Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi seancë maratonë prej më shumë se 17 orësh, mbyll punimet pas mesnate! Braktiset nga deputetët

19 Korrik, 08:59| Përditesimi: 19 Korrik, 11:22

  • Share

TIRANË- Në një seancë maratonë Kuvendi i Shqipërisë mbylli punimet rreth orës 2:30 të mëngjesit të ditës së sotme, pas më shumë se 17 orësh punime.

Me një axhendë të ngjeshur, në Kuvend u lexuan raportet e veprimtarisë vjetore për vitin 2023 të Avokatit të Popullit, Bankës së Shqipërisë, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Konkurrencës, Institutit të Statistikave (INSTAT).

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në fund të seancës tha se miratimi i projektrezolutës për institucionet që raportuan si dhe të atyre të drejtësisë që u lexuan në seancën e 15 korrikut, pritet të votohen seancën e radhës parlamentare. Salla ishte e boshatisur nga deputetët.

'Në rendin e ditës janë edhe 7 projektvendime por nuk kanë diskutim! Gjithahstu në rendin e ditë spërveç projektrezultave për institucionet që raportuan sot janë edhe 5 projekt rezoluta për miratim të institucioneve e sistemit të drejtësisë për të cilat raportimi dhe debati u zhvilluan seancën e kaluar, u njoftoj se votimi do të bëhet në seancën e radhës' - tha Nikolla.

Në një seancë maratonë e cila nisi orën 10:00, deputetët miratuan fillimisht projektdeklaratën “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës”.

Në vijim, Kuvendi vijoi me interpelancën me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

Po ashtu, Kuvendi zhvilloi sot edhe interpelancën me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/07/2024 00:52

    17 ore interpelanca,raporte vjetore,projekt-rezoluta pa fund! Kjo eshte shume edhe per njerezit normale,jo me per veshegjatet tane te Kuvendit.Pyetini sot ose neser deputetet se sa e cfare mbajne mend,apo kuptuan nga seanca maratone?! Prandaj ligjet tona katranosen ne ate fare feje,jo vetem qe jane te komplikuara per nivelin mendor te deputeteve tane,por jane shpesh prodhim i seancave te tilla te stergjata e jo frytdhenese./Mysybet kjo pune/-cituar Jovan Bregun tek /Pallati 176/!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?