Në një kohë kur koronavirusi është pjesë e pandashme e informacionit të përditshëm, një kuzhinier francez ka krijuar një ëmbëlsirë në formën e tij.
Sipas medias së huaj, kuzhinieri i çokollatave e pastave franceze Jean-François Pré kohët e fundit tregoi krijimin e tij më të ri, vezët me çokollatë të Pashkëve të modeluara sipas koronavirusit.
Jean-François Pré
Ato mund të gjenden në dyqanin e Pré në Landivisiau, i vendosur në mënyrë ironike në Rue Louis Pasteur, një rrugë që mban emrin e mikrobiologut të famshëm francez.
“Shikoni vezët e Pashkëve të modeluara sipas virusit potencialisht vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë globin”, është shprehur kuzhinieri.
Vezët e Pashkëve në formë koronavirusi përbëhen nga çokollata me qumësht jashtë në ngjyrë të zezë dhe me bajame me ngjyrë të kuqe në pjesën e kurorës së saj.
Gjatë përgatitjes së ëmbëlsirës-koronavirus
Pré i tha gazetës franceze Le Telegramme në një intervistë, se ideja erdhi nga zhgënjimi i tij me këtë çështje.
Ai krijoi vezën e Pashkëve për të sjellë pak humor në këtë situatë kaq alarmante.
"Jam lodhur pak nga dëgjimi i saj! Jam munduar ta marr si shaka", është shprehur Jean-François Pré.
Ky krijim i ëmbël ka sjellë dyzim në konsumimin apo jo të tij nga shumë klientë.