Ndryshohet Kushtetuta me 106 vota pro, hapen listat, Rama mesazh ambasadores së SHBA-së: S'më erdhi mirë për fjalët, shqiptarët vendosin vetë

30 Korrik 2020, 10:05| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 19:33

  • Share

TIRANE-Ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë. Me 106 vota pro, nga 94 që duheshin për ndryshimet Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar hapjen e listave. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të pranverës së 2021, shqiptarët do ta zgjedhin vetë deputetin e tyre, pasi listat nuk do të jenë më të mbyllura. Por sa do të hapen listat?

Kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo do të vendoset në Kodin Zgjedhor, nëse do të jetë 2/3 për të garantuar përfaqësimin gjinor sikur kërkon PS-ja apo 100% sikur do opozita. Për këtë kreu i qeverisë u shpreh i hapur për dakordësi. Kundër hapjes së listave votuan vëtëm 10 deputetë; Artur Roshi, Adriatik Alimadhi, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Lefter Maliqi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Erjon Piciri dhe Elda Hoti.

Ndërkohë që 6 nuk morën pjesë, 3 deputetë munguan për arsye shëndetësore për shkak të COVID. Por hapja e listave do të ndryshojë edhe formulën e koalicioneve, që do të specifikohet në Kodin Zgjedhor. Kjo është pika që përplas PS-në me PD-në. Opozita është kundër ndryshimit të formulës aktuale të koalicioneve, por Edi Rama u shpreh i prerë kur tha se koalicionet ''me tren me vagonë fantazmë ka vdekur'' dhe tashmë kolicionet do të jenë me një listë unike si në të gjithe botën.

Kryeministri Edi Rama kishte një mesazh të qartë edhe për ndërkombëtarët. Duke iu drejtuar ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim që dje u shpreh se do i ndjekin me vëmendje drejtuesit politikë ''nëse do e mbajnë fjalën'' për diskutimet në Këshillin Politik për detajimin e hapjes së listave dhe formulës së koalicioneve, Edi Rama i tha se nuk i vjen mirë kur dëgjon këtë gjë, pasi janë vetë shqiptarët që vendosin.

Ora 15:50
U pendua dhe u rikthye, Gjuzi shtang kryetarin e Kuvendit: I love you! Ruçi: Ik sqarohu...

1596118351_kujtimgjuzi.jpg
Në seancën e sotme Kujtim Gjuzi ishte një nga protagonistët e ndërhyrjes nga vendi disa herë, por edhe nga foltorja me replika me kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin Edi Rama. Në një moment, Gjuzi i revoltuar me Ruçin u largua nga seanca, por pas disa minutash u rikthye duke kërkuar fjalën.

Kryetari i partisë Konservatore me një fletë formati në dorë ku ishin shënuar emrat e deputetëve të pavarur tentoi të 'manipulonte' kryetarin e Kuvendit ku shkruhej ‘I love you’ (Të dua). "Kap një mikrofon aty tek dera e parlamentit dhe ik sqarohu. IT-ja hapja pak Gjuzit" i dha fjalën Ruçi.

"Te deputetët e pavarur (nxjerr listën) emri im nuk lexohet, a kam radhë për të folur apo...?" i kërkoi llogari Gjuzi. Por Gramoz Ruçi ia preu shkurt. "Radha kaloi nuk ishte në sallë se braktise sallën me deklaratë aty. Dakord".

Ora 12:55
Balla: Luli dhe Mona bashkë, kështu do e marrin hakun më mirë! Të hetohet Shkëlzen Berisha

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla deklaroi se hapja e listave nuk i pengon koalicionet mes partive duke 'thumbuar' opozitën jashtë parlamentit. "Sa për koalicionet rrini të qetë sepse koalicionet ekzsitojnë, unë po ua them sinqerisht, po unë ku ta gjej që Luli dhe Mona të jenë bashkë, është gjëja më e mirë për shqiptarët, që t'u japin hakën, jo në opozitë në 2021, por mesa kam parë dhe shoh dhe mundësitë e reja që vijnë nga opozita parlamentare për qytetarët, të jeni të sigurt ne do të jemi në qeverisje, ju do të jeni sot, si ai grupi që u krijua mbrëmë".

Në fjalën e tij, Balla komentoi arrestimet e SPAK-ut për krimin zgjedhor në Durrës, ndërsa kërkoi edhe njeherë hetimin e pasurisë së Shkëlzen Berishës. "LSI-ka ka trefishuar rezultatin e votimit në atë qendër, PD-ja e ka dyfishuar. Edhe deputetja Dhimitri, është shprehja më kuptimplotë si funksionon PD-ja. Merrni votimet në PD, Lulzim Basha nuk votohet nëse ka votim të ndershëm. Në 2013 në përballjen me Olldashin nuk kishte votim fare të ndershëm. Kundër listave të hapura kundër hapjes së petëve të byrekut të Shkëlzen Berishës që arrin që të pasurohet si sekser. Por cdo gjë duhet marrë me qetësi dhe dashuri thoshte dikush që ia di vlerën qetësisë dhe dashurisë, se cdo lloj hetimi i bën nder, 339, 184, pasuritë e Shkëlzen Berishës, se qytetarët thonë po hë, po kur? Patjetër se kanë një kohë të gjatë".

