TIRANË- Mes debatesh është zhvilluar seanca plenare në Kuvend, kjo pasi Sali Berisha u bë sërish protagonist duke kërkuar më shumë kohë për të folur. Në mbrojtje të tij, dolën edhe besnikët Flamur Noka, Oerd Bylykbashi e Luçiano Boçi që kërkuan që Berisha të marrë fjalën, pasi deputetja Elda Hoti i kishte lënë radhën e saj.
Në fjalën e tij, Sali Berisha e vuri theksin te reforma në drejtësi, duke thënë se përse SPAK nuk heton ‘sarajet’ e Edi Ramës, apo Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajt për aferën e Inceneratorëve. Përgjigja i erdhi nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se Berisha sa herë është në hall sulmon organet e drejtësisë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar Sali Berishën duke i thënë të gëzohet se do bashkohet me Ilir Metën, por sërish do të marrin më pak vota. Ajo i tha Berishës se koha e tij ka mbaruar.
Përplasja mes tyre ka vijuar deri në orët e darkës kur Sali Berisha nuk hezitoi të ofendonte ministren duke i thënë "Spirobuçi" gjë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kryetares së Kuvendit, e cila kërkoi ndërprerje të seancës për të marrë disiplinore pasi ishte kryer shkelje e rëndë e etikës.
Pas konsultimit, Kryeparlamenarja Lindita Nikolla pohoi se Berisha kishte marrë vërejtje. “Bazuar në nenin 63 masë disiplinore; ‘vërejtjeje’ deputetit Sali Berisha”, tha Nikolla.
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Në votim morën pjesë 101 deputëtë,72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenuan. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cenonte interesin e shqiptarëve. Sipas Metës ishte e përgjegjësi e shtetit dhe nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve.
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Në votim morën pjesë 101 deputëtë,72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenuan. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cenonte interesin e shqiptarëve. Sipas Metës ishte e përgjegjësi e shtetit dhe nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve.
Pas fyerjes nga Sali Berisha, mori fjalën Elisa Spiropali duke i thënë se e nise punën si të ishte Skënderbeu i dytë dhe përfundoi si Saliu i fundit.
"Vetëm sa provove dhe me fjalën, dhe me ndjesën, dhe me skuqjen, dhe me pacipësinë që ne do vazhdojmë këtu Sali të mbyllim veshët, të mbyllim hundët kur ti flet këtu sa për të dhënë mundësinë që drejt Perëndimit të diellit të vazhdosh të shkosh sic ke bërë deri tani. I turpëruar si burrë, i turpëruar si gjysh, si politikan, si njeri sepse e nise këtë punë si të ishe Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit", tha Spiropali.
Pas saj mori fjalën edhe Klotilda Bushka duke thënë se nuk pranon këtë sjellje.
Teksa mori fjalën për të replikuar ndaj ministres Elisa Spiropali, Sali Berishës i është ndërprerë fjala për fyerje dhe pritet tw merret masa disiplinore.
"Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit si puna e salariotit që i dha vëllait të kësaj ministres, të Spirobucit", tha Berisha.
"Ju ndërpres fjalën. Nuk mund të pranohet kjo fyerje e rëndë. Është shkelje e rëndë etike. Keni shkelur rëndë Kodin e Etikës. Do ndërpritet seanca për të vijuar me masën disiplinore", tha Nikolla.
Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i është përgjigjur Sali Berishës duke e konsideruar shpërdorues të fjalës. Pas fjalqës së tij në Kuvend, Spiropali i tha se e mori përgjigjen nëse populli e do apo jo. Ndër të tjera i thekson se nuk do ta mposhtë Shqipërinë e nuk do të mundë të shkelë ligjet.
"O shpërdorues i fjalës, o beterr i komunikimit. Dije se me këtë që the, e bëre sot këtu në parlament, i ktheve përfundimisht pyetjes që të mundon dhe nuk të lë të flesh natën, të do apo jo populli. Populli që të flaku sic e meriton ta ka kthyer përgjigjen dhe sot me këtë që the e bërë i dhe edhe popullit përgjigjen përfundimtare se e ke merituar flakjen e tij, të SHBA, të cdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti që kur flet ti, sekëlldis mendjen, mbyll hundët, gati sa nuk mbyll sytë por do durojmë që ti tregojmë brezave të ardhshëm se si nuk duhet të jetë një burrë shteti.
Se si nuk duhet të flasë një politikan, se si nuk duhet të mendojë një njeri që përfaqëson popullin, si nuk mund ta përdhosësh shenjtërinë e vdekjes. Do durojmë, durimi me ty është i pafundëm për të provuar se atë që thoshte Pushkini që nuk ka iluzion më të ëmbël se të kujtosh kohët e shkuara dhe të pranosh të vërtetat e kohës. Nuk e pranon dot që e shkuara nuk kthehet më. Ky është problemi yt por nuk do të jetë i qytetarëve shqiptarë. Nuk mund ta mposhtësh Shqipërinë, nuk mund t'ia shkelësh ligjet", tha Spiropali.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar qeverinë që të rikthejë votën ose do bëjë cdo gjë që të ndalohet me ligj çdo forcë politike që nuk voton. Për këtë i referohet zgjedhjes së kryetarëve të degëve nga PS.
