Kronikë

Kërcënonte qytetarët që t'i jepnin para, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! U prezantohej sikur kishte lidhje me kriminelë të njohur

21 Shtator 2021, 17:35| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 17:52

  • Share

TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi hiqej si mik i të fortëve dhe kërcënonte qytetarët për t'i jepnin para.

Mark Nikolli, banues në Tiranë, prezantoj si lidhje me persona me precedent të theksuar kriminal të njohur dhe me anë të telefonit i kanoste ata me kërcënime për dhënien e pasurisë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht: më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K. dhe më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?