Ora 12:44
Rama: Koalicionet me vagonë vdiqën, por s'e ndajmë Lulin me Monën, listat mund t'i hapim 100%

Edi Rama u shpreh se nga sot nuk do të ketë më koalicione me vagonë sikur kanë qenë, dhe duke filluar nga 2021, por kjo nuk e pengon, tha ai që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të jenë bashkë në një koalicion, por me listë unike me formulën e re. "Këto ndryshime, ta dëgjojnë mirë ata që 5 qershorin e bënë si 28 nëntorin. 5 qershori është 4 ditë pas ditës së fëmijëve dhe ne e votuam një për një dhe nuk e prekim, por kjo që bëjmë e fut sistemin zgjedhor shqiptar në kornizën e botës me një miliard banor të OSBE-së. Nuk kemi asnjë interes politik që të ndërhyjmë të ndajmë çiftin Luli-Mona, ata na duhen bashkë, kemi edhe babaxhiken bashkë me të dhe atë dixhitalin e Lalzit dhe do ua tregojmë shqiptarëve mirë. Nuk po ndryshojmë natyrën e sistemit zgjedhor. Pragu elektoral nuk është vendosur në kushtetutë me këto ndryshime si %, kur erdhi nisma erdhi me %, 5%, kërkonte ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në kushtetutë, të dyja këto ranë, por pse? Sepse nuk do të bënim votat ne, apo u tremb diktatori? Ranë sepse PS-ja kërkoi heqjen e tyre, pikërisht se PS-ja nuk ka lidhje me ato që flisni ju, ne kemi të meta plot, por jo ato që thoni ju. Por ju doni luftë imagjinare, ngaqë nuk keni shkrehur një pushkë, do luftë me zor, doni diktaturë me zor. Nuk po i hyj cfarë keni bërë ju kur ka qenë diktatura këtu, unë nuk merrem me dosje, merret Myslymi, por kam frikë se po të hapen ato dosje....Ndryshimet kushtetuese nuk i pengojnë palët të hapin listat 100%, përcaktojnë për shumë kohë, që nuk mund të jenë më pak se 2/3. Nëse kjo është hile e jona, atëherë pse i hapim më shumë se të gjithë ju të tjerët? Se ne jemi partia më e madhe. Me dakordësi të gjerë kjo mund të shkojë 100%. Ne e filluam nga ky tavan për gratë, përfaqësimin e grave. Le nuk kemi problem, diskutojmë. Por po bën dy javë që ne shkojmë për të diskutuar, ata vijnë na lexojnë parulla. Ata që kanë votuar sot këtu kanë bërë gjënë e duhur. Treni me vagonët fantazmë ka ikur në lumë dhe hapja e listave dhe mundësia e qyettarëve për të zgjedhur deputetin është reale. Nuk ka pula më".

Ora 12:38
Rama debat mes monarkisët dhe ballistët: Jeni një bisht lopate, mbetje e historisë

Gjatë fjalës në Kuvend kryeministri Edi Rama ka pasur një debat me deputetët e Ballit, Alimadhi dhe Roshi dhe Kujtim Gjuzin e partisë Konservatore. "Hidhe votën këtu te vagoni që të kapë dora dhe vota juaj nuk i shkon atij vagoni, por mblidhet te lokomotiva apo vagoni i dytë që sillet si lokomotivë. Këtë nuk e ka askush dhe sot do të fshijmë këtë hile, që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve. (Ndërhyrje nga salla i thonë je komunist) muk kam lidhje, im atë ka qenë komunist, si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë. Ti (i drejtohet Kujtim Gjuzit) je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë. Unë nuk kam asnjë problem me komunistë dhe ballistë si persona, ju e mësuat këtë nga Enver Hoxha se u bëri më të zinj se veten si i sulmonit kundërshtarin. Ju jeni kopje e zezë e së shkuarës, Saliu i pari, që i turreni të kuqes si demi. Nuk do të ketë më parlament për ty dhe bishtat e lopatave. Kjo ka vdekur, se ndërkohë që flet, votat janë aty. Këtë parlament do ta fshijmë që të mos i bien në qafë karrikatura politike si ti. Ju jeni një bashkësi karrikaturash bashkë me disa nga ata që janë jashtë. Sistemi i ndërtimit të koalicionit do të jetë si në cdo vend, ku nuk ka trena fantazmë, që nisen me bishta lopatash për të mbledhur vota dhe më pas përmbysen normat e përfaqësimit. Unë me ty (i drejtohet Artur Roshit) nuk kam asgjë, ti je një ballist i lodhur. Edhe Mit'hat Frashëri nuk do të ishte ballist në 2020-tën. O Kujtim (Kujtim Gjuzit) o Kujte, boll tani, se je një bisht lopate, që je këtu, lopatën s'e ke ti, lopata është kurora e ëndërruar e monarkisë".

Ora 12:28
Miratohen ndryshimet kushtetuese, hapen listat, zbulohet kush deputet votoi pro dhe kundër

Me 106 vota pro, 10 kundër dhe 6 deputetë që nuk morën pjesë janë miratuar ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave. Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë, ndërsa 6 munguan, mes tyre 3 për arsye shëndetësore. Kundër hapjes së listave votuan; Artur Roshi, Adriatik Alimadhi, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Lefter Maliqi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Erjon Piciri dhe Elda Hoti. Munguan Enada Kapllani, Ligoraq Karamelo dhe nuk votoi Ambra Borova, ndërsa Eljo Hysko, Enver Roshi dhe Ralf Gjoni janë me COVID dhe nuk morën pjesë në seancë.

