ilir Meta

Politikë

Kuvendi i rrëzoi kandidaturën për KLSH/ Presidenca: Tao, tao ka të drëjtë, nuk sjellim dot persona të dënuar për trafik droge

12 Shtator 2019, 17:08| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 18:25

  • Share

Presidenca ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar kandidaturën e radhës të Presidentit Ilir Meta për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milo. Përmes një deklarate të Këshilltarit për mediat Tedi Blushi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha sot në Kuvend se kandidaturat e Metës janë të papërshtatshme.

Blushi ironizon Ballën duke thënë se emrat e propozuara nga Meta janë për të papërshtatshëm pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar për trafik droge.

"Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.
Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.
Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare",
shkruan Blushi.

Komento

Komente

  • Nuz Rroku: 12/09/2019 22:13

    Jep DORHEQJQN,,,merr serben çoje ta ruaj Monika,,,Mos kujto se do ARRATISESH,,,si Gruevski,,,kètè HARROJE,,ti bashkè me KRIMINELET Berisha,,e kompania e 1997,,,BURG pèr jetè,,,ju takon nga POPULLI e DREJTESIA,,,tè VDENDOSI

    Përgjigju
  • Blerta: 12/09/2019 18:52

    JEP DOREHEQJEN O PRESIDENT PLEHRE,,,MOS I JEP MEND RAMES...

    Përgjigju
  • Populli: 12/09/2019 18:23

    Shum i sakte zoti president!perte sjedhe njerez te denuar per droge,po duhen njerez hajdute si puna ketij maskara president.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?