Kuvend/ Seancë e posaçme për presidentin kroat Milatoviç: Kroacia do mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin evropian

18 Tetor 2023, 15:35| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 16:05

  • Share

Kuvendi mbajti sot një seancë të veçantë plenare në nder të presidentit kroat, Zoran Milatoviç me rastin e vizitës së tij shtetërore në Tiranë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Milatoviç u shpreh se marrëdhëiet mes dy vendeve tona janë më te shkëlqyera se kurrë e se Kroacia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit të saj në BE.

Milatoviç u shpreh se e përgëzon Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpreson që ky progres të vlerësohet nga Brukseli dhe institucionet e BE-së.

‘Kam nderin që jam sot këtu në Tiranë m rastin e vizitës sime shtetërore.

Ju falenderoj për mikpritjen tuaj të ngrohtë, ne vendin tuaj të mrekullueshëm. Dy vendet tona mike dhe alete ndajnë lidhje kulturore, historike, gjeografike dhe politikë. Miqësia jonë daton shamë larg dhe marrëdhëniet e ngushta u konfirmuan kur ishte mëse e nevojshme gjatë mbrojtjes së luftës për pavarësi në Kroaci. Shqiptarë të shumtë u angazhuan aso kohe dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Minoranca shqiptarë në vendin tonë, janë shumë aktive, janë urë mes nesh, janë shembull i shkëlqyer sesi mund të shërbejë si urë mes dy vendeve një minoritet.

Kroacia dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet e tyre shumë më tepër se kurrë. Jemi më tepër të lidhur edhe prej aleancës në NATO, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Ky bashkëpunim ndërlidhet në fushë fusha, sidomos ekonomik sepse është rritur me 60% shkëmbimi tregtar. Më gëzon fakti që kemi turistë shqiptarë.

Natyrisht që njohjen e Kosovës është një ndër gjërat që themi më së tepërmi. Në forume bilaterale dhe multilaterale e cilësojmë të padrejtë dhe të paqëndrueshme që Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009 dhe që prej atëherë janë shumë mbrapa lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

E përgëzoj Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpresoj që ky progres të vlerësohet. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin në BE si politikisht ashtu edhe nga ana teknike.’- tha ai

Ora 16:04
FOTO/ Rama ndan pamje nga takimi me presidentin e Kroacisë: Kënaqësi të mikpritja sot mikun e shquar të shqiptarëve

 

Kryeministri Edi Rama ka ndarw disa foto nw rrjete sociale me presidentin kroat, Zoran Milatoviç i cili ishte sot nw njw vizitw shtetwrore nw Shqipwri.

‘Kryeministria - Kënaqësi të mikprisja sot Presidentin e Kroacisë, mikun e shquar të shqiptarëve dhe mikun tim të kahershëm, Zoran Milanović’- shkroi Rama.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?