Nga protestat SHBA për mbrojtjen e programit DACA

Bota

Kërkoi dëbimin e imigrantëve të rinj të braktisur nga familja, Gjykata rrëzon Trump-in

18 Maj 2019, 08:06| Përditesimi: 18 Maj 2019, 08:22

  • Share

Gjykata Federale e Apelit në SHBA rrëzon vendimin e administratës së presidentit Donald Trump për anulimin e programit DACA  i cili mbron imigratntët e rinj nga dëbimi. Trupa gjykuese e cilëoi vendimin e administratës së Trump në shkelje me ligjet federale, dhe si një sjellje arbitrare dhe kapriçioze nga ana e tyre. 

DACA është një program i themluar nga is- presidenti Barach Obama, cili mbron veçanërisht imigrantët e rinj, të cilët janë sjellë nga prindërit e tyre në SHBA. Është ky program i cili nuk lejon këta imigrantë ''të braktisur'' nga familja të mos dëbohen menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por të strehohen dhe arsimohen. 

Me dy vota kundër dhe një pro, bie kërkesa e Trump për anulimin e këtij programi dhe DACA do të mbetet në fuqi. Administrata e Trump e ka apeluar vendimin e Gjykatës Federale në Gjykatën e Lartë dhe nuk pritet që të ketë një vendim për programin DACA deri në 2020.

Më herët edhe Gjykata e Shkallës së Parë rrëzoi Trump. Ndërkohë Trump vijon me politikën e tij kundër emigrantëve në SHBA. Pritet që presidenti amerikan të anulojë Lotarinë Amerikane. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?