Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi kishte planifikuar të zhvillonte një koncert në New York, por njoftoi anulimin e tij pasi iu refuzua viza.
Këtë lajm e ka lajmëruar vetë këngëtarja me anë të një foto instastory në istagram-in e saj.
“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Në vitin 2016, Era Istrefi është përfolur gjatë në median rozë për marrëdhënien e mundshme mes reperin Majk dhe këngëtares Era Istrefi, por ata nuk e konfirmuan si lajm.
Së fundmi, reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku gjatë një loje iu vendosën foto të personazheve të ndryshëm, ku duhet të qëllonte me armën me bojëra me ngjyra, personin me të cilin dëshironte të kishte një bashkëpunim muzikor si edhe personin me të cilin dëshironte të dilte në një takim. Majk ka qëlluar dy herë Erën.