Votimi në Kuvend për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Reformës në Drejtësi

Politikë
Top 24

Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi (EMRAT)

20 Shtator 2018, 14:13| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 14:20

  • Share

Kuvendi ka zgjedhur këtë të enjte vetëm me votat e maxhorëncës katër nga pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi. Komisioni i Ligjeve i përcolli Kuvendit një listë me nëntë kandidatë. 

Artan Spahiu, Saimir Vishaj, Irena Nino dhe Lindita Rusmaili morën votat e nevojshme nga deputetët për t'u zgjedhur në strukturën e re që do monitorojë zbatimin e 'Drejtësisë'. Pesë kandidatët e tjerë Andi Murataj, Saimir Shehri, Gëzim Allaraj, Suzana Pasha dhe Ilir Kadiu ishin më pak të votuarit nga ligjvënësit e maxhorancës. 

Ndërkohë, Kuvendi nuk ka arritur të kompletojë trupën e kësaj strukture me pesë anëtarë dhe si rrjedhojë gara duhet të hapet edhe njëherë nga e para për një vend. Anëtarët e e Këshillit Mbikëqyrës të zbatimit të Reformës në Drejtësi u zgjodhën vetmë me votat e maxhorancës, pasi opozita bojkotoi punimet e Kuvendit dhe zhvilloi një mbledhje paralele në Vlorë. 

Anëtarët e zgjedhur:

Artan Spahiu 

Saimir Vishaj 

Irena Nino

Lindita Rusmaili

Nuk u zgjodhën
Andi Murataj 

Saimir Shehri 

Gëzim Allaraj 

Suzana Pasha

Ilir Kadiu

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?