Ana Bërnabiç

Kosova & Rajoni

Kuvendi serb konfirmon dorëheqjen e Vuçeviç, Bërnabiç: Afati për formimin e qeverisë së re deri më 18 Prill, përndryshe mbahen zgjedhje të reja

19 Mars, 13:01| Përditesimi: 19 Mars, 13:12

  • Share

Kuvendi Kombëtar i Serbisë ka konfirmuar dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçevic.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiç deklaroi se afati për formimin e qeverisë së re fillon të enjten, më 20 Mars, dhe se sipas ligjit, qeveria e re duhet të formohet deri në mesnatën e 18 Prillit. Nëse kjo nuk ndodh, Presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet parlamentare.

"Afati kushtetues për zgjedhjen e qeverisë së re fillon nesër. Tani Presidenti i Republikës duhet të fillojë procedurën për zgjedhjen e qeverisë së re. Afati për zgjedhjen e qeverisë së re skadon më 18 prill në mesnatë. Brenda këtij afati, Vuçiç duhet të propozojë një kryeministër.”, tha Bërnabiç.

Ajo shtoi se nëse deri në mesnatën e 18 prillit nuk zgjidhet qeveria e re, presidenti është i detyruar të shpërndajë Kuvendin Kombëtar dhe të shpallë zgjedhje të reja parlamentare. 

“Në atë rast, zgjedhjet do të mbahen brenda 45 deri në 60 ditë nga data e shpalljes”, tha ajo.

Millosh Vuçeviç tha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Serbisë në fund të janarit mes protestave të vazhdueshme studentore pas shembjes të ndodhur në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në 1 Nëntor.

Pas kësaj tragjedie, dhanë dorëheqjen edhe ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiç dhe ministri i tregtisë së brendshme dhe të jashtme Tomislav Momiroviç.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?