“E dini ju hemorragjinë e tmerrshme të trurit që keni krijuar këto vite me mijëra mjekë, pedagogë, psikologë, juristë të shkëlqyer të të gjitha fushave ikin sepse ju bëni një luftë amorale shtresës së mesme. E dini ju që për 9 vite në universitete publike të vendit në mënyrën më skandaloze ju ndaluat mbrojtjen e doktoratave. E dini ju që doktoratat janë një nga rrugët më dinjitoze të kërkimit shkencor. Ku e dini ju çfarë është shkenca. Ju jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur ua heq votën ai si nuk ndjeheni të turpëruar kur dilni para nesh dhe para shqiptarëve?
Ua them këtu, ose do riktheni votën ose do të dilni jashtë ligjit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë. Ju pret dalja jashtë ligjit. Çfarë eksperimenti bëtë me këtë? Si mund të jetë një parti? Apo se është e Edi Ramës? Unë ju kam kundërshtarë por do bëj gjithcka që cdo forcë politike, e cila nuk voton të dalë jashtë harkut kushtetues. Të ndalohet me ligj, të nxirret jashtë ligjit. Prandaj filloni betejën për rikthimin e votës”, tha Berisha.
Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij në Kuvend ka kritikuar qeverinë për qeverisjen. Salianji u ndal edhe tek thirrjet e deputetëve të PS-së të cilët kërkonin që drejtësia të godasë edhe në radhët e opozitës.
‘Një pjesë e madhe deputetëve të PS thotë se drejtësia do të funksionojë për të gjithë. Ne vetëm fjalën kemi. ka pas ish-ministra në anën tonë që mund të kenë kryer korrupsion, por për 9 vite nuk keni çuar ndonjë kallëzim. Ne mund t’ju kërkojmë llogari dhe ne pse nuk keni mbajtur premtimet. A ka këtu një marrëveshje të heshtur për t’u hedhur hi syve qytetarëve shqiptare. Shqipëria është turp, është kokë më kokë me Rusinë për korrupsionin. Sipas raporteve të OKB-së. Ne po ndërtojmë shtet pambuku, ku më i forti i mbyt të gjithë të tjerët.’- tha Salianji.
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj foli në Kuvend për Sali Berishën duke thënë se shpik pa fund por në të vërtetë ka vrarë më shumë se pandemia. Për këtë solli në vëmendje vitin 1994 duke thënë se u thye embargo dhe Serbia u furnizua me naftë. Ndër të tjera tha se Berisha e ka humbur të drejtën që të jetë e të flasë në parlament.
“Rezultati i reformës është që sot besimi te sistemi është më i madhe sesa ka qenë dhe cilësia më e lartë. Punë në atë reformë ka ardhur duke u përmirësuar. Vini tani e shpikni e shpikni pafund, se propaganda e arrin baltën e vetë por faktet janë fakte. Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Që nga Gërdeci, që nga 97’. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në ’94 vjen flet për pandemi e drejtësi. Ai e ka mundur pandeminë me vdekjet dhe prape guxon vjen këtu. Dhe ndonjëri nga këta, dikush e përqesh këtu nën buzë dhe ndonjëri e duartroket. E ka humbur të drejtën ai njeri të vijë këtu në Parlament e jo më të flasë”, tha Ahmetaj.
Ndër të tjera u ndal tek çmimi i energjisë duke thënë se janë një paketë është gati për në vjeshtë si dhe tregoi se sa shumë kursejnë qytetarët falë subvencionit nga qeveria.
"Janë 3 paketa. Një paketë është gati për në vjeshtë. Shumë kush e neglizhon, mos harroni që shumë kush nga ju ka informacion se çfarë ndodh në Europë. Një qytetar harxhon 128 KW, një nga ata që harxhon më pak dhe paguan afërsisht 1600 lekë në muaj. 452 euro mgw është çmimi në treg, qytetari duhet të paguante 8-fish më shumë. 117 mijë lekë të vjetra subvencionohet qytetari nga qeveria.
Doni një biznes të tensionit të mesëm, paguan 18.8 lekë. Duhet të paguante 40 lekë. Pra gati 2.3, 2.4 më shumë. Edhe një biznes i liberalizuar, djathtas dhe majtas nuk është në duart e tregut, po të ishte do të paguante deri në 45 lekë. Ky është një moment i duhur për të bërë këtë përmbledhje, lufta në Ukrainë ka valëzuar një sërë vështirësish ekonomike", tha Ahmetaj.
Një deputet ukrainas ka mbërritur në Kuvend. Në fotografitë e siguruara nga Report Tv duket se është pritur nga Klotilda Bushka, Blerina Gjylameti dhe Niko Peleshi.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi fjalën e Sali Berishën në Kuvend duke thënë se guxoi të ngrinte kokën për të thënë se drejtësia nuk e bëri detyrën e vet ndërsa nuk është thirrur ende për të dhënë përgjigje për asnjë dosje.
"Është keqardhje e madhe që sot të identifikoje mes radhëve e fjalimeve një anetemi brutal të drejtuesve të institucioneve më të larta të drejtësisë në vend. E dini kush është djalli, non grata. Shkoi deri në atë pikë sa i mori emër për emër të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, përjashtoi vetëm Krajën por të gjithë të tjerët i mori me radhë.
