Kërkesa për mandatin e Arben Ahmetaj, ka rikthyer vëmendjen tek precedentët e mëparshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Si ka ndodhur përballë një kërkese për arrestimin e deputetit.
Në vitin 2012 mori fund koha kur deputetët kishin imunitet të plotë dhe ndaj tyre nuk mund të fillohej asnjë lloj hetimi pa kërkuar paraprakisht heqjen e imunitetit nga Kuvendi.
Në Shtator 2012, imuniteti i deputetëve u kufizua vetëm në mbrojtjen nga arresti dhe kontrolli i pasurive, por Prokuroria mund të hapte hetim pa kërkuar leje nga Kuvendi.
Brenda vitit 2015, tre deputetëve iu hoq imuniteti.
I pari, ishte Mark Frroku, për të cilin kuvendi I hapi rrugë arrestimit të tij pas kërkesë nga shteti belg, ku deputeti akuzohej për një vrasje atje.
Vendimi i dytë po në 2015, ishte heqja e imunitetit për Tom Doshin. Ai akuzohej për shpifjen e një komploti për vrasjen e tij nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Një tjetër deputeti që iu hoq mandati ishte dhe Armando Prenga. Prokuroria e akuzonte për plagosjes e personi në “Lagunën e Patokut” në Lezhë.
Në Tetor të vitit 2017, Parlamenti votoi kundër kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.
Por në 2019-ën, PS tentoi rishikimin e nenit 118 dhe 119 që përcaktonte se hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend.
Por në moment të fundit, socialistët u tërhoqën dhe nuk bënë asnjë ndryshim në rregullore. Rasti më i fundit ishte ai në 2022; Alqi Bllako la mandatin pas ngritjes së akuzave për çështjen e inceneratorëve, rast që do të pasohet me Arben Ahmetajn, i cili është edhe zv, kryministri i parë në këto 30 vjet për të cilin kërkohet arresti.