E hëna e javës do të nisë me një seancë të Kuvendit të Shqipërisë për politikën. Seanca vjen pas një debati të ndodhur në Konferencën e Kryetarëve javën e kaluar, ku u diskutua shtyrja e saj mes palëve politike, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali ishte në një angazhim zyrtar. Më 10-12 qershor, Spiropali ishte në 10 deri 12 qershor, ditë që përkonte edhe me seancën e radhës në Samitin e Europës Juglindore, në Odesa të Ukrainës.
Seanca e së hënës nis në orën 13:00, teksa parashikohet vetëm miratimi i procesverbalit dhe do të diskutohet vetëm projektligji për performancën energjetike të ndërtesave.
Java e kaluar politike, edhe pse pa një zhvillim të Kuvendit të Shqipërisë, është zhvilluar me ngjarje të shumta politike, kryesisht me seancat e shqyrtimit të ankimimeve në KAS.
Legjislatura do të përfundojë më 8 korrik, ndërsa në shtator do të nisë Kuvendi i ri me deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit.
Partia Socialiste pritet të ketë 83 deputetë, shumica prej të cilëve do të jenë për herë të parë në parlament. Partia Demokratike do të përfaqësohet nga 42 deputetë, pas humbjes së thellë, ku 8 vende do t’i kenë aleatët e saj.
Nga ana tjetër, në Kuvendin e ri do të jenë edhe 3 deputetë nga Partia Socialdemokrate, 2 deputetë nga Partia Mundësia, dhe për herë të parë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.
Komente