Sot djalli ngriti përsëri kokën, tha drejtësia nuk po bën detyrën e vet. Keqardhje e madhe në fakt për foltoren e Kuvendit, për Kuvendin e Shqipërisë që djalli ngriti krye, keqardhje edhe për prokurorinë speciale antikorrupsion që djalli sot nuk ju zuri me gojë sepse ka në institucionin tuaj dosje më shumë se ç'janë faqet e librave të shenjtë.
Djalli ka një numër të konsiderueshëm dosjesh dhe ende nuk është thirrur qoftë në njërën prej tyre. Djalli nuk foli për inceneratorin e Gërdecit ku ministrat raportonin te i biri i djallit. Sot djalli i erdhi i bëri gjyqin drejtësisë, turp i madh. Nuk është turp për ne, ne mazhoranca e kemi thënë, e kemi bërë standard qëndrimin tonë sa herë bëhet akuzë ndaj një përfaqësuesi të PS. PS nuk do të jetë zyrë avokatie.
Djallin e hoqëm nga drejtësia, por kemi punë për ta hequr nga Parlamenti. Që do e heqim do e heqim, është çështje kohe. Djalli këtu brenda do largohet. Sa kohë që partneri ynë, SHBA thotë se është një person që akuzohet për korrupsion të nivelit të lartë, këtu në Shqipëri, SPAK ende po kërkon prova. Provat janë aty. Unë jam një prej tyre që të dërgoj pafund prova. Më kanë thënë që kanë regjistruar një çështje për kompleksin Partizani.
Luftoi Gaz Bardhi që djalli të merrte fjalën e të shante Lul Bashën. Ky është konkluzioni i debatit sot. Me përpjekjen e paepur të Gazit, Saliu mori fjalën dhe foli për pallatin e Lulit që në vlerësimin tim, kushdo edhe nga qeveria ime, e PS që dëmshpërblen pallatin e Lul Bashës, duhet të përballet me drejtësinë. Ishte gënjeshtra e radhës e djallit për të hapur tymnajë brenda zjarrit që po djeg PD", tha Balla.
Në fjalën e tij para Kuvendit, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj kërkoi që të nisin hetimet nga organet e drejtësisë për të gjitha akuzat e Gazment Bardhit dhe Dashnor Sulës. Ishte Bardhi që akuzoi Ramën se është marrë leje për ndërtimin e 37 kateve dhe 5 kateve nëntokë, por kësaj ndërtese i janë shtuar 5 kate pa leje.
"Drejtësia sot nuk flet, vetëm belbëzon dhe jemi në udhëkryq të madh. Ne duhet ta mbështesim, jo thjesht nga foltorja duke thënë fjalë të bukura, por me një gjë të thjeshtë. Ne, politika duhet të japë aktin e vet, shembullin. Cili është? Bëni vettingun në politikë. Kush del sot këtu, të pranojë ta bëjë këtë gjë si një akt politik njerëzor moral që pranon që drejtësia të veprojë dhe pasi drejtësia të veprojë, të heshtë. KLP vijon me delegimin e prokurorëve andej këndej, një situatë pse u bë reforma në drejtësi.
Që sot, uroj që prokurori i përgjithshëm, KLP, KLGJ, drejtuesi i SPAK, ikën nga kjo sallë sepse sot në darkë pres të thërrasin Gazment Bardhin dhe Dashnor Sulën për denoncimet me prova. SPAK të nisë hetimet për pastrimin e parave, naftën dhe veprimtarinë pa leje e të tregojë të gjithë të dyshuarit që nga Edi Rama deri tek ministrat. Sot e ka radhën drejtësia, ne të tjerët duhet të heshtim pasi ajo të flasë", tha Alibeaj.
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit duke përmendur konferencën për shtyp të Edi Ramës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Bruksel. Berisha thotë se Rama kërkon të mbulojë përvetësimin e 1000 metrave katrorë në Durrës me angazhimin e NATO-s në Porto Romano.
Sipas Berishës, Rama recitoi për bazën detare të NATO-s ndërsa Jens Stoltenberg foli vetëm për rolin e Shqipërisë dhe Ballkanin.
"Unë e përshëndes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme me Elemanin të përvetësimit të 1000 m katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me angazhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive.
Pata kënaqësi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshendes.
Nga ana tjetër është guxim i madh të dalësh e të shëtisësh kur ke damkën e një megakorruptori e një persekuoti të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjithçka për të lartë paratë e krimit", tha Berisha.
Flutura Açka ka apeluar që deputetët të mos i ndjellin më vdekjen ish kryeministrit Sali Berisha. Ajo theksoi se në Kuvend duhet të flitet për jetën dhe për shpresën dhe jo për vdekjen.
"Askush nuk mund ti uroj vdekjen opozitës. Është shumë e shumtuar që përmendet vdekja kaq shumë. Secili prej nesh do kthehet një ditë në një pemë të madhe, që do rrëzohet. Sa herë të përmendësh vdekjen, duhet ristrukturuar. Çdo njeri ka të drejtë të vdesi në mënyrën e tij.", tha Açka.
Deputetja demokrate gjithashtu kërkoi më shumë respekt ndaj kolegëve dhe të kujdesen për etikën.
