Gent Ibrahimi dhe Arta Marku

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi jep ‘ok’ për kandidimin e Arta Markut dhe Gent Ibrahimit për në ‘Kushtetuese'

11 Gusht 2022, 15:50| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 16:01

  • Share

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku.

Report Tv mëson se në mbledhjen e një dite më parë është dhënë dakordësia për kandidimin dhe vazhdimin e garës ka marrë edhe ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi.

Arta Marku dhe Gent Ibrahimi kandidojnë për vakancën e shpallur nga presidenti.

Nga gara për gjykatën kushtetues është skualifikuar kandidatja Elida Take.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 11/08/2022 17:57

    haahahha arta marku ne kushtetuese hahahah ose kunati i mimit haahhah drejtesia e re ahhahahaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?