Policia greke

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Shqipëri, arrestohet në Kretë! Shqiptari akuzohet edhe për përdhunim e trafik kokaine

26 Maj, 18:34| Përditesimi: 27 Maj, 07:22

  • Share

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për një vrasje të ndodhur në 2014 në Shqipëri. 

Siç raportojnë mediet greke fillimisht ai u ndalua pasi po drejtonte një makinë në Kretë pa patentë.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi i tregoi policisë një kartë identiteti false.

Por gjatë hetimeve më të thelluara rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje ngjarje e ndodhur në Shqipëri në vitin 2014.

Ndërkaq po sipas medive greke, shqiptari rezultoi se akuzohet edhe për një rast përdhunimi ndaj një grekeje në vitin 2023 në Agios Nikolaos si dhe për trafik kokaine.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?