Ora 12:20
Debati për listat, Rama: Na takon ne të vendosim, nuk më vjen mirë kur dëgjoj ambasadoren amerikane

Kryeministri Edi Rama u shpreh se për sistemin vendosin vetë shqiptarët dhe se nuk i vjen mirë nga deklaratat e ambasadores amerikane, që tha dje se do i ndjekin me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë fjalën. "Kjo reformë falë këtij parlamenti u bë reformë, pasi deri në 5 qershor ishte formalinë. Dua t'i falenderoj të gjithë deputetët pa përjashtim për kontributin e dhënë për ta sjellë këtë ditë votimi në parlament dhe miqtë dhe partnerët. Të gjithë miqve dhe partnerëve u përcjell një mesazh, uroj që ta dëgjojnë sikur është; nga foltorja e një parlamenti dhe qeverie sovrane. Dhe po e nis me cfarë thotë komisioni i Venecias për sistemet zgjedhore. Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi për përzgjedhjen e sistemeve, gëzojnë këtë marzh, pasi janë vendime politike. Komisioni i Venecias dhe OSBE nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde ndërkombëtare. I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes parlamentit të vet, se cfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me ambasadoren amerikane, as të BE-së as me askënd tjetër duke i konsideruar zot në vendin e tyre. Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që ne prej 30 vitesh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë. Nuk është përgjegjësia e tyre. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se 'do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do e mbajnë fjalën apo do e mbajnë fjalën', sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time, por për të gjithë ne, dhe ajo fjali është një arsye për cdo person, qoftë socialist, demokrat, apo ballist, që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vet dhe vendin e vet, shtetin e vet" tha Rama. 

Ora 12:12
Rama ironi me Alimadhin: Ballist, forma juaj tregon punën e mirë që bënë mjekët

Në fillim të fjalës së tij në Kuvend, Edi Rama ka ironizuar rebelimin përmes replikave që bëri Adriatik Alimadhi gjatë gjithë seancës. "Shpreh formën e jashtëzakonshme fizike të Alimadhit, është dëshmi e punëve të mjekëve. Përfitoj nga rasti ta them se ka pasur dhe nuk është përjashtim për Alimadhin, por për të gjithë ata që shkojnë në duart e mjekëve dhe infermierëve të sistemit tonë, një përkujdesje fantastike. Dhe forma juaj sot është dëshmi e kësaj. Sa i përket Ballit Kombëtar pastaj, ka rënë nga forma shumë kohë më parë dhe sa në formë të shkëlqyer të jeni ju, nuk kompensoni rënien nga forma pa kthim e Ballit Kombëtar. Por duke qenë se jam akuzuar si tradhtuar nga mbështetësit e palëkundur të PS-së dhe të mitë, për nderimin që i bëra Mit'hat Frashërit, gjë që do e bëja përsëri. Më besoni se Po t'ju dëgjonte sot do të ishte me Myslymin dhe jo me ju. Duke përfituar nga mungesa e Naltmadhnisë, Kujtim Gjuzit në sallë, po e konsideroj Myslymin përfaqësuesin e llogores, Myslymi në këtë rast do të ishte Mit'hat Frashëri. E njoh Frashërin më mirë se ty dhe sot do të ishte Myslymi. Këtu nuk ka vetëm një ball kombëtar ka disa, kjo ishte një nga arsyet e rrënimit. Pashë një ballist tjetër që doli këtu dhe mbajti një qëndrim, që turpëron kulturën dhe intelektin e Mit'hat Frashërit dhe tregon pse kauza e tij nuk kishte shans të kishte sukses se ai që foli këtu është ballisti tipi, nuk i duhet as dreqit" tha ai.

Ora 11:51
Balla: Bardhi e Vasili mbrëmë u kërkuan deputetëve të opozitës të pengojnë hapjen e listave

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla tha se mbrëmë disa deputetë të opozitës të dalë nga listat e PD-LSI-së janë takuar nga Petrit Vasili dhe Gazment Bardhi për të përgatitur një skenar në përpjekje për të penguar sot Kuvendin që të votojë hapjen e listave. "Më vjen mirë që PD-LSI janë rikthyer në Kuvend, do ju lutesha ju që jeni bashkuar mbrëmë gjatë natës në përpjekje për të penguar Kuvendin për të hapur listat. Formësoni grupet dhe mund të merrni këshilltarë zotin Bardhi dhe Vasili dhe këdo që keni takuar dhe dakordësuar qëndrimin tuaj. Ky është hap pozitiv për një gjithëpërfrishje edhe të partive që përmenda më lart" tha ai.

Ora 11:42
Hapja e listave, Murrizi: Ja që ia arritëm kësaj dite! Tani radhën e ka depolitizimi

Pas hapjes së listave, sfida e radhës është depolitizimi i administratës zgjedhore tha kryetari i grupit demokrat Myslym Murrizi. "Unë do të kandidoj me emër dhe ata që do të jenë në atë listë ku do të kandidoj unë do të jenë të gjithë me listë të hapur. Shoh që tre ditët e fundit PS-ja dhe PD-ja po i bëjnë sfidë njëri tjetrit kush do i hapë më shumë, ku paskeni qenë ju hapësit e mëdhenj, ju që vdisni për t'u hapur në total. Te % e listës së hapur kush iu ndalon që nga 75% ta bëjmë 100%. Hapja e listave nuk është halli i shqiptarëve, mbyllja e tyre po. Ja që ia arritëm kësaj dite ne të stigmatizuarit, ne do të vijmë tu kërkojmë votën, apo do të votoni klouna dhe hajdutë. Pas kësaj duhet të ulemi për depolitizimin e administratës zgjedhore, raporti i fletë arrestit të SPAK-u, 7-7-1, më duket si formacion lufte, Ju tre hajdutët do të ruani votat. Nuk besoj se 7 hajdutët tuaj. 22 ka arrestuar sot SPAK pa u hapur dosja 184 apo të zgjedhjeve të fundit" tha Murrizi.

Ora 11:37
Lefter Maliqi fotografon dhe zbulon votën për listat e hapura

Deputeti Lefter Maliqi ka fotografuar dhe publikuar votën për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave. Vota e tij është kundër.

