Adele dhe partneri i saj RIch

Këngëtarja Adele ndërpret koncertin për t'i uruar ditëlindjen partnerit të saj: Jam më e dashuruar se kurrë dhe gati për të krijuar familje (VIDEO)

20 Dhjetor 2022, 16:56| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 17:03

  • Share

Këngëtarja Adela ka ndërprerë shkurtimisht koncertin për t’i uruar të dashurit të saj ditëlindjen.

Këngëtarja është në një lidhje prej kohësh me menaxherin e lojtarëve të NBA. Në mes të koncertit të saj, ajo i ka marrë leje ndjekësve të saj për t’i kënduar atij këngën e ditëlindjes, pak para se të bëntë publik një lajm.

 ” Është ditëlindja e të dashurit tim sot. Dhe unë e dua atë më shumë se vetë jetën, ndaj mund t’i urojmë ditëlindjen?” Emri i tij është Rich. Jam e fiksuar pas tij”, tha këngëtarja Adele në koncert.

Adele, edhe pse jeton jetën e vrullshme të një artisti, por është shprehur se është e gatshme të jetë shtëpiake dhe të ketë një familje të madhe me shumë fëmijë, kjo nga dashuria dhe respekti i madh që partneri i saj i ka dedikuar.

Tetorin e kaluar Adele u fotografua për kopertinën e Elle dhe tha se është gati të martohet me partnerin edhe pse ka marrë në konsideratë punën impenjative që një këngëtar ka.

“Nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar! Unë jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua shumë fëmijë. Jam shtëpiake dhe me muzikën më ndihmon jeta e qëndrueshme. Por tani për tani, gjithçka që mund të mendoj është Las Vegas. Dua t’ia dal”,  deklaroi fillimisht Adele.

Të gjithë kanë aluduar për një fejesë mes këngëtares dhe menaxherit të lojëtarve të NBA, duke iu referuar unazës mahnitëse që ajo ,bante nw gisht,,por për këtë është përgjigjur vetë Adele duke thënë se nuk është ende e fejuar apo e martuar, por është e dashuruar si kurrë më parë.

“Nuk jam e martuar, thjesht jam e dashuruar. Jam e lumtur si kurrë më parë. Mund të jem edhe e martuar”.  Adele Nuk jam e fejuar, më pëlqejnë vetëm bizhuteritë luksoze”, tha Adele.

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?