Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Meta thotë se ky vendim i hap rrugë çeljës së negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Përshëndes votimin pro-formulës Macron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona. Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
REAGIMET/ Të martën konferenca e parë ndërqeveritare, Rama: Pengmarrja e Shqipërisë mori fund! Meta: Hapet rruga e integrimit
SI.E./ReportTv.al