ratifikohen nga 30 vendet anëtare.
Kishte "ngutje-nxitim" msodurim vleesimi per politiken e Rames edhe kendej edhe andej Drini.keto ndoshta isin inate e zili ,apo moslogjikim paralel me kohen, te vonuar,sidomos "vleresuesit" kendej Drini,jane pak sa te vonuar te kuptuari politik. Degjoje sot Berishen, del primitivizem e naivitet e genejshtar primitiv. Eshte i tejdukshem, krejt i qart!!!
Përgjigju