Opinion
Periferi

Kërcënues dylekësh, gati të vërsulen mbi ambasadorë e këdo

5 Korrik 2021, 16:12| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 18:03

  • Share

Si popull kemi një fjalë që peshon mirë këdo: “ai nuk vlen dy lekë”. E me pesha që nuk vlejnë dy lekë, është mbipopulluar prej kohësh mjedisi ynë mediatik. Në të vërtetë, nuk është mjedis i mirëfilltë mediatik ai që mbledh dylekëshit në peshë. Realisht është një mjedis politiko-kriminel që pastron para’ e që ka tashmë prej disa vitesh mision dizinformimi me qëllime të qarta të mbajtjes së një statusi quo në vend. Sidomos për Drejtësinë që i pëlqen ta mbajë Padrejtësi e për politikën, që i pëlqente shumë ta kthente në aferë klani apo fisi primitiv.

Pesha e tyre jo më shumë se dy lek, u verifikua hap pas hapi duke dëshmuar me fakte se askush nuk i ndjek, askush nuk i dëgjon, përkundrazi shkaktojnë një megaalergji në vend duke krijuar efektin e kundërt që ata dëshirojnë. E megjithatë, bëjnë sikur nuk kuptojnë. E megjithatë vazhdojnë me të njëjtën kakofoni, me të njëjtën baltë e fjalor turpërues që i karakterizon. I kujtojmë në refren kundër ish-ambasadores së BE, Vlahutin, e tashmë i ridëgjojmë sërish në refren kundër Soreca-s. Nuk ka flokë të kuqe ambasadori Italian i BE, por mesa duket “vuan” nga i njëjti “mëkat” i njerëzve që kanë logjikë dhe lëvizin sipas ligjeve dhe normave që rregullojnë një shoqëri. Njësoj si Vllahutin më parë, njësoj si Ambasadorja e SHBA Yuri Kim. Dhe vetëm prej faktit se logjika kombëtare, ndërkombëtare bien ndesh me logjikën fisnore e klanore të dylekëshave të kullave informale e misterioze të Tiranës, atëherë janë “të denjë” për masakrim mediatik e politik.

Nëse dikush nga jashtë, që nuk njeh realitetin shqëiptar i lexon apo i dëgjon, për pak mund t’i marrë seriozisht, mund t’I konsiderojë si një “zë i lirë”, i “ndryshëm” në vend. Por nuk është e vështirë që shpejt të kuptohet kush janë dhe përse i bëjnë vërsuljet e egra që propozojnë dëbim, eliminim, mënjanim.

 "Fundi i mosndëshkimit për korrupsionin e nivelit të lartë është thelbësor. Askush nuk është mbi ligjin. Duhet të rriten hetimet financiare, si dhe dënimet përfundimtare dhe konfiskimet e fundit të pasurive të paligjshme”, tha sot i sulmuari prej dylekëshave, ambasadori Soreca. E pra, ky është gjithë problemi. Këtu fshihet gjithë misteri dhe sikleti i të impenjuarve dylekësha.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • armand: 05/07/2021 18:15

    Teper ja ke vu cmimin. Media Salih maskarait as minus dy ska shanc te vleje

    Përgjigju
  • pop: 05/07/2021 18:14

    E ke fjalen per qenin qim peka? lereni te lehe edhe pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?