Kuzhinieri i njohur, Renato Mekolli, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” për të folur rreth sezonit të ri të “Hell’s Kitchen”.
Gjatë intervistës, ai ka pohuar gjithashtu që është në një lidhje dhe që shumë shpejt do e bëjë publike.
Ai është shprehur se do të duhet edhe 1 vit që ta bëjë publike.
Gjatë pyetjeve ai ka thënë se vajza nuk ka lidhje me kuzhinën.
Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim edhe një vit tjetër për të zbuluar kush është vajza në krah të Renato Mekollit.
Gjatë emisionit ai është pyetur nëse besonte në parashikimin e fatit.
“Djalli mbase nuk ka nevojë që të shikojë fall, por unë kam një person këtu e shumë vite që për çdo sukses timin, i cili është moshë e madhe, s’ka lidhje me Shqipërinë, ka lidhje me Greqinë që më këshillon për gjithçka.
Se kur do fillonte emisioni i parë i Hell’s Kitchen, nëse do kishte sukses apo jo, nëse do fitoja çmimin e parë në Dance with Me.
Unë besoj në një energji që na rrethon të gjithëve, besoj tek ajo energji që ndiqte edhe Egjipti i lashtë”, ka thënë Renato Mekolli.