Komisioni i Ligjeve rrëzoi sot dy dekrete të presidentit Meta, paketën Anti-KÇK dhe ligjin për pronat.
Gjatë diskutimeve të zhvilluara online për paketën Anti-KÇK, relatori Adnor Shameti theksoi se akti normativ gjendet i harmonizuar dhe nuk krijon mbivendosje me legjislacionin vendas, ashtu si pretendon presidenti Meta. Në përfundim të diskutimeve Komisioni rrëzoi dekretin me shumicën e anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Report Tv mëson se kundër rrëzimit të dekretit të presidentit Meta votuan 3 deputëtë të opozitë së re, Andi Përmeti, Alban Zeneli dhe Korab Lita.
Ndërkohë dekreti për ligjin e pronave ka marrë votat e plota të të pranishmëve për tu rrëzuar.
Qeveria miratoi aktin normativ për anti-KÇK në datë 31 janar, ndërsa në 5 mars e kaloi në Kuvend, por në 26 mars kreu i shtetit vendosi të dekretonte rikthimin e tij për shqyrtim me pretendimin se kapur shtatë shkelje në këtë Akt Normativ me pretendimin se shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut.
Ndërsa në arsyetimin për ligjin e pronave, presidenti Meta shprehet se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar pasi cenojnë parimin e sigurisë juridike, bien ndesh me dispozita kushtetuese, rrezikojnë të krijojë tension kushtetues dhe se nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, presidenti shprehet se ky ligj duhet kthyer me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e disa neneve të tij.
Lajmi kryesor:
OFL-ja nuk do ndalet, zbulohet raporti për rrëzimin e dekretit të Metës për anti-KÇK-në
G.M./ReportTv.al