 

Ora 11:16
Ruçi i tërheq vëmendjen Alimadhit: Vendose maskën, ju e kaluat me gjithë ato vuajtje COVID-in

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi deputetit Adriatik Alimadhi që të vendosë maskën për të respektuar masat anti-COVID. "Ju lutem vendosni maskën, nëse ju e kaluar nuk do të thotë të dëmtojmë ne të tjerët. Ne të kemi uruar me gjithë shpirt shërim të shpejtë dhe jemi interesuar për ato vuajtje që kalove". Tre deputetë të kuvendit janë me COVID, Ralf Gjoni, Ejlo Hysko dhe Enver Roshi.

Ora 11:10
Valteri: Një deputete votoi 5 herë! Ruçi: E konstatova edhe unë, do i lexoj një nga një të gjitha votat

Deputeti demokrat Halit Valteri ngriti shqetësimin se në Kuvend një deputete, referuar Fatjona Dhimitrit, po voton edhe për disa kolegë të tjerë.

"Ju tërheq vëmendjen pasi një deputete këtu ka votuar 5 fletë votimi, ka ardhur këtu, ose ka filluar sekretare e seancës gjyqësore, ka shkuar fiks në vendin e vet, ose ka ardhur të verifikojë votat nga jashtë, për ata që janë sjellë këtu në këtë kuvend se si të votojnë, ju lutem merrni masa, vota është individuale, deputetët mund të vijnë vetë ta hedhin në kutinë e votimit".

Kryetari i Kuvendit e pranoi si të drejtë konstatimin. "Vërejta është e drejtë, e konstatova edhe unë. Deputetja ka shpjeguar se ka votuar vetëm një herë por ka përcjellë fletët e votimit të deputetëve të tjerë në kutinë e votimit. Ngelet për të verifikuar nga komisioni përkatës" tha Ruçi.

5 minuta më pas, përballë kësaj situate, kryetari i Kuvendit vendosi që në fund seancës të bëhet votim nominal për cdo fletë, pra do i lexojë një nga një të gjitha votat. "Para se të marrë fjalën z. Stojku, njoftoj të gjithë seancën, deputetët, që të mos largohen.

Në fund të debatit, duke marrë parasysh që këtu u anatemua dhe u denoncua rasti i një deputeteje, në emër të transparencës dhe për rëndësinë e ndryshimeve që diskutojmë, të cilat janë ndryshime kushtetuese, Sekretariati i Votimit do të bëjë votim nominal për çdo fletë votimi këtu në sallë, duke cituar emrin dhe mënyrën si ka votuar" tha ai.

Alket Hyseni i tërhoqi vëmendjen deputetes Dhimitri. "I tërheq vëmendjen se mori disa fletë të kolegeve dhe bëri postieren duke i çuar, është edhe vepër penale, prandaj mos e zgjatim".

Ora 11:08
'S'kam frikë as nga perëndia'! Alimadhi: Shiko si qeshin këta si komunistët! Ruçi: Zbraze...

Për herë të dytë në seancën e sotme deputeti Adriatik Alimadhi u përfshi në debat me opozitarët, por edhe deputetët e shumicës, ndërsa reagimet e tij shkaktuan të qeshura në sallë.

Debati në Kuvend
Adriatik Alimadhi: Nuk kam frikë as nga ju as nga Perëndia, nuk kam pasur as në kohën e komunizmit.
Gramoz Ruçi i ndërpret fjalën: Mbaroi koha
Adriatik Alimadhi: Edhe një fjali kam
Gramoz Ruçi: Hajde thuaje edhe atë fjali, zbraze
Të qeshura në sallë
Adriatik Alimadhi: Ja shiko si qeshin këta si komunistët. (I drejtohet Edi Ramës) Nëse jeni burrë i ndërgjegjshëm i këtij vendi mos u shitni me 28 firma...
Gramoz Ruçi: Zoti Alimadhi ulu të lutëm se...mbaroi koha

Ora 10:52
Roshi: Rama sot bëhet si Putini! Gjuzi: Unë po iki! Ruçi: Udhë të mbarë

Kujtim Gjuzi u largua nga seanca plenare. Ai akuzoi se në nismën e 28 deputetëve për hapjen e listave 4 firma janë të falsifikuara. "4 firma janë të falsifikuara e deklaroj votën kundër. Unë do ta braktis sallën" tha ai. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e shoqëroi largimin e tij me fjalët "udhë të mbarë". Deputeti Artur Roshi u shpreh se me ndryshimet që do të bëhen sot, "Rama është një Putin në Shqipëri".

Ora 10:43
Listat, Hajdari: Sot ndahemi me të shkuarën, parlamenti i ardhshëm nuk do të ketë matrapazë

Me hapjen e listave, Rudina Hajdari u shpreh se në parlamentin e ardhshëm do të vijnë njerëz të vyer dhe jo matrapazë dhe kriminelë. "Ka pasur shumë prej shumë që ishin skeptikë, disa nuk e kuptonin rëndësinë e hapjes së listave dhe sistemit, por sot ne jemi duke votuar një ndryshim historik, hapjen e listave. Jam shumë krenare, se nga një cështje periferike, së bashku me kolegët tanë dhe një pjesë të shëndoshë të shoqërisë civile arritëm ta kthenim në një nga çështjet më të mbështetura. Sot ia dedikoj këtë fitore të gjithë qytetarëve shqiptarë, shumicës që kanë qenë kundër për 30 vite, si e kanë qeverisur këtë vend, u kanë imponuar axhendën personale dhe ky vend është bërë më i varfër dhe i korruptuar. Ka detyruar shumë prej shqiptarëve që të largohen, pa shpresë dhe vizion.

