Këngëtarja e njohur Celine Dion “ e ka hedhur pas krahëve” sëmundjen e saj dhe po “luan një rol të ri” për herë të parë në një film. Ajo do marrë pjesë në një film të zhanrit komedi romantike “Love again” me Priyanka Chopra Jonas dhe Sam Heung. Është roli i saj i parë në film. Traileri i publikuar është i mbushur me melodi të reja muzikore nga këngëtarja e dashur ashtu si filmi.
“Është një histori e mrekullueshme dhe e këndshme dhe shpresoj që njerëzve të pëlqehet po aq sa këngët e reja”, tha Dion për revistën People.
“Love again” ka në qendër protagonisten Mira, e cila mban zi për vdekjen e të fejuarit të saj. Ajo i dërgon një sërë mesazhesh romantike në numrin e tij të vjetër të celularit, pa e ditur që numrin ia ka dhënë një personi të ri, pikërisht Robit, i cili është gazetar dhe është magjepsur nga tekstet e saj të bukura rrëfimtare.
Kur i caktohet të shkruajë një artikull për superyllin Celine Dion, ai kërkon ndihmën e saj për të kuptuar se si ta takojë Mirën personalisht… dhe të fitojë zemrën e saj. Filmi “Love Again” i bazuar në një roman të Sofia Kramer do të shfaqet në kinema më 12 maj.