PS nuk ‘lëshon’ Olta Xhaçkën, mandati s’dërgohet në Kushtetuese! 65 abstenim, 9 kundër, 25 pro! Opozita: Turp! Spiropali: Do i kërkojmë mendim Komisionit të Venecias

13 Shtator, 00:42| Përditesimi: 13 Shtator, 14:01

  • Share

TIRANË- Për herë të dytë, deputetët e PS nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të socialistes Olta Xhaçkës për verifikim. Pas një seance maratonë në Kuvend, 65 ligjvënës socialistë abstenuan, 9 votuan kundër dhe 25 deputetë të opozitës votuan pro. 

Vetë deputetja Xhaçka nuk mori pjesë në votim edhe pse ishte e pranishme në sallë. Ndërkohë, 9 deputetët që votuan kundër ishin Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë as kryeministri Rama, i cili nuk ishte i pranishëm fare në sallë.

Sapo përfundoi votimi, opozita përplasi tavolinat ndërsa e cilësoi një turp vendimin e socialistëve për të mos zbatuar urdhrin e Gjykatës Kushtetuese. Ashtu siç Report Tv e ka raportuar, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi në përfundim të seancës se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim.

Opozita: S’kemi gjykatë kushtetuese

Spiropali: Teksa Kuvendi ka zbatuar gjithë procedura parlamentare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, meqë ky vendim nuk miratohet, pasi nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji, nesër i drejtohem Komisionit të Venecias për mendim.

Opozita: T’iu vijë turp. Turp.

Kuvendi kërkon që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin,  për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Opinioni nga Komisioni i Venecias do të kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit.

Votimi për mandatin e Olta Xhaçkës
Abstenuan
65 deputetë PS
Votuan kundër
1- Jurgis Çyrbja        (PS)
2- Bledi Çuçi,            (PS)
3- Damian Gjiknuri,   (PS)
4- Anduel Tahiraj,      (PS)
5- Paulin Stërkaj,      (PS)
6- Petro Koçi,            (PS)
7- Klodiana Spahiu,  (PS) 
8- Shkëlqim Bullari   (PS)
9- Bujar Çela            (PS)   
Votuan Pro
25 deputetë të opozitës

Dy raporte
Opozita dhe mazhoranca dolën me dy raporte të ndara. Në raportin e Partisë Demokratike Kuvendit i kërkohej të zbatonte vendimin e gjykatës kushtetuese. Ndër të tjera kryetares së Kuvendit i kërkohej të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me detyrimin për të votuar “PRO” dhe të vendosë dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën kushtetuese pa vonesa.

Nga ana tjetër, mazhoranca në raportin e saj dukej sikur kishte bërë hapa pas nga qëndrimi i saj i prerë për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese. Në raport, PS argumentonte se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, edhe pse në raport nënvizohej se do të jenë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të vendosin vetë me votë.

Çfarë tha Gjykata Kushtetuese?

Mandati i Olta Xhaçkës duhet të shqyrtohet pa vonesa në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët janë të detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt, tha Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë më 10 korrik 2024 ku shfuqizoi vendimin e parlamentit i cili refuzonte dërgimin në këtë gjykatë të mocionit të opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në muajin prill, socialistët e interpretuan votën e tyre me faktin se pavarësisht se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, deputetët, sipas kushtetutës janë të lirë në vendimmarrjen e tyre. Por me vendimin e 10 korrikut iu bë e qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.

Çështja “Xhaçka” ka nisur që prej qershorit të vitit 2022, kur opozita kërkoi heqjen e mandatit të saj me argumentin se deputetja socialiste është në konflikt interesi për shkak të titullit investitor strategjik që bashkëshorti i saj gëzon me vendim qeverie.

Votimi për mandatin e Xhaçkës
 

Dy raportet e Mazhorancës dhe Opozitës për mandatin e Xhaçkës (PDF)

 

Ora 01:34
Çështja ‘Xhaçka’, ja pyetjet e PS për Komisionin e Venecias: A mund të detyrohen deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar?

1725300522_oltaxhacka.JPG
 

Foto: Olta Xhaçka

PS nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herë të tretë, duke mos dërguar mandatin e Olta Xhaçkës për verifikim.  Kryetarja e Kuvendit njoftoi se do t’i drejtohet nesër (pra 13 shtator) Komisionit të Venecias për mendim. 

Po kush do të jetë objekti për të cilin do kërkojnë mendim?

