Kuvendi i Shqipërisë ka nisur nga puna për të zëvendësuar 5 anëtarët e Komisionit Rregullator, një nga tre shtyllat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për shkak se ju përfundon mandati më 5 tetor.
Për këtë arsye, ditën e nesërme në Komisionin e Ligjeve do të diskutohet kjo pikë dhe do të shpallet vakanca në këtë komision, duke hapur në këtë mënyrë aplikimet për të gjithë kandidatët e interesuar.
Pesë kandidatët e Komisionit Rregullator zgjidhen 3 nga Partia Socialiste dhe 2 nga Partia Demokratike.
Plotësimi i Komisionit Rregullator me anëtarët e rinj është me rëndësi në këtë moment, për shkak edhe të zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit.
Komente
