Reperi Gjiko dhe partnerja e tij Elita Rudi

VIP & Spektakël

Kësaj here me të vërtetë! Zbulohet data e martesës së Gjikos me Elita Rudin

10 Shtator 2018, 18:10| Përditesimi: 10 Shtator 2018, 18:13

  • Share

Vetëm një muaj më parë u përhap lajmi se moderatorja e njohur do të kurorëzojë dashurinë e saj disa vjeçare me reperin Gjiko. Ceremonia do të mbahej me datë 23 gusht, por vetëm dy ditë para kësaj date u anulua gjithçka.

Burimet pranë çiftit u shprehën se arsyeja mund të ketë qenë gjendja që shkaktoi tek Elita, përhapja e këtij lajmi. Ditën e sotme “Indeksonline” shkruan se dyshja e njohur ka vendosur një tjetër datë për dasmën e tyre.

Reperi Gjiko dhe partnerja e tij Elita Rudi 

Reperi dhe moderatorja do të martohen më në fund më datë 21 shtator. Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Gjiko i propozoi partneres së tij për martesë, pikërisht në ditën e lindjes së saj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?