Myslim Murrizi

Politikë

Kuvendi Kombëtar i PD, ironizon Murrizi: Si dasmë me lëng! Ata që ligjëruan sot, individë që nuk kanë lidhje me qendrën e djathtë

17 Korrik 2021, 20:04| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 18:10

  • Share

"Dasmë me lëng" e ka quajtur deputeti Myslim Murrizi Kuvendin Kombëtar të PD-së, që u mbajt ditën e sotme. Me një postim në Facebook, Murrizi ironizoi edhe me fjalimin e Bashës, ndërsa thotë se "bën mirë që nuk kthen faqen tjetër, se i ka kthyer shpinën Ramës dhe demokratëve prej 10 vitesh".

"Kuvendi i PD si dasmë me lëng, pa orkestër pa “ meze”, ose e thënë fshatçe si drekë përkujtimore të dyzetave të një xhenazeje. Luli bën “mirë" që nuk kthen faqen tjetër se i ka kthyer shpinën Ramës dhe mender b demokratëve prej 10 vitesh sa mori bashkinë e Tiranës", shkruan Murrizi.

Për demokratët që mbajtën fjalën në Kuvend, Murrizi tha se askush prej tyre nuk ka lidhje me qendrën e djathtë, pasi nuk kanë qenë themelues të PD-së dhe as kundra partisë komuniste.

"Nga këta që ligjëruan sot në Kuvend sa kanë qenë themelues të PD dhe kundra PPSH në dhjetor 1990 ??? Sa nga këta kanë qenë në PD në vitet 1997-2005 ???? Zero! Të gjithë mendje “ ndriturit” i përkasin periudhës së hajdutllikut kolektiv PD-LSI të viteve 2004-2013. Jo pak janë ish-spiunë sigurimi, të tjerë ish-antarë të PPSH dhe pothuajse shumica janë individë që në karakter, dinjitet, moral dhe familje, nuk kane asnjë lidhje me qendrën e djathtë. Burra qe ju kanë ikur gratë, gra qe ju kane ikur burrat, bura që duan burra dhe kopil hibridë që nuk dine kë kane prindër biologjik. Pale kur pashë listën e menderë kanidatëve për këshillë kombëtar që më erdhi për të dh …..Kur pashë në atë listë ndyrësira enveriste nga Lushnja dhe Divjaka u binda qe kjo parti ka shkuar në PS dhe nuk ka Mark -Mark- Gjekmark-Palok-Alibej-Basha që mund ta terheqë nga këmbët për të mos e lënë të futet në PS", përfundon Murrizi.

Kuvendi Kombëtar i PD u mbajt sot në Pallatin e Kongrese, ndërsa zgjati për plot 7 orë, ku delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD zgjodhën mes 600 propozimeve të kryedemokratit, 300 më të votuarit që do përbëjnë anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Votat do të numërohen në ambientet e selisë blu, ndërsa në mbledhjen e parë të tij, Këshilli do të zgjedhë drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin. Prej ditës së sotme, edhe statuti i PD pëson ndryshime. 11 propozimet e Lulzim Bashës u miratuan në bllok pa asnjë ndryshim nga Kuvendi Kombëtar.

 

 

Komento

Komente

  • O tej: 17/07/2021 21:29

    Dmth parti baxhelle hedapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?