Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se qëndrimi i partive opozitare është që mos të marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Teksa hyrë në Kuvendi, Haradinaj u shpreh se si parti nuk do të bëjnë pengesa për konstituimin e Kuvendit, por theksoi se do të marrin një vendim të përbashkët me pjesën tjetër të opozitës, raporton KosovaPress.
Ai tha se përfaqësues të partive opozita ka qenë në komunikim të vazhdueshëm, por jo edhe me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Nuk besoj që ka ndryshime, sot me siguri do të japim betimin nëse shumica ka vota edhe do të votohet kryetari i Kuvendit. E kemi deklaruar dje se kemi qenë dhe mbesim për tu konstituar Kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën.
Pra, nuk do të ndahemi as për kryetarin e Kuvendi…Ka deklarime se opozita nuk do të marr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit, por nëse ndryshon diçka sa në përket neve për kryetar të Kuvendit nuk bëjmë pengesa, e pastaj për qeverinë e dini qëndrimin tonë…kemi komunikuar me telefon dhe kemi pas komunikime të vazhdueshme“, tha ai.
Lajmi kryesor:
Dështon seanca konstituive në Kosovë, nuk betohen deputetët! S’u miratua raporti për verifikimin e mandateve! Kurti: Sulm institucional kundër Republikës
Xh.K/ReportTv.al
