Gent Ibrahimi

Kuvendi tërhiqet nga vendimi për shpalljen e dy vendeve vakante për KLP, shtyhet mandati për Ibrahimin dhe Beçin! Merret vendimi edhe nga KLGJ

15 Tetor 2020, 12:18| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 17:40

  • Share

Kuvendi tërhiqet nga vendimi, pas hapjes se garës për të zëvendësuar Gent Ibrahimin dhe Sandër Beçin në KLP. Shkak është bërë vendimi i KLP për shtyrjen e mandatit për Ibrahimin dhe Beçit të cilëve u mbaron mandati më 18 dhjetor 2021 dhe jo në shkurt 2021.

Kjo pasi sipas KLP, merret për bazë data e konstitumit të KLP me 19 dhjetor 2018. Ndërsa parlamenti kishte llogaritur si afat zgjedhjen e Beçit e Ibrahimit nga parlamenti ne muajin shkurt 2018.

Ky është vendimi që KLP i ka percjellë zyrtarisht parlamentit. Të njëjtën gjë pritet që sot ta shqyrtojë edhe KLGJ, pasi parlamenti ka hapur garën edhe për zëvendesimim e dy anëtarëve të saj.

Në KLGJ dy anëtarëve që u mbaron mandati sipas Kuvendit janë Erjon Muharremi e Maksim Qoku.

Edhe KLGJ sot ka marrë vendimin se mandatet e Muharremit e Qokut mbarojnë me 12.12.2021. Kësisoj i bie që edhe për KLGJ Kuvendi do e anulojë garën.

"Sot, në datën 15.10.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi problematikën e krijuar pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 08.10.2020, të thirrjes për aplikim për vendet vakante për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në këto kushte, me qëllim sqarimin dhe saktësimin e situatës juridike të krijuar nga kjo nismë, Këshilli miratoi një shtesë në vendimin nr.5, datë 20.12.2018, duke përcaktuar se mandati i anëtarëve të Këshillit që shërbejnë me mandat 3 vjeçar përfundon në datën 12.12.2021, ndërsa mandati i anëtarëve që shërbejnë me mandat 5 vjeçar përfundon në datën 12.12.2023", thuhet në njoftimin e KLGJ.

Ora 17:33
Zbardhen vendimet e mbledhjes së KLP, dorëhiqet prokurori Bilbil Mete

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë ditën e sotme, me propozim të anëtarit të Këshillit, Kostaq Beluri, dhe me miratim të Këshillit, në rendin e ditës u shtua kërkesa për mbarimin e statusit të Bilbil Mete, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, për shkak të dorëheqjes. Vendimi përkatës hyn në fuqi me datë 31 Tetor 2020.

"Pasi u njoh me relacionet të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi miratimin e projektakteve për caktimin e përkohshëm të prokurores Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë; për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të ushtrojë përkohësisht funksionin  e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër; dhe për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë", thuhet në njoftim të KLP.

Gjatë seancës plenare, Këshilli vendosi me shumicë votash, emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të Gazmend Frëngu, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec si dhe emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të znj. Enkeleda Hoxha, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës. Sakaq janë marrë dhe një sërë vendimesh të tjera.

"Në vijim të përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me qëllim funksionimin e Komisionit për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, me kërkesë nga Drejtuesi i këtij Komisioni, z. Besfort Llamallari, Këshilli i Lartë i Prokurorisë  vendosi të caktojë një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, në pozicionin e Anëtarit Zëvendësues në këtë komision, për një periudhë trevjeçare, duke filluar nga data 15 Tetor 2020.

Gjithashtu, Këshilli miratoi projektvendimin për lejimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht qenien ekspert pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për prokuroren Enkeleda Millonai, me kusht që veprimtaria jashtë funksionit të mos ushtrohet më shumë se dy orë në javë gjatë orarit të punës.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që projektvendimi “Për pjesëmarrjen e prokurorëve në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021” si dhe projektvendimi “Për shpalljen e vendeve vakante për drejtues të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”, do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit", përbyllet në njoftim.

Komento

Komente

  • tomor: 15/10/2020 18:40

    Nje prokuror qe jep doreheqjen!!! Ne momentin qe nuk kalojne vetingun,japin doreheqjen. Duhet te hetohet,sepse eshte bere milioner,packa se "e fsheh" pas djalit"te suksesshem?"te Mjaftit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?