Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për vullnetarizmin”, një akt ligjor që vjen si fuksion për të rregulluar dhe fuqizuar angazhimin qytetar.
Ligji, i miratuar me propozimin e Këshillit të Ministrave përcakton “parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit”, si dhe mekanizmat për “nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Shqipëri”.
Në projekt-ligj përjashtohen disa aktivitete të cilat nuk konsiderohen vullnetarizëm në kuptimin ligjor, si punët e zakonshme në familje, dhurimin e gjakut apo angazhimin në mbrojtjen civile sipas ligjit në fuqi.
Një nga pikat më të rëndësishme është përfshirja dhe mbrojtja e grupeve të veçanta, të cilat ligji i përmend me detaje duke u nisur nga “nënat nën moshën 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara sipas Konventës së OKB-së, komunitetet rom dhe egjiptian, të miturit, të moshuarit, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit dhe të diskriminimit”.
Ky fokus tregon sigurinë që i jep projekt-ligji këtyre shtresave. Nga ana tjetër projekt-ligji përcakton qartë dhe përkufizimin e vullnetarizmit dhe format në të cilat do të ushtrohet.
Çfarë është vullnetarizmi?
Vullnetarizmi është investim i lirë i kohës, njohurive dhe aftësive për të ndihmuar pa shpërblim, qoftë në mënyrë të organizuar, qoftë individualisht, në dobi të publikut dhe të personave të tjerë.
Sipas projekt-ligjit përcatohet dhe koha e ushtrimit.
“Çdo person, shqiptar apo i huaj, përfshirë të miturit dhe personat me aftësi të kufizuara mendore, ka të drejtë të kryejë vullnetarizëm me vullnet të lirë, pa u detyruar të organizohet nëpërmjet institucioneve.”-thuhet në vendim.
Sipas projekt-ligjit, ofrues të vullnetarizmit mund të jenë institucione publike, bashkësi fetare, organizata jofitimprurëse dhe madje edhe biznese që nuk synojnë fitim në këtë aktivitet.
Përfitues të punës së vullnetarëve mund të jenë persona, institucione publike, organizata jofitimprurëse apo bashkësi fetare.
Nga ana tjetër në vendim thuhet se vullnetarizmi nuk duhet të përdoret për të zëvendësuar punonjësit e rregullt apo shërbimet që normalisht paguhen por gjithashtu theksohet se përdorimi i vullnetarëve për përfitim ekonomik është i ndaluar.
Ligji i ri për vullnetarizmin në Shqipëri forcon edhe më tej mbrojtjen dhe rregullimin e këtij aktiviteti social, duke vendosur norma të posaçme për vullnetarët e mitur dhe ata që i përkasin grupeve të veçanta.
Ajo që bie në sy projektligj siguria për miturit dhe për shtresat në nevojë ku përcakton qartë që:
Nga ana tjetër në projekt-ligj përcatohet qartë dhe rregulli mbi detyrimet për sigurimet shoqërore të tyre. Sipas ligjit, vullnetarët përjashtohen nga detyrimi për pagesën e kontributeve të detyrueshme për sigurimet shoqërore, përveç sigurimit ndaj aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.
Konkretisht, kontributi për sigurimin ndaj aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale llogaritet mbi pagën minimale të vendit, në masën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi. Pagesa dhe deklarimi i këtij kontributi mbetet përgjegjësi e ofruesit të vullnetarizmit, i cili duhet ta kryejë atë brenda afateve dhe procedurave të parashikuara nga ligji.
Ky rregullim synon të mbrojë vullnetarët nga rreziqet gjatë angazhimit të tyre dhe të lehtësojë barrën financiare për ta, duke ruajtur të drejtën e tyre për mbrojtje në rast aksidentesh apo sëmundjesh profesionale.
Vullnetari sipas këtij projekt-ligji do të ketë një kontratë dhe një librezë vullnetari.
Komente
