Në rendin e ditës për seancën e sotme u miratuan anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Shumica e thjeshtë nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.
Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Zgjidhen emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe KLGJ-në! Zgjatet afati për komisionin hetimor për 'Sterilizimin'
M.Q./ReportTv.al