Kuvendi votoi dje me 74 vota pro , asnjë kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për “Trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se:
Trashëgimia kulturore është pasuri e të gjithëve e ku për herë për herë parë dokumentohen në një punë serioze dhe përpjekje titanike objektet e humbura të trashëgimisë në Shqipëri, një punë e cila nuk ekzistonte që prej vitit 1990. Përtej ndërhyrjes në emergjencë në operacionet e shpëtimit në mbi 450 objekte në 4 vjet nga Shkodra deri në Sarandë dhe ku mbi 10 qendra të reja historike janë në proces restaurimi si Vunoi, Dhërmiu, Vlora. Dhe vetëm sot në Gjirokastër kemi mbyllur një pjesë të kantierit para se të fillojmë me pjesën tjetër të qytetit e këto falë partneritetit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bankën Botërore.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
Sipas saj, qëllimi i këtij projektligji është ruajtja ,mbrojtja ,vlerësimi dhe administrimi, të cilat janë katër shtyllat kryesore,në të cilat përfshihet dhe trashëgimia materiale dhe ajo materiale. Ky projektligj, vijoi ajo, bën të mundur vlerësimin e të gjitha pasurive kombëtare si të tokës ashtu dhe të nën tokës.
Një tjetër qëllim i këtij projektligji është të përcaktojë marrëdhëniet dhe rregullat për krijimin, akreditmin dhe funksionimin e muzeve publikë dhe privatë në Republikën e Shqipërisë.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ndër qëllimet e tjera të këtij projektligji, Kumbaro përmendi mbrojtjen e peizazhit kulturor. Kumbaro bëri të ditur se:
Ministria e Kulturës në të gjitha vendimmarrjet e veta që nga viti 2015, e ka zbatuar Konventën Ndërkombëtare të mbrojtjes së peizazhit, duke e bërë atë pjesë të kuadrit ligjor. Ky projektligj ka disa pjesë të rëndësishme, si identifikimi, Mbrojtja dhe Vlerësimi i Pasurive Kulturore. Një pjesë e veçantë i dedikohet edhe muzeve që zgjerojnë dukshëm konceptin e vizionit të tyre.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro