Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përjashtoi 3 kandidatë, 'kushtetuesja' në udhëkryq

24 Nëntor 2020, 14:44| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 16:49

  • Share

Presidenti dhe Parlamenti për të plotësuar vakancat e tyre në gjykatën kushtetuese duhet të përzgjedhin gjyqtarin nga lista me tre gjyqtarë që i propozon Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Është ky përcaktimi kushtetues në nenin 25 të kushtetutës pika 1 „Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit‘‘.

Kjo klauzolë ligjore reflektohet edhe në ligjin për organizimin e gjykatës kushtetuese neni 7/c pika 4 dhe 5.

Në mbledhjen e një dite më parë nga gjashtë kandidat në garë për dy vakanca këshilli i emërimeve në drejtësi konfirmoi për të vazhduar garën kandidatët Altin Binaj dhe Aleksandër Toma.

Më herët KED ka konfirmuar edhe kandidaten Sonila Bejtja e cila garon në vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta.

Por përcaktimi kushtetues që kushtëzon jo më pak se 3 emra për çdo vakancë pritet të rindezë debatin për plotësimin e kushtetueses me dy anëtarë brenda vitit 2020.

Për kandidatët Zhaklina Peto dhe Eugen Papandile i cili është njëherazi edhe sekretari i përgjithshëm i gjykatës kushtetuese, KED vendosi t‘i refuzojë vazhdimin e garës me argumentin se nuk plotësojnë kushtet ligjore.

Tjetër kandidat i skualifikuar nga KED është edhe Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur më pas edhe në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Në këtë situatë kandidat të vlefshëm për të vazhduar garën për dy vakanca mbeten Sonila Bejtja, Aleksandër Toma dhe Altin Binaj, ndërsa KED pritet të rimblidhet brenda të enjtes për të vendosur dërgimin e listave finale në Presidencë e Parlament.

Aktualisht gjykata kushtetuese ka katër anëtarë ndërsa kuorumi minimal është 6 anëtarë, çka do të mundësonte edhe zhvillimin e seancave gjyqësore dhe vendimarrje të trupës gjykuese.

Një tjetër zhvillimi i cili ka ndodhur në këtë proces është edhe kallëzimi penal që Zhaklina Petro e skualifikuar dy herë nga KED, ka depozituar ndaj Vitore Tushës drejtueses së KED njëherazi kryetare në detyrë e gjykatës kushtetuese.

SPAK e ka administruar këtë kallëzim pak ditë më parë dhe vendimarrja e tyre pritet të certifikoj apo anulojë vendimarrjen e KED për pengimin e Petros në garën për gjyqtare kushtetuese.

Më herët ajo dhe Papandile fituan në gjykatën e apelit administrativ të drejtën për të vazhduar garën, por KED thotë se ata nuk plotësojnë kushtet.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bfjdjddj: 24/11/2020 15:03

    SPAK e ka administruar këtë kallëzim pak ditë më parë dhe vendimarrja e tyre pritet të certifikoj apo anulojë vendimarrjen e KED për pengimin e Petros në garën për gjyqtare kushtetuese. Ku i gjeni keto perla idioteske?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?