Sali Berisha është bërë sërish protagonist në Kuvend, duke kërkuar më shumë kohë për të folur. Ai nuk largohej sërish nga foltorja e Kuvendit ndonëse Ermonela Felaj i kërkoi të mbyllë fjalën pasi koha e tij mbaroi.
Pjesë nga debati:
Felaj: Ka mbaruar kohën tuaj
Berisha: Jo prit një minutë, se më ke marrë shumë kohë.
Felaj: Ka mbaruar koha juaj. Tani nuk po ndodh një shkelje ndaj jush
Berisha flet pa mikrofon: Më lini dhe një minutë, qytetarët kanë interes
Felaj: Ka mbaruar koha juaj. Nuk mund ta zini foltoren do më duhet të zbatoj rregulloren deri në masën më të rreptë. Ju lutem lironi foltoren.
Pas fjalimit të Berishës i cili tha se përse SPAK nuk heton sarajet e Edi Ramës, i është përgjigjur Ministri i Drejtësisë. Manja tha se Berisha është në hall, prandaj sulmon organet e drejtësisë.
“Dihet qëndrimi tij në raport me reformën në drejtësi. La qenë kundërshtar i ashpër. Ajo që është e re sot, këtë ma besoni dhe për kolegët që janë më të vjetër në sallë. Sulmi që u bëri organeve të drejtësisë tregon se drejtësia po funksionin. Sa herë ka zor sulmon drejtësinë, e ka pasur në ADN. Sot ka hall, dhe kjo është e reja se drejtësia ka filluar të lëvizë. Të tjerat i përkasin të shkuarës”, tha Manja.
Teksa ishte duke mbajtur fjalën e saj në Kuvend, duke folur për Berishëns ministrja në një moment mbytet. Kjo gjë ka shkaktuar të qeshura te Gazment Bardhi dhe deputetin Korreshi.
Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironuzar bashkimin e Berishës dhe Metës.
Koha juaj ka mbaruar me kohë po mjerë ai që nuk d të ndahet nga politika. Ju ka zënë një hare e madhe e shoh. patjetër se mendoni se keni fituar pushtet mbi opozitën po aty do jeni për aq sa kohë nuk dini të vendosni herë me shoqërinë. Do shtoheni me Ilirin që 5 vite në presidencë ishte aty e me mendje ishte te kryeministria. Ta gëzoni edhe Ilirin se sa më shumë veta të bëheni aq më pak vota do merrni. 'Kuturunë' tuaja nga askundi nuk i dëgjon më njeri. nuk jemi ne armiqtë` tuaj. Armiku i atij që foli ishte drejtësia. Ju keni qenë armiq të kësaj reforme që në gjenezë.- tha Spiropali
S'ka lënë pleq, e plaka në shtëpi pa folur. Është trillues me shumë fantazi. I ka rënë në qafë shumicës së politikanëve nga kjo anë e parlamentit dhe atyre nga krahu juaj. Disa prej tyre janë tërhequr pasi s'mund ti duronit linçimet e tij. Kur në politikë s'ka as din e as imam, patjetër që të gjitha termat do përdoren e janë përdorur. Vdekjen s' ja urojmë, por i urojmë një jetë të gjatë. Për interesin politikë ku ta gjejmë të kemi përballë një njeri të tillë, zot i dhëntë ymër. Trashëgimia e tij politike, nuk influencon te ne. Ne i kemi dhënë një shtysë për ti larguar veseve të tija politike. Drejtësia që ishte kapur në të gjithë dimensionin e s' ja, e as që mund ta mendonin që ta dënonin njëri tjetrin, sot për herë të parë kemi deputetë, kryetar bashkish, të mazhornacës që janë hetuar, gjykuar e dënuar madje. Pa patur mbështetje politike, apo futje hundësh në punët e drejtësisë. Këta mund ta dëshmojnë se is kurrë më parë ka kërkuar hetim të plotë 360grade.
Ai ka marrë një nga dënimet më të mëdha nga aleati ynë më të rëndësishëm: Korrupsion madhor, minim të demokracisë. Tani aleatët janë bërë bashkë e kanë të njëjtin qëndrim. I erdhi zëri dhe atij tjetrit, që doli pa u lagur nga gjykata e lartë edhe pse në video ishte me zë e figurë. Hajduti që bërtet kapeni hajdutin, është turp. Po riciklohen mbetjet e vjetra e si akuza të reja. 24 çështje është administrate jonë tatimore që i ka çuar në SPAK. Të gjitha rastet e evazionit ja kemi çuar. Dhe çdo mizë e bletë që del në televizor duke çukitur, gjëra që ne i kemi denoncuar. sikur çfarë po ndodh, po ne s’ja dimë mizave bletëve se ç'kanë bërë…- th aajo ndër të tjera
Sali Berisha tha në Kuvend përse SPAK nuk heton 'sarajet' e Edi Ramës.
“Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLGJ-së, KLD-së e me radhë, t’ju thonë pse nuk hetojnë Sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë m të deklaruar se e ka blerë me 2 euro në një kohë kur shitej me 20 euro apo 40 euro në atë zonë? Pyesni pak pse nuk hetojnë 'pallatin pajë' të familjes Basha për të cilin s’kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejne ndërtuesin, vetëm para 3 javësh me 11 milionë euro me 99% të fondit limit dhe i vetëm në garë?
Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn për aferën e tmerrshme të djegësave 420 milionë euro të firmosur nga kryeministri si kontratë duke deklaruar se shkela ligjin, me një procedurë antiligjore që mund ta përdorin vetëm hajdutët e nivelit më të lartë.Pyesni pak çfarë hetimi ka bërë kjo drejtësi për shfrytëzimin barbar të pasurive kombëtare? Janë kthyer në një mallkim të vërtetë për ju qytetarë. A pasuroheni ju, a mëkëmbeni ju nga viti në vit nga shfrytëzimi i këtyre pasurive? Jo dhe jo sepse oligarkët e qeverisë njëlloj si kolonizatorë, ju shfrytëzojnë deri në palcë. Çfarë bëri Edi Rama për pasuritë natyrore? Hoqi rentën o qytetarë. Hoqi rentën duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare të Shqipërisë. Ku shkoi renta? Në xhepat e qeverisë dhe të oligarkëve. Ajo ishte lënë për infrastrukturën lokale për ju.
Çfarë ndodh me këtë drejtësi? A e dini ju që në aferën e djegësve Erion Veliaj vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë dhe çdo ditë disbursohen nga paratë tuaja 80 mijë euro për këta hajdutë? Çfarë bën kjo drejtësi? Cila drejtësi është kjo? A e dini ju se 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar 210 milionë euro? Ka kushtuar 30 milionë euro km. Ka shkuar 40% më shtrenjtë se kilometri në tunelin e Kalimashit. 100% më shtrenjtë se km në tunelin e Krrabës. Hetojnë këta...Prandaj këta u thurin lavde këtu dhe i duartrokasin.
A e dini ju qytetarë që vëllezërit, motrat, nënat, baballarët vdisnin në Shqipëri nga COVID si në asnjë vend tjetër në Europë sepse Ministria vidhte dhe vetëm vidhte fonde të caktuara nga buxheti për ndihmën tuaj. E dini ju pse nuk hetojnë këta gjykatës dhe prokurorë në një kohë kur qeveria merr nga ju 340 milionë euro nga çmimet e larta. I merr dhe i ndan me oligarkët e vet dhe ju ua preu edhe atë fond minimal që ua dha para 3 muajsh.
Pyeteni pak këtë zonjën e KLGJ pse mban sekret ti Vettingun e Sokol Sadushit, Pupos dhe të gjykatësit tjetër të Gjykatës së Lartë. Çfarë sekreti është ai? Ua them unë. Sepse të tre ata e kanë vendin pas hekurave. Të tre ata kanë pasuri kriminale të fshehura. Ata janë ushtarë të partisë prandaj mbeten aty për të mbajtur peng.
Pyeteni pak qytetarë, a e dëgjuat ju ministrin e Brendshëm si recitonte? Sepse ai familjarisht ka marrë miliona në atë reformë. Ka marrë miliona! Pyeteni pak ç’është marrëveshja Llagami-Fico për dosjet tuaja? Se si Delina Fico, bashkëjetuesja e ministrit merr miliona për të shqyrtuar me anëtarët e Institutit East-West, dosjet tuaja sipas porosive të partisë", tha Berisha.
Në përgjigje të akuzave të forta të deputetit demokrat, Gazment Bardhi, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mga foltorja e Kuvendit, i bërë thirrje qqë t’i drejtohet Prokurorisë për çdo denoncim, ndërsa shtoi se PS nuk bëhet mburojë e askujt që shkel ligjin.
“Në radhë të parë, çdo denoncim, jo vetëm i zotit bardhi, por ehe i cdo qytetari apo parlamentari, është i mirëpritur. Askush nuk e ndalon Prokurorinë të hetojë dhe gjykatën të dënojë, për çdo njeriu që shkel ligjin në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha, askujt PS nuk i është bërë mburojë dhe nuk do t’i bëhet mburojë. Reforma është marrë me seriozitet që ditën e parë nga mazhoranca jonë, e mbështetur nga partnerët tanë, por e refuzuar nga eksponentë të opozitës. Besoj se Reforma në Drejtësi, ndoshta më e madhja, duhet parë si një mozaik, të cilit duhet t’i largohesh pak për të parë efektet. Besoj se në një bilanc 5-vjecar unë mendoj që është nga reformat me rezultate më të jashtëzakonshme për shoqërinë shqiptare”, tha ministri.
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka ndërprerë seancën e Kuvendit për shkak se ish-kryeministri Sali Berisha nuk largohej nga Foltorja.
Debatet nisën për shkak se deputetja Elda Hoti tha se do t’i linte radhën e saj të fjalës Sali Berishës, por Felaj tha se nuk lejohet pasi ajo është pjesë e një e ‘Aleancës për Ndryshim’.
Besnikët e Berishës, si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi kërkuan që t’i jepej fjala Berishës pasi sipas tyre rregullorja e lejon që të marrë radhën e një deputeti tjetër. Por. Felaj tha se kjo nuk është në rregullore dhe në Kuvend filluan debatet.
