Kuvendi i Shqiperise

Politikë
Top 24

Kuvendi voton dekretin e Metës, Sandër Lleshaj zyrtarisht Ministër i Brendshëm

22 Nëntor 2018, 19:22| Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 19:44

  • Share

Sandër Lleshaj është zyrtarisht ministër i Brendshëm. Në një seancë maratonë, Kuvendi ka votuar sot me 77 vota dekretin e presidentit Ilir Meta. Lleshaj pritet të bëjë betimin nesër në Presidencë.

Emri i Gjeneralit, i propozuar nga kryeministri Edi Rama si pasues i Fatmir Xhafajt në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme të vendit, shkaktoi përplasje mes maxhorancës dhe presidentit. 

Kreu i shtetit refuzoi të dekretojë Lleshajn me pretendimin se mbante gradën e ushtarakut aktiv, edhe pse ishte liruar nga detyra e zv/shefit të Shtabit të FA që prej vitit 2012, dhe për rrjedhojë propozimi i Ramës, sipas tij, ishte një problematikë themelore kushtetuese. Por vetë Lleshaj hoqi dorë vullnetarisht nga uniforma ushtarake, duke i kërkuar Metës për një letre çdekretimin. Opsion i cili gjeti edhe dakordësinë e kryeministrit i cili gjithashtu i propozoi Metës rrugëzgjidhjen e ngërçit. 

Të shtunën e kaluar, Meta dekretoi lirimin e Lleshajt si ushtarak dhe brenda ditës, hodhi firmën edhe mbi dekretimin për emërimin e tij ministër të Brendshëm. 

/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 22/11/2018 20:48

    Lleshi, more ta qifsha nderin e familjes!!! Po e ka fajin ai kari e shumë si ai që u shtrembërohen mbiemrat, që nuk u thotë: Lleshi quhem Lleshi.

    Përgjigju
  • vjeshta: 22/11/2018 20:48

    Lleshi, more ta qifsha nderin e familjes!!! Po e ka fajin ai kari e shumë si ai që u shtrembërohen mbiemrat, që nuk u thotë: Lleshi quhem Lleshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?