Kuvendi i Shqipërisë

Politikë

Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë debat me të rinjtë dhe deputetët ditën e nesërme

23 Shtator 2019, 19:35| Përditesimi: 23 Shtator 2019, 19:41

  • Share

Nesër në orën 11.00 do të zhvillohet një debat ku do të  marrin pjesë të rinjtë e Parlamentit Rinor dhe deputetët në ambientet e Kuvendit të Shqiperisë.

Qëllimi i debatit është krijimi i një ure dialogu mes ligjbërësve të Kuvendit dhe gjimnazistëve të 5 qyteteve të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të kuvendit, ky model i Parlamentit të Shqipërisë që vjen për herë të parë në vendin tonë, është një program që do të udhëhiqet plotësisht nga gjimnazistët e Parlamentit Rinor.

Eventi organizohet nga “CRCA/ECPAT Shqipëri” dhe Parlamenti Rinor, me mbeshtetjen e “Save the Children” dhe “Agjensia Suedeze per Zhvillim Nderkombetar, SIDA”.

Media do të jetë e ftuar për të përcjellë tek publiku detajet e veprimtarisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?