Report TV siguron foton e Shkëlqim Krrashit, 61-vjeçarit të arrrestuar nga policia e Tiranës pasi e kishte kthyer banesën e tij në Yzberisht në një “laborator” droge, ku e përgatiste dhe e shiste në zonë.
Krrashi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa mësohet se kanabisin dhe vajin e merrte në Maqedoninë e Veriut. Kokainën e shiste me doza, ndërsa kanabisin dhe vajin e shiste me shumicë.
Lajmi kryesor:
‘Laborator’ droge brenda banesës në Yzberisht, sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike dhe 22.5 litra vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro! Pranga pronarit (EMRI+VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al