PRISHTINË-Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditën e sotme Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë seancës së 21 korrikut bëri të ditur se kostoja totale për realizmin e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashihet të jetë mbi 1.9 milionë euro.
Për këtë projekt, ministri Aliu tha se nga buxheti i Kosovës do të ndahen 980 mijë euro, ndërkaq nga buxheti i Shqipërisë do të ndahen 1 milion euro.
“Aktualisht jemi në një fazë që mund të realizojmë projektin dhe të hapim mundësinë e krijimit të kësaj linje, e cila pastaj mund të shoqërohet me shumë projekte tjera që do të mundësonin qarkullimin e mallrave nga Porti i Durrësit në gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor, e që Prishtina do të ishte qendër e kryesore e shpërndarjes së këtyre mallrave”, tha Aliu.
Realizmi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë do të mundësonte nisjen e projektit tjetër që është ndërtimi i dy porteve të reja tregtare: Porto Romano në Durrës dhe Porti i Thatë në Prishtinë. Ky projekt ishte prezantuar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila është mbajtur më 20 qershor në Prishtinë. Ndërtimi i portit turistik të Durrësit do të kushtoj rreth 2 miliardë euro, dhe po projektohet nga Emar Grup, ndërsa shërbimet që kryhen aktualisht aty, ngarkim-shkarkim mallrash apo dhe përpunim i tyre do të transferohen gradualisht në Porto Romano.
Sipas prezantimit të bërë nga Eric Smit, drejtor i kompanisë holandeze “Royal Haskoning”, e cila ka bërë projektin, Porti i Thatë në Prishtinë do të shfrytëzohej për zhdoganimin e mallrave, gjë që do ta lehtësonte pastaj ngarkesën në portin detar të Durrësit. Projekti i investimit në Porto Romano llogaritet se do të ketë ndikim pozitiv në bruto prodhimin e brendshëm të Shqipërisë, nga 3 për qind deri në 6 për qind, ndërsa për Kosovën ende nuk ka një përllogaritje të saktë.
Synimi është që të bëhet i mundur integrimi i infrastrukturës portuale dhe hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duke realizuar një portë të klasit botëror për në Ballkanin Perëndimor, tha në prezantimin e projektit drejtori i kompanisë holandeze. Projekti i investimit në Porto Romano, në përfundim të tij përllogaritet të ketë një impakt pozitiv në GDP e Shqipërisë nga 3% deri në 6%, ndërsa për Kosovën ende nuk ka një përllogaritje të saktë, pasi porti i saj tokësor do të ketë kapacitet më të ulët.
Shkodra ka qen dhe esht kryeqendra e gjith trojeve veriore shqiptare dhe ndaj kjo linje duhet te kaloj shkodra dhe nga gjakova, qe gjithashtu esht nje qender kulture. Ndaj mendoj qe malesia e shqiperis duhet te lidhet me kte hekurudhe Prishtin-Gjakove-Shkoder-Shengjin-Durres. Nuk esht e nevojshme te krijohet dhe nje linje tjeter nga autostrada aktuale, sepse eshte e mjaftueshme ajo qe kemi, gjithashtu neper nje territor qe ne gjysmen e tij esht i pabanuar...
Përgjigjudo kaloj dhe nga shkodra po per momentin po financohet per hekurudhen tirane durres ,hekurudha e shkodres esht akoma e amortizuar