Foto ilustruese

Kuvendi i Kosovës voton sot Projektligjin për buxhetin e vitin 2021

28 Dhjetor 2020, 09:57| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 10:00

  • Share

Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve  të parakohshme Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot Projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Një nga kërkesat kryesore të qeverisë Hoti për të shmangur futjen e vendit në krizë më të thellë ekonomike.

Projektligji për buxhetin është dërguar në Kuvend nga ana e Qeverisë tashmë në largim dhe ka qenë në shqyrtim te Komisioni për buxhet .

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, javën e kaluar, e ka shpallur jo kushtetuese mënyrën se si është zgjedhur Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë kanë bërë thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm i cili kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Nëse buxheti nuk miratohet deri më 31 dhjetor, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal, por që mund të qëndrojë në fuqi jo më shumë se tre muaj në vitin e ardhshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?