Kuvendi

Politikë

Kuvendi riktheu gazetarët në seancë plenare, kusht që të jenë të vaksinuar ose të paraqesin test negativ COVID

13 Tetor 2021, 11:45| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 11:47

  • Share

Pas gati 2 vitesh, Kuvendi ka rihapur dyert për gazetarët, të cilët do të ndjekin nga afër nesër debatin në seancë plenare. Vendimi u morë një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve, ku gazetarët do të lejohen të qëndrojnë në lozhë.

Ndërkohë, me një njoftim Kuvendi thekson se gazetarët dhe kameramanët do të lejohen të futen në seancë me kushtin që të jenë të vaksinuar ose të kenë test negativ COVID.  

Certifikata ose testi  do t’i dorëzohen punonjësit të Zyrës së Shtypit në hyrjen e sallës së seancave.

Kujtojmë se më herë u vendos që gazetarët të lejohen të marrin pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit me kushtin që të jenë të vaksinuar ose të kenë një test të vlefshëm PCR.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?