Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani, e thotë këshilltari i saj: Ja komenti në rrjetet sociale

27 Janar 2021, 13:49| Përditesimi: 27 Janar 2021, 14:07

  • Share

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë, ka qenë kjo deklarata e Këshilltarit të saj Faton Peci. Reagimi ndaj Vjosa Osmanit, ka qenë i ashpër prej largimit të saj nga LDK-ja, por sipas këshilltarit ajo ka kaluar fazën e frikësimit.

“Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcejnë stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim” tha Peci në postimin e tij në Facebook.

Osmani, së bashku me mbështetësit e saj kandidon në zgjedhjet e 14 Shkurtit në listën e Vetëvendosjes, duke ngjallur disa pakënaqësi tek elektorati dhe mbështetësit e LDK. Në zgjedhjet e 2019, ajo ishte kryesuese e listës së LDK-së por pati përçarje pas vendimit të partisë së saj për t’u larguar nga qëveria Kurti.

Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete. Të gjithë...

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?