Por mesazhi im sot është për ju dhe jo për ata, sot dua t'u them se me këtë fitore që po korrim sot, hapjen e listave, ne e kemi në dorë të administrojmë edhe urtësi, duhet ta kuptojmë që kjo armë që kemi në dorë, ia heqim sado pak fuqinë dhe ua kthejmë qytetarëve. Asgjë nuk do të vlejë nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të dalim në zgjedhje. Duhet të luftojmë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me besimin tuaj. Në parlament do të vijnë ata njerëz që janë të ndershëm dhe jo ata që janë matrapazë. Falë listave të hapura, ju mund ta bëni këtë dhe kjo do të jetë e mundur, pasi përmes votës suaj do të sillni deputetët punëtorë dhe jo lëpirës ndaj kryetarëve të partive. Do të sillni atë qytetar që është i vyer, profesor dhe i nderuar, dhe jo kriminel. Ata që besojnë te idetë dhe parimet.

Shqipëria ka një ndarje shumë të madhe dhe kjo nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve, jo, ndarja është mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurisë së këtij vendi, që kanë marrë burimet natyrore dhe pronat dhe 2.8 mln shqiptarëve që paguajnë taksa pa marrë asnjë shërbim. Ndarja është mes atyre që jetojnë në luks dhe atyre që rropaten për të siguruar jetesën. Ndarja sot është mes të shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara përfaqësohet nga kjo klasë dhe e ardhmja varet si do ta përdorim këtë 'armë', që këtë ndarje ta zhdukim. Ejani ta ndryshojmë këtë vend. Unë besova se ndryshimi do të ndodhte, luftova dhe me një armatë njerëzish ia dola, nëse bashkohemi të gjithë, do ta ndryshojmë Shqipërinë. Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit, urime të gjithë shqiptarëve" tha ajo.

Ora 10:19
Alimadhi nevrikoset me hapjen e listave, Lita: Provoje sa të vlen lëkura! Ruçi: Të jap vërejtje

Në sallën e parlamentit të Shqipërisë nuk kanë munguar tensionet gjatë diskutimit për ndryshimet Kushtetuese. Në momentin që po fliste Korab Lita ka ndërhyrë Adriatik Alimadhi duke kundërshtuar nga vendi, ndërsa ka debatuar edhe me kolegët opozitarë. Kryetari i Kuvendit i tërhoqi vëmendjen.

Debati në sallën e Kuvendit
Korab Lita: Hapja e listave është në interes të qytetarëve, procedura ka kaluar të gjithë procedurën ligjore. Nisma ka marrë të gjithë kohën e duhur. Në 2008 kushtetuta u ndryshua brenda një dite pa asnjë diskutim, ndërkohë që ne kemi bërë diskutimet e nevojshme dhe sot jemi përpara qytetarëve për t'u kthyer sovranitetin e votës, pasi prej 3 palë zgjedhjes shqiptarët votonin si prej '46. Tashmë me këto ndryshime do të hapet porta për diskutimet për Kodin Zgjedhor.

Ndërhyn Adriatik Alimadhi, debat në sallë

Korab Lita: Alimadhin dhe këdo dua ta siguroj sot, se sot hapet porta për të shkuar ....

Vijon debati në sallë

Korab Lita: Zoti kryetar do të vendosësh qetësi apo jo?

Gramoz Ruçi: Zoti Alimadhi për të disatën herë po të tërheq vëmendjen

Korab Lita: Zoti Alimadhi, të ftoj të mos trembesh nga ndryshimet kushtetuese

Gramoz Ruçi: Zoti Alimadhi po të jap vërejtje

Korab Lita: Zoti Alimadhi pas ndryshimeve hajde provoje sa të vlen lëkura pastaj

Gramoz Ruçi: Edhe njëherë po të tërheq vëmendjen zoti Alimadhi

1596097302_zenka.jpg

Ora 10:18
Hapja e listave, Alket Hyseni: Shqiptarëve do t'u japim një votë më të fortë

Deputeti socialist Alket Hyseni tha nga foltorja e Kuvendit se me ndryshimet Kushtetuese vota e shqiptarëve do të jetë më të fortë, pasi nuk do të vendosin vetëm për kryetarin dhe siglën e  partisë, por për deputetin që duan. "Sot është një ditë e rëndësishme, do të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë. Sot shqiptarëve do u japim një votë më të fortë se ajo që kishin. U ftuan të gjithë aktorët dhe faktorët që dinë për Kushtetutën, shoqëria civile dhe dhanë mendime të vyera që u pasqyruan. Drafti ka dy ndryshime, nenet 64 dhe 68, janë të thjeshta, i japin votës së shqiptarit sikur e ka merituar, nuk do të votojnë më vetëm për siglën dhe emrin e kryetarit, por do të kenë mundësi të zgjedhin emrin që mendojnë se është më i miri, që shkon deri në 100%. Ia lëmë kohës sa e thellë do të jetë kur të diskutojmë Kodin Zgjedhor" tha ai. 

