Foto: Toni Dervishi
Report Tv ka siguruar foton e 38 vjeçarit, Toni Dervishi që u ekzekutua në orët e vona të mbrëmjes së 26 shtatorit në Katund Sukth të Durrësit.
Në një njoftim të policisë të shpërndarë sot mësohet se në momentin kur ka ndodhur atentatit ai ka qenë i ulur në sediljen e shoferit. Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi Toni Dervishi ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.
Fotoja u sigurua nga gazetari Sokol Dema.
Lajmi kryesor:
EMRI/ Vritet 38-vjeçari në Sukth, qëllohet me automatik brenda makinës! Rezulton në hetim në Holandë për trafik narkotikësh! Në mjet ishte dhe shoku i tij
S.G/ReportTv.al