Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, që të fokusohet në shqyrtimin e ankesave të qytetarëve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk kanë kaluar ende në procesin e Vetingut. Disa prokurorë dhe gjyqtarë, të vetëdijshëm se do të shkarkohen nga Komisioni i Vetingut, po bëjnë kërdinë në gjyqësor me vendime abuzive, arbitrare dhe korruptive, deri kur të thirrjen nga Komisioni i Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit të tyre. Kjo kategori magjistratësh konsiderohen ndryshe edhe si gjyqtarët dhe prokurorët KÇK (kap ça të kapësh).
Shumica e tyre ndjekin të njëjtën strategji, ku japin dorëheqjen nga sistemi sapo Komisioni i Vetingut t’i njohë me dosjen e verifikimit, duke u kaluar barrën e provës për konstatimet rreth pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Për disa gjyqtarë dhe prokurorë të shkallës së parë, procesi i verifikimit ka nisur që në fund të vitit 2019 dhe ende nuk janë njohur me dosjen e verifikimit. Subjektet vijojnë të marrin vendime të diskutuara dhe të denoncuara si abuzive, shpeshherë me pasoja tragjike, sidomos në lirimin e burrave që kanë vrarë më pas bashkëshortet, apo të figurave të krimit që të cilët janë eliminuar fizikisht më pas apo kanë kryer krimet të tjera të rënda.
Në këtë rrethana, përmes një rezolute për veprimtarinë vjetore të ILD për vitin 2021, Kuvendi i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që gjatë vitit 2022 të fokusohet tek ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK. Në këtë mënyrë, ILD-ja mund t’i kërkojë LGJ-së apo KLP-së shkarkimin nga detyra të një gjyqtari apo prokurori abuzues, para se të dalin para Vetingut.
Kuvendi i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve të konfliktit të interesit që mund të ndeshen gjatë aktivitetit të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha, gjyqtarin Roland Hysi, gjyqtarin Kliton Spahiu dhe gjyqtarin Markelian Kuqo, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me kërkesë të ILD, ka shkarkuar prokurorin Bujar Memia dhe prokurorin Shkëlqim Kokona.
ky eshte i korruptuar deri ne gryke, pasi emeroi kunaten analfabete funksionale si av.shteti edhe pse ajo u rendit e fundit ne konkursin e zhvilluar nga AVSH-ja...imagjino drejtesine e ketij !
Përgjigjume cilet insp do godase te korruptuarit, me sajmut hoxhen qe e emeroi inspkt te kld-se duke pasur mase disiplinotre si prm nga min.dr. ?!
Përgjigjuha haaaaaaaaa...e ndriti budalli si permbarues dhe e beri insp.te ILD-se ky matufi tjeter...
Ky institucion po ecen ne gjurmet e ish KLD, thjesht ka ndruar varesi nga PD te PS. E kam provuar vete te ankohem, as mos merni mundimin ti shkruani. Nuk heton magjistratet po u ben avokatin. Dhe te mendosh ç'fare statusi ka kryeinspektori, eshte njeriu me i pa prekshem.
PërgjigjuPo Herila Çelen ne Vlore qe ka kritikuar edhe Rama pse nuk e heqin nga puna?
PërgjigjuSa te kemi të tillë personazhe ne krye te institucioneve te reja te drejtesise…… ky eshte nga ato vemje qe as te qi as te vret. thjesht vegjeton.
PërgjigjuAnetaret e KLP dhe KLGJ i njohin mire prokuroret dhe gjyqtaret kçk, madje i diskutojne midis tyre e përsëri bejnë sikur nuk dinë dhe madje vazhdojne ti promovojne. Mjafton te permendesh kryetaren e Gjyktes Lezhe Ornela Naqellari , e cila pavarsisht mëkateve korruptive u promovua ne Apel Tiranës. Dhe anetaret e klgj e njihnin mire, madje dhe si motren e saj ( edhe bashkepunëtoren dhe bashkëfajetoren) Elsa Ulliri e cila cuditerisht doli e ndershme edhe nga vetingu kur fort mirë njihen golat e saj famëkeqe si psh me ish shefin e urbanistikës Lezhe kur i mderroj masen mbasi ai u fal te ai dhe prokurori. Keshtu qe w dashur ILD ke plot jo vetem te pakaluar por edhe te kaluar. Nese jeni te zote veproni!
PërgjigjuShumë e mirë do jetë kjo nismë,,Por Legjislacioni shqiptar ka nevojë për disa ndryshime në lidhje me vendimmarrjet e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve,,Pasi këto subjekte nuk kanë asnjë përgjegjësi ,,qoftë disiplinore ,,qoftë penale ,Për vendimet që marrin,edhe pse në shumicën e tyre janë të fshehura dhe të justifikuara në Parimin,," bindja e tyre e brendshme,,duke i vlerësuar provat dhe faktet sipas oreksit dhe ryshfetit,, "dhe në faktin tjetër që ,,ushtro të drejtën e Ankimit,,ndërkohë këta japin vendime abuzive dhe korruptive,,Në vlerësimim tim duhet një mekanizëm ndëshkues për për Prokurët dhe Gjyqtarët,dhe bërë kontroll të vendimeve për të cilët qytetarët kanë bërë ankesa,,pa pritur shkallët e tjera të gjykimit,,Shikoni se çfarë ndodhi në Himarë ? U mbollën 10 mijë rrënjë kanabis dhe Shefi i Komisiariatit ,Arjan Tase ,,del i Pafajshëm ,,po të ishte dënuar ndoshta nuk do ndodhte tragjedia,,Nga 54 të arrestuar përfundojnë në burg vetëm 4 fukarenj të pafajshëm,,Kush mban përgjegjësi për këto Vendime ?? Prokurori që në pretencë tërheq akuzën pas 2 vjetësh kur vetë ai kërkon dënimin me të nëjtat prova ??? Apo Gjykata që jep pafajësi për 35 të arrestuar?? Duke dënuar më të pikurit ?? ILD boll të inspektoj dhe ta studioj këtë dosje dhe të ndëshkoj Prokurët apo Gjyqtarët që kanë bërë këtë Padrejtësi,,Në pritje të një mekanizmi ndëshkues parandalues vendimet do jenë si tendera,,kush jep më shumë fiton,,dhe gjithmonë do kemi raste të tilla ,,Këta mostra i prodhon Prokuroria dhe Gjykata ,,
Përgjigju