Ora 10:12
Nisma për listat, Alimadhi: Për disa deputetë ka firmosur një tjetër! Ruçi: Fol me votë

Adriatik Alimadhi u shpreh kundër ndryshimeve Kushtetuese. Ai tha se në listën e deputetëve që kërkuan ndryshimet kushtetuese ka deputetë që kanë firmosur për të tjerë. "Për disa deputetë ka firmosur një tjetër. Do të doja listën e atyre që kanë firmosur. 28 deputetët kanë firmosur, nuk kanë një ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet për ndryshimet Kushtetuese. Do të bëja një apel, sidomos Murrizit" tha ai. Por Gramoz Ruçi ndërhyri duke i thënë se "Deputetët janë konkretë dhe jo abstraktë. Nuk keni pse anatemoni, nisma është tërësisht legjitime. Konsideratat janë të tuat shprehe përmes diskutimit dhe votës".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ballisti i lushnjes: 03/08/2020 23:54

    NUK ke pse mburresh o edi rama PER PS,ALIAS PARTIA KOMUNISTE,,,,se jeni parti ME e mire dhe patriote,,,parti e mire dhe patriote ishte BALLI KOMBETAR,,,,ISHTE BABAI JUAJ DAJA JOT SPIRO KOLEKA,, DHE BASHKEPUNETORET E TIJ KOMUNISTE QE PRISHET MAREVESHJEN E MUKJES PER LUFTE TE PERBASHKET NDAJ GJERMANEVE NE TETOR 1943,,,,DUKE E PRISHUR KETE MBLEDHJE QE VENDOSI DHE PER NJE QEVERI TE PERBASHKET,,,DHE MENJEHERE PAS PRISHJES TE MUKJES,,,ENVER HOXHA ME MEHMET SHEHUN KETE KRIMINEL ORDINER URDHERUAN VRASJEN ME MITRALOZ TE 60 BALLISTEVE TE LUSHNJES,,KU 4 NGA KETA MBANIN MBIEMRIN MURRIZI,,,,SHKONI DHE SHIKOJINI NE LUSHNJE,,,MOS RRI I FSHEHUR NE SURREL NE VILEN QE KE BERE NGA VJEDHJET QE KE BERE ME LEJET E NDERTIMIT TE PALLATEVE NE TIRANE.... ISHIN PO KOMUNISTET DHE DAJA YT SPIRO KOLEKA QE VRANE 6000 PERSONA PER ARSYE POLITIKE PAS LUFTES,,,BURGOSEN 30.000.DHE INTERNUAN 30.000 TE TJERE PER ARSYE POLITIKE,,,DHE MBAJTET NE MJERIM NJE POPULL TE TERE PER 45 VJET ,PA PATUR MUNDESINE TE LEVIZIN,,,A E MBAN MEND GJENDJEN SI ISHTE NE 1990,,,KU NUK KISHTE ASGJE NEPER DYQANE,,APO E KE HARRUAR...PRANDAJ JUVE TE PS ,DUHET TE ULNI KOKEN DHE TE KERKONI FALJE PER KRIMET NDAJ POPULLIT SHQIPTAR DHE PARTIVE NACIONALISTEVE NE PERGJITHSI....E TE MOS FRYHENI SI GJELI NE MAJE TE PLEHUT,,,SE EDHE TANI PO MBANI REKORDE NE KORRUPSION E VJEDHJE TE PARAVE TE POPULLIT....

    Përgjigju
  • BENI: 31/07/2020 00:05

    BRAVO RUDINA HAJDARI PER LISTAT E HAPURA BASHKE ME MURRIZIN,,,TANI DUHET TE HAPEN 100% DHE TE MOS NUMEROHEN NGA TRE PARTITE E MEDHA POR NGA SHOQERIA CIVILE...

    Përgjigju
  • Hahaahaha: 30/07/2020 21:39

    Taolanti qe e pi shishen e veres sa kemi ne rrogen per 3 muaj tao do 1 puro dhw 1 shishe vere

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/07/2020 18:57

    Tani do na sjellin ato femijet e nipat qe shkolluan jashte me leket e vjedhura nga arkat e shtetit...si fryma e re per shqiperine drejt BE... dhe ne burg sdo hyje asnje...

    Përgjigju
  • Tirona: 30/07/2020 18:53

    Mos kundershtoni SHBA, beni sic thote Ajo se per t'mire do Ju dali, se Ne nuk dime me lidh breket e ushkurit, te gjithe Ata qe bejne te "Fortin" me ShBA, duke thene se punet tona i dime me mire se Ju, kane nuhatur dicka, qe SHBA do Jua kujtoje Corben e prishur qe kane ngrene.

    Përgjigju
    • Shkoza: 30/07/2020 23:12

      Jo “brekët e ushkurit” por “ushkuri i brekëve”. Klm

  • Lui: 30/07/2020 17:09

    Me hapjen e listave le te rikthehemi te thesi i miellit. Mos kujtoni se me hapjen e listave do permiresohet niveli intelektual ne parlament. Si mendoni ju merr me shume vota Majlinda Bregu apo Xhelal Mziu ne Kamez?! Sigurisht qe Xhelali per fat te keq, se Majlinda nuk di te ulet gju me gju me popullin te pije ndonje gote me elektoratin e thjeshte. Ky eshte shembulli me tipik qe me hapjen e listave ne humbasim edhe perfaqesimin e grave (gje qe mund te krenoheshim ne Europe e bote), por edhe perfaqesimi intelektual nuk eshte i garantuar.

    Përgjigju
    • lei: 30/07/2020 18:20

      o rak nuk behen deputete ne zona ku nuk i njef njeri.cdo kandidat do hyje ne zonen e vet o ku e beson qe mer me shum vota se te tjeret e partise se vet....chyn majlinda leshi me mzi gomarin ne te te njejten zone? ik mor kalama bythe se nuk je per kete pune ti.ta ka mbushur mendjen shqupi apo lesh e lija me thaset e mjellit e po kete formule e perdor dhe ne komente te tjera.e ndoshta e ke dhe per fjal-kalim te fbose te webit ne pergjithsi

  • Artur: 30/07/2020 17:04

    Mit'hat Frashri mund te kete qene intelektual dhe nga nje dere e nderur patriotike. Por ai vete, Mit'hat Frashri, ka qene tradhetar dhe nuk ka punuar per interesin kombetar.

