Politikë

Kuvendi i ri nis në shtator, Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë spektrin politik, për të vijuar partneritetin me Shqipërinë!

6 Gusht, 18:51| Përditesimi: 6 Gusht, 21:28

  • Share

Ndërsa në shtator pritet të nisë sesioni i legjislaturës së re parlamentare, pjesë e Kuvendit do të jenë edhe shumë deputetë të rinj, të zgjedhur për herë të parë, nga forca të ndryshme politike.

Për këtë shkak, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka marrë një takim me një grup të këtyre ligjvënësve të sapozgjedhur më 11 maj.

Ambasada njoftoi sot (6 gusht) përmes një postimi në rrjetet sociale, se përfaqësues të saj janë takuar së fundmi me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, në prag të fillimit të legjislaturës së re.

Sipas ambasadës, këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.

“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” shkruhet në postim.

Postimi i plotë i Ambasadës:

“Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”.

Postimi i Ambasadës Amerikane

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 23/08/2025 08:37

    Post Scriptum: Erald Kapri do te " iluminoje", sqaroje me fakte funksionaret e USA embassy, me nje " the truth word in English OUTRAGE " PER POLITIKEN SHQIPTARE. Eraldi do ti sqarojw me arkivin " Kujto 1967", sesi ne skutat e wrreta te politikes shqiptare ne 2008 u projektua projektiqe do te minonte nga brenda, fillimisht PS me aleatet, me pas shembullin e saj do e ndiqte PD me aleatet e saj. Se si nje shtet demokratik dhe e se drejtes minohet dhe pushon se funksionuari. Eraldi do ti sqaroje per pasojat destruktive te shoqerise dhe ekonomise qe erdhen si pasoje e ketij projekti ku realizimin e tij e mori ne dore krimi, qe wrdhi si strukturee medias se censuruar gjithashtu me metodat e Spacit 1967 Shqiperise ne 2012.

    Përgjigju
  • five company: 23/08/2025 06:00

    Partia Mundesia, do nje parti e rr e qendres se djathte, u krijua si nje domosdoshmeri ne kushte specific te zhvillimeve politike dhe nje drejtimi te dyshimte we kishte mare ekonomia dhe zhvillimi saj lidhur mr aferat e politikaneve te perfshire ne te. Mendoj se do te jete qendra e nje poltike aktive e cila do te iluminoje koleget e kuvendit qe do " ngrohin kolltuqet e kuvendit", duke denoncuar dhe paraprire pasojave negative lidhur me kete zhvillim aferash per gati 15 bjet. Do iluminoje me fakte dhe komente politikanet e spektrit te djathte per heshtjen e tyre kriminale lidhur me ligjet e miratuara per kete periudhe ne dem te shoqerise civile, wytetareve dhe sigurise kombetare. Partia Mundesia do iluminoje te " paditurit" e kolltuqeve se koha e humbur per nje sesion kuvendi duke u zene se kush eshte fajtori nderkohe qe " ujku shton gjurmet" e korrupsionit direkt me ligje favorizuese" ka mbaruar. Intrpelanca dhe denoncimet me fakte do krijojne ate klime poltike te nje opozite dhe pozite interaktive, e denje per nje shte demokratik me vlera bazuar ne ligje we mbrojne Shqiperine dhe shqiptaret.

    Përgjigju
  • Emri: 07/08/2025 12:15

    ...po raportojne te shefat e shefit te tyre ose ndryshe po marrin porosi nga Porta e Larte Amerikane

    Përgjigju
  • lexues: 07/08/2025 08:21

    keta te rinjte nuk do perfaqesojne asgje, thjesht do ndjekin urdherat nga lart, zegjineja didn't see

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/08/2025 20:57

    Ambasada e Shba pret zarat e Edi Rames. Kush i votoi ato deputetet e rinj? Njerez pa tru, karakter dhe dinjitet qe jane vene ne liste fituese nga nje diktator.

    Përgjigju
  • Alo: 06/08/2025 20:06

    Po ku e dinë këta cilin komunitet përfaqësojnë!? As komuniteti nuk i njeh! Shkruani më mirë që po i përkrah USA që ti marrin partinë këtyre që nuk e lëshojnë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?