Berisha nuk u largua nga foltorja për t’ia lënë fjalën deputetit socialist Pandeli Majko dhe për këtë arsye Felaj ndërpreu seancën.
Felaj: Nuk mund ta këmbeni kohën vetëm me një deputet të grupit parlamentar.
Alibeaj: Hoti është pjesë e grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim.
Noka: Ti e ke aty njoftimin.
Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën.
Bylykbashi: Rregullorja parashikon ndërrimin e fjalës së deputetëve me marrëveshje.
Felaj: Koha e debatit është 4 orë. Secili grup ka kohën e tij.
Seanca e sotme plenare ndër foto! Këto janë momentet më pikante. Një moment që ka tërhequr vëmendje shihet ministrja Elisa Spiropali që i tregon 3 kolegëve të saj ministra, Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe Elva Margariti diçka në telefonin e saj.
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka denoncuar në Kuvend ndërtimin e një gradacele në Tiranë. Bardhi tha se është marrë leje për ndërtimin e 37 kateve dhe 5 kateve nëntokë, por kësaj ndërtese i janë shtuar 5 kate pa leje.
Sipas Bardhit, ndërtuesi i ka shtuar këto 5 kate shtesë pa leje, pra në total gradacela ka 45 kate nga 37 kate për të cilat ishte kërkuar leje.
Deputeti shprehet se pasi ka ndërtuar pa leje 5 kate, ndërtuesi ka bërë kërkesë për shtim katesh, ndonëse tashmë i kishte ekzistonte. Bardhi shton se ka bërë kërkesë në Bashkinë e Tiranës për këtë rast dhe i kanë thënë se kërkesa për shtimin e kateve i është refuzuar ndërtuesit pasi bie ndesh me nenin 17 të VKM 408.
Sipas Bardhit, Rama ka ndryshuar ligjin për interesa të këtij oligarku. Bardhi tha se me firmë të ministres Belinda Balluku dhe zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Rama ka ndryshuar nenin 17 të VKM. Demokrati thotë se institucionet ulin kokën përballë të pakrshëmve të cilët i mbron Edi Rama.
“Drejtësia e ka marrë emrin e re, por në sjellje vijon të e të e vjetër. Në 5 vite sipas të dhënave të Ministrisë së drejtësisë 3304 qytetarë janë dënuar për ndërtim të paligjshëm, asnjë prej tyre nuk ka bërë si ndërtim të paligjshëm gradacela e biznese, kanë rregulluar çatitë e shtëpive të rrënuara, dhomën e gjumit ose murin rrethues. Pavarësisht se kanë qenë në majë të malit nuk i kanë shërbyer syrit të institucioneve, u ka shkuar IKMT, policia, prokuroria. Ata mund të ndërtojnë pa lejë ngjitur me zyrën e kryeministrit, përballë sallës së Kuvendit, përballë derës së zyrës së prokurorit të Përgjithshëm, në lagjen ku banon drejtori i policisë së shtetit. Janë të qetë se të gjithë këta e dinë se do ulin kokën përpara ndërtimeve që bëjnë të paprekshme.
Kjo është drejtësi më e vjetruar se drejtësia e vjetër, kjo nuk është drejtësia që siguron barazi para ligjit. A mund të më thoni pse është i ndryshe ndërtuesi i këtij gradacele. Nuk ndajnë pjesë e oborrit të kryeministrisë, nuk ndajnë para, nuk kanë mbrojtjen e kryeministrit. Nëse je pjesë e oborrit, nëse ke mbrojtjen e tij, drejtësia e re ul kokën mbyll sytë dhe nuk shikon. Nëse je pjesë e oborrit të kryeministrit mund të ndërtosh jo një mur, por 5 kate në mes të Tiranës me vlerë 30 mln euro dhe të gjitha institucionet ulin kokën. Të gjithë janë në garë kush ti shërbejë më parë për të fshehur ligjin. Të jemi i qartë, nuk bëhet fjalë vetëm për këtë ndërtim, ky është 1 nga 10 rastet e gradacelave ku kanë mbirë kate pa leje. Këta rast e kam te dokumentuar me dokumente. Rama i ka dhënë statusin e paprekshëm, por vë shtetin për të mbuluar paligjshmërinë.
Merr leje për 37 kate dhe 5 kate nëntokë dhe ndërton 42 kate mbi tokë dhe 5 nëntokë. Pasi i ndërton pa leje ligji nuk vepron. Rama ndryshon ligjin për interesa të këtij oligarku. Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për këtë ndërtim Rama ka firmosur dy vendimi miratimin e lejes së zhvillimit për 37 kate dhe e dyta për lejimin e shtimit të disa kateve. Rama urdhëron Veliajn të miratoj lejen e ndërtimit për shtesë të disa kateve, dy muaj pasi e kisha vënë në dijeni kryetarin e bashkisë dhe kryeministrin, Veliaj bën sikur nuk kupton por më informon se nuk e ka miratuar kërkesën. Katet shtesë pa leje janë bërë fakt i kryer, Veliaj që shet çdo gjë më referon të pyes të IKMT se sipas tij inspektimi është kompetencë e tyre. sipas informacionit të bashkisë i referohet i lejes është bërë për arsye se ndryshimi i projektit të propozuar, kërkesa për shtim katesh, nuk është në përputhje, ndalohet nga neni 17 i VKM 408. Ca bën Rama? Vendos shtetin në shërbim të paligjshmërisë . 10 ditët pasi bashkia refuzon të miratojë lejen e ndërtimit për shtimin e kateve se bie ndesh me nenin 17, Rama me firmë të ballukut dhe Ahmetaj miratoni vendimin 457 të Këshillit dhe ndryshon nenin 17 të VKM. Kur ndërtojnë të paprekshmit Rama ul kokën, policia ul kokën, prokurori ul kokën. Ndryshon ligjin për ta bërë një ndërtim të paligjshëm, të ligjshëm", tha Bardhi.