    Përgjigju
    • protestuesi: 30/07/2020 18:24

      epo per ti bere qefin disave duhet ta bejne hero at mut mitati..se te dy e dine qe si ai i vdekuri e ky debili ne parlament i fryjne luges se supes se vet.cdo gje ne interes personal. respekt shoku qe e mendon si un:ballistet ishin trathtare e mutra me ne krye at mut mitati qe nuk ka as emer Shqiptar.

  • ymeri: 30/07/2020 16:52

    BRAVO TOSO JE I MODH,,KOMENTET E TUA PER LSI JANE TE PERKRYERA....PARTI ME E DEGJENERUAR SE LSI ,,NUK KE KU GJEN...

    Përgjigju
  • Marvi: 30/07/2020 16:23

    U hapen listat, apo u mbyllen pak rendsi ka sepse gjithmone tek ne do egzistoje infuenca e votave, por ajo qe nuk arrij tkuptoj jane deklaratat e amb.amerikane qe na permend BE dhe ne menyre kercenuese ndonjihere. Lind pytja: c'dreqin hyn amerika me BE??!!! Ne kemi perfaqsues te Europes ne shqiperi dhe skemi nevoje per kshillat apo futjen e hundes se amerikes ne cdo aspekt te politikes, a thu qe SHBA-ve ju pre barku per popullin shqiptar!!! Le tdali me eksperti dhe te shpjegoje ndihmat qe kemi pasur nga SHBA dhe ndihmat nga BE, dhe do shihet nji diference e madhe, pra zotrinj filoamerikane, ne tvetmin rast kto vitet e fundit mbeshtes Ramen me deklaraten ndaj ambasadores gjitheperfshirsese te SHBA. Fundja skemi nevoje per konsulencen tuaj politike alla "deshmitaret e jehovait", sepse politikat proeuropiane jane shekuj larg politikes hipokrite te SHBA-ve. Ne tmire apo ne tkeq ne shtpine tone vendosim vete, qofte dhe me ndihmen e nji fqinji, por kurrsesi me influencen dhe presjonin e dikujt qe e kemi shume larg. Gjithmone ku fut hunden amerika do behet rremuje, kshtuqe per nje here te vetme "f**k off, mbani vendin tuaj sepse vendosim vete"

    Përgjigju
  • Tosi: 30/07/2020 15:43

    I perjetshem qofte kujtimi i leshelise, ti shohe ne ender 18 mandate Nafije dybeku i leshitlikes qe na ishte ngrefur sot si gjeli maje plehut. As pragun nuk e kalon ma particka e cizmes dhe e sharebajgave te tipit Nora by*hderrja dhe Kejdi dhembcakallja.

    Përgjigju
    • hajdari: 30/07/2020 18:37

      o hajdari i tosit me sa kuptova qenke te kafja e te kane paguar tavolinen e ti duhet te komentosh.bundra e jo bundra tosi tha nje te vertete:lesh e lija si parti nuk do ja kaloje ballit komunist me vota.sa e veme bast qe nuk marin me shum se 3-4 deputete me lista te hapura? ti qe vuake per buken e gojes e ke te nevojshme qe ata hajduter te lesh e lise qe te paguajne kane humbur shum me listat e hapura

    • Tos Hajdari: 30/07/2020 16:26

      Sa rende qenke mo Tosi , keto 2 bundrrat qe thua ti e kane siguruar jeten per nja 10 breza o idiot po ti qe mbase pret ndonje pension te ushqehesh .E ke idene se ketu politikanet e cdo krahu luajne teater e populli vuan per buke o m.... o cte te thuash ty o molomen .

  • tironci: 30/07/2020 15:26

    Te vjen keq ty kur te flet amb amerikane, po ska faj pak bo ju jeni qelbesirat e funit te europes qe do ju zhdukin si fare e keqe qe jeni,

    Përgjigju
  • *******valuta: 30/07/2020 14:44

    Bravo parlamenti. U habita kur pashe fleten e plotesuar nga Lefter Maliqi. O zot thashe ky deputet. Ky as per roje stallash nuk ben, dhe ata ju siguroj qe shkruajne me mire.

    Përgjigju
  • A. N.: 30/07/2020 14:39

    I nderuar kryeminister, po te ishin aq te zote shqiptaret te zgjidhnin vete nuk do kishim nevoje per ndihmen e ambasadoreve te huaj. Ti dhe ish kryem.... e meparshem duhet te falenderoni popullin e pazot qe ju dha mundesine ta katandisni vendin keto 30 vitet e fundit.

    Përgjigju
    • altini: 30/07/2020 18:45

      o shqipe nuk varet nga zotesija e te huajve...esht loje shum e thelle kjo e listave.ambasadoret kane merite me ate qe i ulen ne tavoline dhe i dhane detyrat per te bere....te gjith bashke.se po ta bente vetem parlamenti atehere legenat e shqupit e te lesh e like nuk do e pranonin e do p,aste prap rremuja e nuk arrihesh perfundimi i duhur e di ti qe ambasadoret nuk rrin gjate ne pune po nuk arriten te bejne ate qe i urdherohet nga qeverite dhe organizatat qe ne jemi te varur?nqs kjo nuk arrin qe ne te votojme sic thone e duan keta ikin direkt nga detyra e nuk bejne me perpjet? arvizu i meparshem arriti te filloje reformen ne drejtesi.kjo duhet ta coje der ne fund e te gjith ata qe bene miljona pa i ndare me te medhenjte duhet te paguajne ose do ja sekuestrojne e nuk do i gezojne

  • Shpata: 30/07/2020 14:33

    Shyqyr qe jane amerikanet se po te ishte per ju na q*nit dhe nenat!!!

