TIRANË- Që nga ky moment, SPAK ka rrugën e hapur për të arrestuar si dhe për të kontrolluar banesat e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt. Mirëpo sa kohë i duhet SPAK?
Avokati Redi Ramaj tha në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv Nertil Agalliu dhe zbuloi disa nga lëvizjet që bën nga ky moment SPAK-u nga ana ligjore.
“Janë tre vepra penale që akuzohet Ahmetaj dhe më e rënda është korrupsioni pasiv penal. Mendoj që GJKKO do përcaktojë seancën.”- tha avokati.
Pyetje: Sa ditë i duhet SPAK?
“Unë mendoj duke parë dhe procedurën, që në momentin që Gjykata del me vendim, është vetëm punë orësh. Fakti që është jashtë Shqiërisë kërkon që ky vendim ose kjo masë të kalojë dhe në organet e tjera përkatëse që bëjnë ekzekutimin kur kemi arreste ndërkombëtare por kjo varet nga Prokuroria.
Nëse nuk paraqitet për 6 muaj në Kuvend ai humb mandatin.”- thotë Ramaj.
Kuvendi i Shqipërisë i hapi sot (14 korrik 2023) rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në seancën e posaçme plenare, 117 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, duke i hequr kështu imunitetin e deputetit. Surpriza ishin 3 ligjvënësit e opozitës, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët abstenuan.
Lajmi kryesor:
SPAK kërkon arrestimin, avokati: Arben Ahmetaj është në Angli, do vijë kur të ketë lirinë! Çfarë ndodh tani me ish-zv.kryeministrin?
G.MO//ReportTv.al
Mos te behet merak se e sjell INTERPOL-i pulle poste.
Përgjigju