Politikë

Kuvendi i Sali Berishës/ Glauk Olldashi në Report Tv: ‘18 dhjetori’ i turpshëm, s’duhet të arrinim deri këtu! Sqaron incidentin në hyrje te ‘Air Albania’

11 Dhjetor 2021, 16:34| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 19:23

  • Share

TIRANË- Djali i të ndjerit, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi në një internistë për Report Tv e ka cilësuar Kuvendin e Sali Berishës si të “domosdoshëm”, ku ka prevaluar transparenca për ndryshimet në statutin e PD si edhe shkarkimin e Lulzim Bashës. Ai e ka cilësuar Kuvendin e 18 dhjetorit, si të turpshëm e që nuk duhej që demokratët të arrinin deri në ndarjen e tyre.

“Ishte një Kuvend ku mbi të gjitha transparenca prevalonte dhe besoj se nuk ka nevojë për fjalë se aty çdo gjë shihej me sy. Aprovimet e anëtarësisë nen për nen nuk bëhen me votim të fshehtë se është fizikisht e pamundur, pra votimi me ngritje dore është mënyra e vetme që mund të bëhet. Gojët e liga do të flasin gjithmonë.

Vendimin e merr Këshilli Kombëtarë dhe anëtarësi, duke qenë se jemi ende në numërim, nuk mund t’i themi vendim se është duke u numëruar, fjala e sovranit do të na tregojë.

Referendumi është referendumi i të gjithë anëtarësisë. Ai kuvendi nëse do ishte sic u thirr në fillim me kërkesë të kryetarit do ishte në rregull, por ai Kuvend degradoi në një Kuvend ku elementë të caktuar kapnin lloj e soj dhe i thonin firmos. E turpshme, jo vetëm ata, por për të gjithë demokratët, nuk duhej arritur deri në këtë pikë. Secili që mendon veten të aftë për ta ushtruar funksionin e kryetarit të PD është i lirë të kandidojë, në fund të ditës vota është ajo që vendos çdo gjë”, tha Olldashi në Report Tv.  

Ai ka sqaruar edhe “incidentin” që ndodhi me hyrjen e tij në Kuvendin e Sali Berisha.

“Nuk ka pasur asnjëlloj incidenti, kam qenë te hyrja e delegatëve dhe shkova për të çuar diçka që mungonte dhe kisha parkuar makinën keq dhe erdha dhe u ktheva për të rregulluar makinën, nuk është se nuk më lanë të hyja”, tha Olldashi.

 

 

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Biri: 12/12/2021 16:50

    Po cjane keta femi te njerzve me te korruptuarte politikes shqiptare daline japin komente e ligjerata po ca behet kshu dhe medjat qe u kushtojne vemendje po ike se na hapet barkun

    Përgjigju
  • Iris: 12/12/2021 04:03

    Sa i ngjan Luigjit te XVI te Frances!

    Përgjigju
  • Lule te tribuna e xhaxhit Enver: 11/12/2021 20:17

    Ky kollodoku. Sternip i komunisteve qe vrisnin e prisnin sa i hante shpata para se ti fuste diktatori brenda, e ka bere tre here klasen e pare. E kam seriozisht. Eshte komplet analfabet. Zoti e bekofte Shqiperine dhe Ameriken.

    Përgjigju
  • Edi durres: 11/12/2021 18:15

    Rasti tipik kur duhet te te q..ne nenen qe ti thuash baba...ah ah se harrova ty te ashtu babane..

    Përgjigju
  • atdheu: 11/12/2021 18:07

    E mire shyqyr qe na sqarove se po na rruhej shume kari se te lan apo jo te hyje ty o kokkari...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?