    Përgjigju
  • PD134: 30/07/2020 14:28

    PD ia futi vetes me kerkesen ne moment in e fundit per lista 100%. Kush I keshillon aman? Se KRYETARI eshte qofte pa Keshillitaret mbase...

    Përgjigju
  • LORA: 30/07/2020 14:06

    Qenkan identifikuar,emer per emer,skalioni sherbestar i shqup-it dhe lesh-e-lizmit te integrum.Jam e sigurt qe keta do te marrin noc-rrokun ,si shperblim per sherbimet e kryera.Noc-rrokun ka per t'ua dhene sovrani. Uroj qe ,ne saje te ketij ligji,te kemi produkt te vertete perfaqesues ne parlamentin e 2021-it. Tung.

    Përgjigju
  • Tosi: 30/07/2020 13:20

    Se shpejti Lefter hunderr kokexhufka do shkoje ne haremin erotiko naziskin te Jales si roje nate se ne lista nuk e fut njeri kete pleher te Katunarise se otllakut. Atje do kete mundesi te jape kontribut per revolucionin lefterohunderromaliqjan, nafijedybekobaxhellian,nikollabythqirolehesjan qe po pergaditet nga grupi i punes i Nafije fallxhores dhe Nora bythderres.

    Përgjigju
    • Dangellia: 30/07/2020 16:10

      Tosi urime bir....aq kam qeshur me lot kur e lexova bashk me plaken..

  • Tosi: 30/07/2020 13:14

    Tani me listat e hapura populli do shpetoje nje here e mire nga banda e vrimes celesit, Kryevagabondi i pd leshelis Flamur Herman Geringu me molotov ne dore, Enkeled Alibajga duke vrojtuar tek vrima e deres qeverise, Strazua me patllake, Paloqja, Klevis krrici i faros komandanti i shpellareve te unazes, Salianji babale, Kejdi shalepiprra dhembcakallja e bija e kryehajdutit te Fierit,Edmond haxhihajdutit te rruges Elbasan Tirane, Edhjet barkderr brahimkarit, Erisa hundpinokes te leshitlikes, Aurrel nazist bylykderri i Elbasanit. Me keto emra ne lista pd leshelija nuk vjen ne pushtet edhe per 8 vjet.

    Përgjigju
    • Ardi: 30/07/2020 15:03

      Toso, e kuptoj qe mund ti urresh keta emrat qe po thua po une te isha si ti nje vizite ne spital do ta beja se dukesh qe je shuuuuuuume rende.Popull tifozash partie te semure e te neveritshem , te 2 palet si te djathte e te majte.

  • Jorgo: 30/07/2020 12:54

    Shume mire me lista te hapura eshte me e ndershme zgjedhja dhe vota

    Përgjigju
  • Populli: 30/07/2020 12:41

    Urraaaaa! E hengri satr*pin Palloshi i gjate!

    Përgjigju
    • Populli: 30/07/2020 19:59

      Ketu do jemi o Daku! Ne 2021 kjo Rilindja me kete qe beri do perfundoje si PD pas 97.

    • Daku: 30/07/2020 16:15

      O ""popull""paske ik per l*sh fare ti ore i shkete...akoma se kuptove ti kush e hengri tashti ore...po cfar ""populli""

  • Fitore: 30/07/2020 12:31

    Po , me ne fund u hapen pra. Ja ti shohim kta qe bejne sikur i do populli , a do futen ne parlament. :D

    Përgjigju
  • Haki: 30/07/2020 12:20

    Lefteri k*qe gomari eshte dhe do te jete. Porse keto vampirat me Rame e Balle po ua marrin leket edhe ne shpi o njèrez. Dhe me e bukura eshte se u pelqen... Mbase nje dite dikush ose disa do tu thone stop, mjaft! Njerez me dinjitet flas.

    Përgjigju
  • tani: 30/07/2020 12:20

    Po si quhen te hapura listat ku nga 140 deputete qe do ulen pas nje viti, 46 i kane zgjedhur Luli, Edi dhe Monika. Dmth qe plehrat e ketyre akoma do rrine ministra

    Përgjigju
  • Mali-qi: 30/07/2020 12:02

    Po ky Lefter Maliqi nje koqe gomari qe nuk di te lidhe dy fjale,nje injorant i funderrine,nje super hajdut qe nuk ka lene parti pa vajtur,tani e ka radhen te veje tel Lesh e Lija se vetem ajo i ka mbetur pa provuar,monster.

    Përgjigju
  • Lefi: 30/07/2020 11:56

    Lefter pacavurja nuk e kupton qe fotografimi i votes eshte i kundraligjshem,me keta injorante do behet vendi e do ecet perpara!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • rigoni nuk behet lis se nuk e ka per fis: 30/07/2020 11:44

    Ky maliqi me kete veprim hapur qe dekllaron voten e fshehte e siguroi vehten ne listen e deputeteve per vitin 2021, do zihen PD dhe Lsi per te marre kete deputet brillant si florini i krrabes

    Përgjigju
    • Bardh ziu: 30/07/2020 16:23

      E cja fut si kau peles dhe ti o ref.u.tradhetua...po ku rama e ku sali krimineli aman krahasim bere...po ramen vet zoti e mund o zoteri...dhe populli...po ketu qendron sekreti ...cfar ti bejm 70% te malukatit popull qe e do !?

    • Reforma u tradhëtua !: 30/07/2020 12:51

      Edhe saliut kur i vinte ora për të ikur u lehte amerikanve!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?