Lulzim Basha

Kuvendi i rrëzoi Metës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat/ Basha: Rama sot i vodhi shqiptarëve 370 milionë euro

12 Shtator 2019, 23:18| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 23:28

  • Share

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të dekreteve të presidentit Ilir Meta për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum - Dukat. Basha shkruan se Rama sot me një grup oligarkësh po i vjedh shqiptarëve 370 milionë euro ndërsa nga ana tjetër mediat largojnë vëmendjen me gënjeshtra dhe sajesa.

"Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve", shkruan Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?