Në raportin dërguar Kuvendit lidhur me mandatin e Xhaçkës, ishin dhe pyetjet që PS ka përgatitur për Komisionin e Venecias, duke kërkuar mendim në lidhje me përplasjen e kompetencave të Kuvendit dhe Kushtetueses.

Pyetjet për Komisionin e Venecias
1- Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar?

2- Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputetit? Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

3- Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues, jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?

4- Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç'raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë, krahasuar me kompetenën e gjykatës përkatëse?

5- Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit? Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë cështjen në gjykatën e caktuar?

Ora 01:30
EMRAT/ ‘Dolën nga rreshti’, kush janë 9 deputetët socialistë që votuan kundër dërgimit të mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese

PS për herë të tretë nuk zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos dërguar për verifikim mandatin e Olta Chaçkë. Para votimit, burime për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi bënë me dije se PS do abstenonte. 

Dhe në fakt shumica e grupit parlamentar të PS abstenoi. Nga 99 deputetë të pranishëm në sallë, 65 socialistë abstenuan, 9 të tjerë votuan kundër, 25 deputetë të opozitës votuan pro. Vetë Olta Xhaçka nuk mori pjesë në votim, ndërsa në sallë nuk ishte as kryeministi Rama. 

Në ndryshim nga shumica e kolegëve që abstenuan, 9 deputetë socialistë 'dolën nga rreshti' duke votuar kundër.

Deputetët e PS që votuan kundër

-Jurgis Çyrbja

-Bledi Çuçi

-Damian Gjiknuri

-Anduel Tahiraj

-Paulin Stërkaj

-Petro Koçi

-Klodiana Spahiu

-Shkëlqzim Bullari

-Bujar Çela

Ora 00:14
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Keni burgosur kryetarin e opozitës me pretekstin se s’ka zbatuar një vendim të Shkallës së parë, krekoseni me shkeljen e urdhrave të Kushtetueses

Me debate u zhvillua çështja e mandatit të Xhaçkës në Kuvend, ku opozita kërkoi që të lexoheshin dy raportet e PS dhe PD. Kryetarja e Kuvendit tha se nuk ka përse të lexohen, pro të dalin direkt në votim, pasi opozita dhe mazhoranca kanë të njëjtin mendim.

Bardhi tha se nuk kanë dalë me një opinion, ndërsa foli për Sali Berishën, duke thënë se e kanë burgosur me pretekstin se nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, ndërkohë PS krekoset se nuk zbaton urdhrat e kushtetueses. 

Bardhi: Sipas rregullores, pas përfundimit të shqyrtimit nga Këshilli i Legjislacionit, ose raporti i përbashkët, ose i veçuar i mazhorancës dhe opozitës i prezantohet seancës plenare. Nuk ka ndodhur kurrë që Këshilli Legjislacionit të mos prezantojë pasi i ka paraqitur raportin kryetares së Kuvendit.  Keni burgosur kryetarin e opozitës me pretekstin se s’ka zbatuar një vendim të shkallës së parë dhe krekoseni këtu me dy raste për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dilni për zot votës tuaj në shkelmin të kushtetutës së Shqipërisë.

Spiropali: Siç e theksova raportet janë në faqe dhe janë bërë pjesë e rendit të ditës që u janë shpërndarë deputetëve. Dy raportet s’kanë mendime të ndryshme, rekomandojnë kalimin e çështjes për votim.

Bardhi: Nuk ka një rregullore para një muaj, dh enjë rregullore kur ju u bëtë kryetare. Ne ishim këtu para një muaji kur Këshilli i Legjislacionit paraqiti reportin dh erelatorët lexuan mendimin e opozitës dhe mazhorancës. E pavërtetë që ne dhe mazhoranca kemi të njëjtin mendim. KJU paraqitet raport të ndryshim nga raporti i opozitës. Raporti i opozitës të sugjeron të informosh deputetët që me vendim të Kushtetueses janë të detyruar të votojnë për dërgim në Kushtetuese.

Spiropali: Herën e kaluar ishte raporti i Këshillit të Mandateve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ore: 13/09/2024 13:14

    Ore mire po 25 kundra 9 meqe 65 abstenuan nuk i bir qe shumica esht 25? Vetem po me ka len mua matematika se ne okb kur votoet per dicka pershembull ndonjegje ne lidhje me izraelin qe amerika perdor influencen edhe shum shtete abstenojn, edhe meret mazhoranca ne konsiderat. Pershembull votojn 200 shtete edhe 60 votojn pro amerikes 40 kunder edhe na 100 e ca abstenojn meret 60 kundra 40 parasysh. Nejse ju e dini se ku marim vesh ne, ne fshatar pa shkoll jemi...