Përgjigjen e mori menjëhërë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tah se askush nuk i ndalon institucionet të hetojnë, ndërsa theksoi se Partia Socialiste deri më tani nuk ka marrë askënd në mbrojte.
“Çdo denoncim është i mirëpritur, askush nuk e ndalon prokuroria të hetojë për çdo njeri që shkel ligjin. PS nuk i është bërë mburojë askujt deri më sot dhe nuk do i bëhet. Moment shumë i mirë që të bëjmë një bilanc”, tha Çuçi.
Nga vendi, deputeti i PD-së, Enklejd Alibeaj, u shpreh se kryetarja Kuvendit, Lindita Nikolla ështëduke abuzuar me pozicionin e saj.
Po abuzoni me pozicionin tuaj. Kush e vendos, unë jam kryetari i komisionit. Jo vetëm që jeni me një muaj e gjysmë me vonesë por keni bërë diçka që nuk është e drejtë. Kaluam rezolutën e Srebrenicës dhe jo të Kosovës? Seancën tjetër do duhet domosodshmërisht të jetë rezoluta jonë por edhe rezoluta tjetër.- tha ai
Në një kohë kur në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, ‘Aleanca për Butrintin’ po organizon një protestë, për të kundërshtuar administrimin e Parkut të Butrintit
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha se seanca parlamentare po zhvillohet në kundërshtim me ligjin, pasi nuk ka kuorum.
“Me 49 deputetë dhe u çel seanca, nuk ka kuorum. Mungesë respekti që kur debatojnë për projektligje, mungesa e anëtarëve të qeverisë është gjithmonë, përveç Spiropalit, aq më tepër me kolegët me njëri tjetrit, është e pamoralshme, që duke diskutuar në Foltore menjëherë dalin kutit e votimit pa përfunduar debatet për projektligjin”, tha Sula.
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka hedhur disa akuza në Kuvendin e ditës së sotme sa i përket miratimit të rezolutës të Srebrenicës. Shehu kërkoi që votimi të ripërsëritet pasi është Komisioni i Kryetarëve është mbledhur në mënyrë sekrete.
'Votuam në mënyrë absurde, është no sens në kundërshti me rregulloren. Duhet të ndryshoni miratimin e rezolutës. Ku e dimë ne si janë numëruar. Prandaj duhet votimi elektronik këtu. Është ,mbledhur në mënyrë sekrete komisioni kryetarëve. Ju kërkoj të mbivendosni rregulloren, të korrigjohet mënyra e votimit për rezolutën e Srebrenicës. '- tha Shehu.
GARDA TE MOS LEJOJE SHPELLARIN BERISHA TE HYJE NE PARLAMENT.....TE SHPALLET NON --GRATA PER TE HYRE NE PARLAMENT...
PërgjigjuTi i takim popullit shqipfolës serborus e jo popullit shqiptar, Shqipëria ështé në shitje nga shqipfolës si Edvin shkjau shqipfolës me kompani
Qenkan fut patronazhistat me pagese ne mbrojtje te jevges Spirop*dh*! Jo se eshte Berisha ndonje burre i mire por kaq te ndyre jane soji i kesaj jevges lepirese sa qe kane arritur te reabilitojne figuren e Berishes ne syte e shume njerezve qe e kane urryer!
PërgjigjuSali berisha nji germadh politike qe tenton qe shkaktoj destabilitet
PërgjigjuHahahaha
Ky pleher nuk e kupton se i ka ikur koha ose ndoshta e kupton por nuk do qe ti iki
PërgjigjuMe liken ne Rec saluk kryekomunisti te losin domino
Përgjigjupo ta mbaje ate parti qe e shkaterroi bashke me lulin per interesat e veta personale
Përgjigjupo ik o qen se e ke zaptuar pd e ke bere si dyqan privat po e shfrytezon per interesat e tua personale
PërgjigjuKta perher e nxjerrin te keqen ne te miren ndonjehere sali duhet ta pranosh qe disa jane me te mire se ti
Përgjigjupo shiko mor sali sarajet e tuja qe ua ke vjedh poopullit te shkrete ne kohen tende ,,, duke ua vjedh me mashtrimet e tua e korrupsioneet e tua te pafundme
Përgjigjumore salli po te kishin nevoje qytetaret e p ote kishin interes ndaj teje do te te kishin mbeshtetur ne meyre reale pa u dashur qe te japesh aq lek qe ata te dilnin ne protesten tende te deshtuar!
