Foto ilustruese

Këmbimi valutor/ Leku vijon të forcojë pozitat ndaj euros

12 Prill, 19:13| Përditesimi: 12 Prill, 19:16

  • Share

TIRANË - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan  forcoi pozitat me 0,33 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, zbriti me 0,34 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 95,03 lekë, ndërsa euro u këmbye me 101,31 lekë.

Paundi britanik u nënçmua me 0,01 lekë duke u këmbyer në kuotën e 118,73 lekëve.

Ndërsa franga zvicerane është forcuar sot me 0.44 lekë dhe këmbehet me 104,14 lekë.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se kursi i këmbimit është i qëndrueshëm dhe brenda pritshmërive të BSH-së.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?