    Përgjigju
  • sapa: 13/09/2024 12:00

    Parlamenti eshte nje Bande kriminale qe e ka marre peng shqiperine!

    Përgjigju
  • E verteta: 13/09/2024 11:02

    Se mos kane karakter dhe personakitet gjyqtaret kushtetues qe te japin doreheqjen ne bllok. Ata jane disa mercenare qe trashen nga pagat ekstremisht te larta qe ju dha partia qeveri. Favore ju bejne sa te duan ata, ju plasi se u shkel kushtetuta. Ne cilen vend te botes demokratike do guxonte qeveria ta bente kete dhe nuk do i vihej flaka vendit? Per nje Olta Xhacka, po per ndonje gje madhore??? Turp

    Përgjigju
  • covid19: 13/09/2024 10:32

    ju qr kur nuk ka votu opozita si te shkarkohet ajo nga Ps por ju jeni me jua shkerdhy P e M

    Përgjigju
  • Mara emigrante Itali: 13/09/2024 09:47

    Për çfarë na duhet gjykata kushtetuese? Që të vijnë malokët në pushtet? Na mjafton Spak. Qentë le të lehin karvani të eci përpara

    Përgjigju
    • Marku: 13/09/2024 14:00

      Mara ke shume te drejte. Nje pyetje kam ; a e ke gjyshen ne shtepi,?

  • Partia: 13/09/2024 07:37

    Ra koncepti i shtetit, tani kemi vetëm parti shtet, ta gëzoni.

    Përgjigju
  • Berti: 13/09/2024 05:07

    E rende quhet shkelja kushtetuese, e perseritur 3 here madje. Normalisht, SPAK duhet ti kishte arrestuar shkelesit kir ata kryenin shkeljen e rende ose menjehere pas saj. Mqs nuk e kryela detyren me apo pa shkak te "arsyeshem" ndoshta kushdo duhet me e kujtu permes kallzimit penal qe te kryeje detyren. Gje qe eshte sa komike edhe tragjike sepse nuk qendron. Sepse prokuroret "speciale" mosveprues ndaj shkelesve te rende kusjtetues jane shprehje sinjifikative e qelbjes se shtetit tone nga kapja prej organizates kriminale mafioze nen Edi Rama!

    Përgjigju
  • Iris: 13/09/2024 03:50

    65 abstenuan! Perse humbet kohe duke pyetur Venecian nese mund te detyrohen te votojne ne nje menyre te caktuar?! Keta te 65 porsa e provuan qe behet dhe te themi te drejten,ata 9 qe votuan kunder dhe ata 25 qe votuan pro, jane me te sinqerte se keta te 65 qe nuk dine kujt t'ja prishin e kujt t'ja ndreqin.Hipokrizia ka numrin 65!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 13/09/2024 16:41

      Po çfar ka vjedhur Xhaçka ? Drejtesia po mbron ata qe kane shkateruar Shqiperine .Shume mire po ben PS -ja keshtu duhej te vepronte dhe keshtu duhet te veproje , BE te analizoje veten e tyre qe po pranojne deputet kriminela dhe te mos fusi hundet ne punen e shtetit Shqiptar .Forca PS .Fitore

    • Loje shahu: 13/09/2024 12:03

      Gjithe lufta behet qe te mos krijohet nje precedent sepse te gjithe jane te kalbur ne korrupsion dhe vjedhje. Po me mire nami sesa syri. Nese Xhackes i hiqet mandati dhe cohet per hetim/gjykim 1. Krijohet nje precedent qe do te perdoret per gjithe deputetet e tjere. 2. Te gjithe kane vjedhur, edhe shumica jane vetem figurante te hajduteve me te medhenj 3. Nese i hiqet mandati Xhackes atehere do pranohet qe deputetet jane hajdute, per me shume deputetet e PS. Pse budalla eshte Edi ta lejoje kete gje? Ti dalin vjedhjet e tokave ne buze te detit , ti prishet reputacioni i partise para zgjedhjeve, te hapi rrugen per heqje mandatesh te tjera duke perdorur kete si shembull, dhe ti dale nami neper bote si shtet me hajdute ( megjithese kete te fundit e di gjithe bota) kur te vazhdoje te genjeje qe do hyme ne EU. I duhen efhe 6 vjet te fundit ta vjedhi gjithe Shqiperine. Me mire syri sesa nami. Po keta i japin te dy dyte, shpirtin, dyar e kembe shejtanit, qe te mos dali nami per vjedhjet dhe pervetesimet e pronave dhe pasurise se popullit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?