PërgjigjuKLANSEKTI PS,PD,LSI, PASUESIT E DENJE TE PPSH JANE NE HALL TE MADH DHE BËSHTYJNE NJERI TJETRIN. NDRYSHIMI DO TE VIJE SE E KERKON NJE POPULL I TERE. KLANSEKTI PS,PD,LSI DO TE "VARROSET" PERSEGJALLI,KOHA PER KETE PUNON. SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE U DUHEN NDRYSHIME,PERMBYSJE TE KLASES AKTUALE POLITIKE SA KRIMINALE AQ TE DEGJENERUAR DHE PA MORAL. VAFSHI NE ESFEL TE GOMERËVE MOR DEGJENERATA.
PërgjigjuKëta të opozitës,kujtojnë se duke akuzuar shumicën me akuza të tipit babale do vinë në pushtetet,po juve edhe BABALJA jua futi sa krahu dhe ju la shëndenë andej nga e çuar vetë,se po të qe këtu do qelbnit dynjanë më mutsillikun babale salhijani ,nejse puna e juaj,veçse shqiptarët ju njohin dhe ju kanë dhënë e do t'ju japin atë që u takon atë të Noc rrokut.
Përgjigjuo gazi ku ishe ti se kishin munguar budalliqe qe thuan na kishte marr malli , po si ndryshon ligji per 5 njerez o rob budalla
Përgjigjupo ik o gazmend si mund dikusht te ndroj nje ligje ne nje vend qe jetojn 2 miljon njerez dhe ligji te ndryshoj sipar gazmendit te nongrades dhe te ndryshoj per 5 njerzit e rames budalliku me i madh ne bot
PërgjigjuPo pse nuk i cojne ne prokurori akuzat keta, por dalin e bejne show? Apo opozite do nxjerr inatin qe kam 12 vjet pa pushtet..
PërgjigjuPo ju keni marre fund o njerez keni marre fund
PërgjigjuJu pd skeni pune tjeter vetem me fol si budallenj
PërgjigjuHetoni njehere ata nongratat qe kane goje e flasin kot
PërgjigjuPo i pari qe duhet hetuar esht non grada i pdse se ai ca ska ber per kete vend. Kryekriminel
PërgjigjuNe kohen e tyre nongratat benin namin dhe shpetonin pa asnje lloj kontrolli. Prokuroria keta qe merren me lloj lloj llafesh te hetoje para se te flase
PërgjigjuSe keta te pds kur ishin ne pushtet ne fakt sben asigje per kete vend vetem e shkaterruan ate
PërgjigjuKeta re pdse skan cbejne me shume dhe prandaj dalin e japin deklarata te tilla kot se koti . Turp
PërgjigjuRames i vini anash ju,keni Saliun hajdutin me te madh e spo i thot gje njeri,na tregoni njerezit e tjere te Rames
PërgjigjuO Bardho boll fare mer burri dheut se le nam…Rama pp ben me te miren per te gjithe ne
PërgjigjuGjithmone vetem pallavra flasin keto te PD-se,mjer ne qe rrethohemi nga njerez tw till
PërgjigjuO zot kush flet prokuroria le te hetoje ate nongraten tuaj qe e keni gjasme kryetar more pederast
Përgjigjuky eshte injorant flet pa piken e sensit , ca idioti qe eshte o zot si mund te ndryshohet mar burr ligji per nje person
PërgjigjuPo cfar thua more legen prokuroria duhet tju hetoje juve si parti iher se jeni te gjithe llum
PërgjigjuHetu3sit do merren njher me salen e me ty o bardh pastaj me te tjer se vetem ju jeni kryeminelat qe duhet te shfarroseni nga vendi
PërgjigjuPer spak pervec juve nuk esht asnje tjeter o bardhi me kryeminelin kryesor nongraten salen.
PërgjigjuKeto nongrata benin namin ne kohen e tyre kan goj dhe flasin. Per spak jeni ju
PërgjigjuPo ky bardhoshi cthot ky a medet ku kan arrit kta skan me ca kapen dhe fillojn te shprehin vetem mllef
PërgjigjuAabbaabababab kur u bot dhe ju me fol
PërgjigjuKeto te pd nuk dine te flasin gje tjeter vetem gjera koti
PërgjigjuPupupu vetem budalliqe flasin kto
PërgjigjuPo ikni ore se lat nam
PërgjigjuAq shume sa e komentoni ramen ju tregoni qe jeni te papune e skeni ca beni
PërgjigjuVetem budalliqe flasin kto na vdiqen
Përgjigjusi spaten njehere fakte kur flasin keto te PD, i kane vetem brockulla
PërgjigjuAman mo ky qeftja sdi gje tjeter vec te llapi kot
PërgjigjuPo dyert e blinduara a i kan vendos a i ke pa
PërgjigjuNxirrini perpara drejtesis liderin tuaj pastaj dilni e flisni per ramen
PërgjigjuSa mir i di ti o gaz bardhi po shif se ndoshta nuk i ke pa mire hahaha
Përgjigjuper mendimin tim prokuroria tju hetoje nje e nga nje juve te Pd
PërgjigjuThoni hetuesis te hetoj njeher saliun per krimet e bera e pastaj meruni me ramen
PërgjigjuJu shikoni ligjet e ndryshuara nga saliu qe e shkaterruan popullin dhe vendin
Përgjigjuvetem budalliqe flasin keto te pd
Përgjigju