Llulzim Basha dhe logoja

Kuvendi i PD në 2 shtator, Basha zbulon logon! Të mërkurën thërret kryesinë, rishikohet statuti

28 Gusht 2023, 13:25| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 14:41

  • Share

Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që do të mbahet më 2 shtator.

Mbledhja pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën dhe grupin e Rithemelimin dhe me dominimin absolut të Lulzim Bashës.

Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë fill pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.

E publikuar fillimisht nga Basha dhe më pas nga të gjithë deputetët mbështetës të tij, logo përmban siglën e Partisë zyrtare dhe një stilizim të shqiponjës së flamurit në ngjyrë portokalli
Të mërkurën Basha pritet të thërrasë Kryesinë e cila do të shqyrtojë statutin e ri dhe rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Pikë kryesore janë ndryshimet statutore; por edhe vendimet organizative dhe miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike. Një tjetër pikë është edhe votimi i Këshillit Kombëtar që do ti hapë rrugë më pas zgjedhjes së kupolës drejtuese të partisë, Sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët.

Në prag të nisjes së sesionit të ri Parlamentar Basha ka vetëm 9 deputetë në grupin e tij pas ndarjes në fraksione të Berishës dhe Gazmend Bardhit që nuk njohin PD-në zyrtare.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 28/08/2023 21:47

    Ajo si tip logo,lart,qe pak a shume reflekto si shqiponje,por kokat,i shpreh si 2 flamure.Zgjidhje origjinale,sepse edhe Pd,jane 2 tani.Po u be parti edhe Gazmenda,si me ja bo?Ku me ja fut kokën?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?