Debate të forta në seancën parlamentare për momentin e “gënjeshtrës” së kryeparlamentares Elisa Spiropali për mungesën në sallë të zv/kryeministres Belinda Balluku, që iu përgjigj deputetit Agron Shehaj se ajo ndodhej jashtë shtetit me angazhime të tjera.
Situata rezultoi ndryshe, Balluku ishte prezentë dhe kjo shkaktoi irritimin e opozitës. Ishte deputeti demokrat Dashnor Sula që hodhi akuza të rënda ndaj Spiropalit për gënjeshtrën, teksa ajo i tha që të kërkonte ndjesë.
“Kërko falje, pastaj merr leje për të folur...!”, i tha kryeparlamentarja.
Ligjvënësi Sula iu përgjigj:
“Në fund fjalës time, e bëj. Por o do kërkosh ti faljen, pastaj ta kërkoj unë! Shehaj kërkoi që zv/kryeministrja nuk është këtu. Ti the nuk është këtu. Ja ku është zv/kryeministrja. Kërko falje! Për zanat nuk gënjej unë. Ja ku është media! Ju gënjyet!”.
Lajmi kryesor:
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
A.Q/r.k./ReportTv.al