Berisha dhe Balla

Politikë

Kuvend/ Spaho: Berisha s’vjen sot/ Reagon Balla me ironi: Kohën e tij nuk e merr askush

28 Qershor 2018, 11:38| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 11:41

  • Share

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes shumicës dhe opozitës për negociatat dhe sasinë rekord të eurove që u kapën në Durrës. Por, përveç debateve nuk kanë munguar edhe batutat.

Në mungesë të ish-kryeministrit Berisha sot në Kuvend, Spaho kërkoi nga Ruci që koha e tij 20 minuta që ishte përcaktuar për të folur të ndahej në 5 minuta, 4 deputetëve të tjerë të PD. Por në këtë moment ka ndërhyrjë Balla që me ironi ka thënë se kohën e Berishës nuk e merr askush.

Debati në Kuvend

Edmond Spaho: Berisha nuk vjen. Ndaje në katër deputete nga pesë minuta kohën e tij

Taulant Balla: Nuk jam dakord. Kohën e Berishës nuk e merr askush

 

Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 28/06/2018 15:00

    Berishen ka mbetur ta mare vetem Shenderjava...ka dhe pak vend nuk eshte zene tanam..vorreza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?