Politikë

Kuvendi kombëtar i PD/ Ironia e Kullurit: Kryetar marrsh nga ditët tona! T'rujt Zoti! Gashi: Kjo parti vlerëson ato që s’kanë punuar asnjë ditë për të

17 Korrik 2021, 21:12| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 19:19

  • Share

TIRANË- Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka komentuar me ironi atë se çfarë u pa sot në Kuvendin Kombëtar të PD, ku duke perifrazuar fjalët e tij, përveç lavdëve për Lulzim Bashës, nuk prodhoi asgjë tjetër.

“Kryetar, marrsh nga ditët tona! T’u beftë dita 1000! T’rujt Zoti! Vetëm ti mendon për ne demokratet e thjeshtë! Vetem me ty do futet Shqipëria në Europë!  Lufta për të rrëzuar regjimin kriminal të Rames sapo ka filluar! Të plasin armiqtë dhe tradhëtaret e kauzës tënde të lartë!  Vetëm ti e ben Shqipërine perëndimore! Aman o shef, më fut pak në Këshill Kombëtar se po vdes”, shkruan Kulluri.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Lidhjes së Gruas për zonat rurale në PD Durrës, Aishe Mullici Gashi ka hedhur akuza duke thënë se në këtë parti ata që punojnë lihen menjëanë e ndërsa ata që nuk kanë bërë asnjë ditë punë vlerësohen.

“Jam idealiste dhe besnike e PD , e dua PD për idealet që u themelua në 1991. Urrej dhe përbuz cdokënd që shkatërron këto ideale. Në ditët me të vështira në protesta , organizime strukturash dhe në fund në fushatë shtëpi me shtëpi për të fituar Partia Demokratike e Shqipërisë. Aty ku punova dola fituese e zgjedhjeve pamvarsisht blerjes dhe punësimeve fiktive që u bënë. Sot lihemi mënjane dhe vlerësohen ata që nuk bën asnjë dite pune për PD”, shkruan Gashi.

Kuvendi i PD ka zgjatur 7 orë nga ku kryetari Basha propozoi krijimin e një platforme qytetare për demokracinë, ndërsa i drejtoi një mesazh të fortë kundërshtarëve të tij brenda partisë duke i thënë se kurrë më nuk do ta kthejë faqen tjetër. Nishani e Shehaj bojkotuan aktivitetin, Marku kërkoi rithemelim të partisë ndërsa Kadilli tha se kuvendi nuk solli asgjë të re. Por propozimet e tij Basha nuk i dëgjoi pasi u largua. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?